VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Më 12 dhjetor të 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Pukës, Izet Kadananë.
Gjyqtari Kadana nuk mundi të kalonte asnjë nga tre testet e Vettingut.
Përveç këtyre testeve, trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, ka konstatuar se Kadana ka kërcënuar një shtetase.
Është mësuar se ai i ka dërguar 19 mesazhe kërcënuese shtetases me inicialet F.L, për shkak se kishte konkurruar për një vend pune, të cilin e kishte projektuar për bashkëshorten e tij.
Fjala bëhej për kryesekretare/financiere pranë Prokurorisë së Rrethit Pukë, vend i cili pas ndërhyrjes së gjykatësit, sipas KPK-së, e fitoi bashkëshortja e tij.
Mesazhet kërcënuese
Në vendimin e shkarkimit të kryetari të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, zbardhet përmbajtja e disa mesazheve të tij, dërguar shtetases F. L, në vitin 2015, vetëm sepse kjo e fundit kishte konkurruar për pozicionin e punës. ?Në ankesën e saj, kjo shtetase pretendon se gjyqtari Izet Kadana, i ka sjellë shqetësime duke i dërguar 19 sms në numrin e saj të telefonit. Këto pretendime, sipas saj lidhen me aplikimin për punësim në pozicionin e kryesekretares/finanieres, pranë Prokurorisë së Rrethit Pukë, vend për të cilin kishte aplikuar edhe bashkëshortja e subjektit, znj. S. K. Nëpërmjet këtyre mesazheve sipas denoncueses, ai e uronte për detyrën e re dhe e kërcënonte se nuk do ta lejonte të emërohej në atë vend pune?, thuhet në vendimin e KPK. Sipas KPK, Kadana kishte njohje prej kohësh me shtetasen F. L. duke qenë se ajo kishte punuar si financiare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Kjo shtetase, si dhe gruaja e tij, kanë aplikuar për një vend pune për kryesekretare/financiare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. Shtetasja F. L. dhe bashkëshorti i saj, i ishin shprehur paraprakisht bashkëshortes së subjektit, znj. S. K., se ajo nuk do të konkurronte. Pasi Kadana ka marrë vesh nga Prokurori i Rrethit Pukë se ishin përzgjedhur dy kandidatura për t?u vlerësuar, mes të cilave shtetasja F. L., dhe jo kandidatura e bashkëshortes së subjektit, ka pranuar se i ka dërguar shtetases F. L. mesazhet e pretenduara, për shkak se është zhgënjyer prej saj dhe se sjelljet e saj i janë dukur hipokrite.
?Mos të duket e lehtë, do ta shohësh?
Sipas vendimit të shkarkimit, në mesazhin nr. 9, kryetari të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana i ka shkruar shtetases: ?U hoqe ndryshe, s?ka problem, çdo person punon për vete dhe e di të kaluarën dhe të ardhmen e vet, por unë nuk do rri rehat, do vlerësoj çdo gjë?… Në mesazhin, nr. 10, gjyqtari shkruan : ?Menjëherë qysh sot do të njoftoj Prokurorinë e Përgjithshëm për atë që e vlerësoj unë kush do jetë në atë punë, dhe mos të duket e lehtë, edhe pse s?do jete gruaja ime, s?besoj se do jenë ato njerëz që kanë punuar aty dhe nuk e meritojnë..?, Në mesazhin, nr. 11, midis të tjerave ai ka shkruar:? ….hajt a shohim kush jam unë….?. Ndërkaq, në procesverbalin që ka mbajtur në atë kohë kryeinspektorja e KLD, gjyqtari Kadana thekson se ? : …Pas pak ditësh, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është kërkuar edhe dosja e bashkëshortes sime. Më vonë gjatë procedurës, Prokurori i Përgjithshëm ka dhëne leje për miratimin e kandidaturës së bashkëshortes sime në atë funksion…?.
Ndërhyrja
Sipas vendimit të KPK, më vonë, gjyqtari Kadana ka biseduar me drejtuesin e Prokurorisë Pukë, duke u interesuar për kandidaturën e bashkëshortes së tij, duke mundësuar emërimin e saj në mënyrë të padrejtë. ?Pas bisedës me subjektin e rivlerësimit, rezulton që drejtuesi i Prokurorisë Pukë, më datë 05.03.2015, i ka dërguar Prokurorisë së përgjithshme, vetëm dokumentet e bashkëshortes së subjektit. Fakti që nuk janë dërguar dokumentet e dy kandidateve të tjerë, tregon që znj. S. K., është favorizuar gjatë përzgjedhjes së kandidaturës së saj. Pra siç rezulton, pasi ka paralajmëruar me mesazhe, znj. F. L. më datë 06.03.2015, se do ta shohë se kush ishte ai dhe se do të interesohej për problemin në fjalë, ndikimi i subjektit për emërimin në detyrë të bashkëshortes së tij, tashmë ishte kryer. Bazuar në nenin 103, germa d, të ligjit nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron, ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit, konsiderohet si shkelje disiplinore?, arsyeton KPK.
Gjyqtari: Kam gabuar me mesazhet
Para Komisionit të Vetingut, kryetari të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana ka pranuar se ka gabuar gjatë komunikimit nëpërmjet sms-ve me shtetasen F. L., duke u justifikuar se komunikimi mes tyre nuk ka qenë për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënies shoqërore që ka pasur me të. ?Në lidhje me mungesën e etikës gjatë komunikimit me shtetasen F. L., subjekti e pranoi se ka qenë një gabim i tij, por që nuk kishte lidhje me ushtrimin e detyrës. Ne lidhje me ndikimin e tij për emërimin në detyrë të bashkëshortes, znj. S. K., subjekti mohon të ketë ndikuar, duke sqaruar se nuk ka asnjë njohje, lidhje apo komunikim me asnjë nga personat që e kanë emëruar, gjë që nuk rezultoi e vërtete nga analiza e të gjitha provave të grumbulluara. Veç kësaj, ai nuk ka paraqitur asnjë prove për të provuar të kundërtën?, thuhet në vendim./CNA.al
Ngec në sitë/ Vettingu “pret kokën” e një tjetër gjyqtari
Është vjedhur një argjendari në qendër të qytetit të Lushnjë...
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Raguza të Italisë....
Një mësuese ka bërë publike përgjigjen që ka marrë nga porta...
Sektorë të ndryshëm presin që 2019 të mos jetë një vit pozit...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me in...
20 janari mund të jetë një ditë trishtuese për të lindurit e...
Tomor Alizoti është një prej emrave më të votuar në kryesinë...
Dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar, Agron Llak...
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme hi...
Edhe pse në Shqipëri është ndër aktorët më të njohur, Xhevah...
Historia e dytë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua...
Këshilli Kombëtar i PD, ka hedhur në kosh listën e deputetëv...
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është aktori i...
Shtetasi shqiptar me iniciale A. Rr, 23 vjeç, i kërkuar ndë...
Këshilli Kombëtar i PD votoi sot kryesinë e re të PD e cila ...
Një ditë pas Draft-Paktit të prezantuar nga Ministria e Arsi...
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana ka bërë p...
Energjiku dhe denoncuesi i Lulzim Bashës, deputeti i video s...
Kryetari i komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana pas tentat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...