web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatmir Mediu akuza të rënda Edi Ramës/ Bashkëpuntor me Presidentin serb

15 Janar 2019, 21:18, Aktualitet CNA

Deputeti Fatmir Mediu, njëherësh dhe drejtuesi i PR-së, i qënë prezent në studion e TV ?A2?, ka hedhur akuza të renda kundër kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, ka keqpërdorur për qëllime politike të brendshme çështjen e shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe Serbisë.

Në një kohë kur qeveria shqiptare, sipas Fatmir Mediut, nuk është prononcuar në lidhje me qëndrimet e disa përfaqësuesve të politikës së Kosovës i vetmi që e ka bërë këtë ka qenë zoti Bushati. Ndër të tjera ai ka shtuar se Kryeministri ka stimuluar marrëdhënien me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, sikur ai është i prirur të zgjidhë të gjitha probleme me shqiptarët.

?Edi Ramën mund ta quaja kumbar të kësaj ideje për ndryshimin e territoreve,?- është shprehur kryetari i Partisë Republikane. /CNA.al





Lajmet e fundit nga