VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pasi sipas tij ata po kërkojnë që të shkatërrojnë planin e Arbërisë në favor të Serbisë.
?Çështja shqiptare është në një udhëkryq të rrezikshëm.
Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën, në mënyrë që vetë të investojë atje përpara sesa Serbia të hyjë në Bashkimin Europian. Rusia dhe Serbia e pushtuan në vitin 1913 Kosovën për Mitrovicën. Dy kanë qenë pikësynimet ruso-serbe të vitit 1912-1913: Mitrovica dhe Shkodra.
Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën. “Për Shkodrën shkoj në luftë botërore”, tha atëherë politika austrohungareze dhe çoi flotën për të bombarduar Ulqinin.
Serbinë e investuar, Rusia e do si të vetmin aleat qorr brenda Bashkimit Europian. Por, pa Mitrovicën, gjithçka arbërore që ka nisur, nuk shkon dot më tej. Mitrovica kështu siç është përbën 25 përqind të GDP -së së Kosovës, dhe, me investim dhe vënien në punë maksimalisht, Mitrovica do të jetë 25 përqind e GDP -së së Shqipërisë së bashkuar me Kosovën.
E kuptoni se në çfarë regjistri po luan tradhëtia shqiptare?
Kurse korrupsioni kryeministror Rama gjithë shpresën e mbijetesës e ka te mbështetja e Serbisë, dhe te destabilizimi i Shqipërisë.
Në këtë skenë të dyshimtë, tani ka dalë me forcë pro shqiptarizmës kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili do t’i mposhtë të gjithë këta të shitur dhe do të hyjë në historinë reale të Shqipërisë që po vjen.
l.
Rama dhe Thaçi, të ndodhur nën trysninë e frikës për goditjen penale ndaj tyre, kërkojnë që të shkatërrojnë planin e Arbërisë në favor të Serbisë.
Kjo është përsëritja e vjetër e shitjes së Shqipërisë.
Që të dy po luajnë rolin e budallait duke mos e përmendur Mitrovicën dhe liqenin e Ujëmanit. Por e gjithë çështja është te Mitrovica. Pa Mitrovicën Kosova dhe Shqipëria nuk kanë të ardhme.
Mitrovica ka qenë dhe mbetet çështja më kryesore e Shqipërisë dhe Kosovës.
Edhe gjermanët e Luftës së Dytë Botërore nuk ia lanë asnjë force Mitrovicën dhe e administruan vetë. Por Shqipëria drejtohet sot nga një palaço panairesh dhe hajdut.
Kurse Mitrovica sot është e lakmuara e Rusisë. Por nuk duhet të harrojmë se edhe Brukseli e Berlini Mitrovicën e duan brenda Shqipërisë së bashkuar. Ja, kjo është gjendja reale.
Do të ishte fatalitet për të ardhmen e Arbërisë nëse shqiptarët do ta lejojnë grabitjen e madhe që kërkon t’iu bëjë serbia nën pretekstin e bashkimit. Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte një bashkim në falimentim.
E gjithë lëvizja patriotike shqiptare sot mbështetet te figura e kryeministrit shqiptar të Kosovës Ramush Haradinaj. Vetëm ky mund ta ndalojë këtë histeri tradhëtie që ka plasur në Shqipëri dhe në Kosovë. Haradinaj është një heroi i luftës, dhe atij i tuten të gjithë antishqiptarët – të huaj apo shqiptarë qofshin.
ll.
Një njeri pa vlerë, si Edi Rama, që nuk di asgjë të bëjë veç vjedhjes dhe blerjes së skllevërve të tij, po kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Në këtë valle është edhe Basha, edhe pse Saliu flet për të kundërtën.
Po pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë? Sepse në këtë kundërshti i jep mundësi Ramës që ky t’iu thotë të tijëve: u bashkuat edhe ju me Saliun? Në një kohë që socialistët e shohin Berishën si gogolin e tyre.
Por koha nuk ka smbrapsje. Çështja shqiptare e rilindur në vitin 1999, nuk ka më kthim mbrapa. Janë jargët otomane esadiste në Tiranë dhe në Prishtinë që duan ta sjellin mbrapsh rrjedhën historike të shqiptarëve, por nuk do të kenë forcë ta bëjnë këtë.
Rivlerësimi i unifikuar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është trend historik i kësaj kohë. Pa këtë botë e cila është 98 përqind me Amerikën, Shtetet e Bashkuara nuk e fitojnë dot lehtë luftën më Rusinë. Prandaj edhe ata politikanë të larte amerikanë që mund të kenë mendim për ndërrim territoresh midis Sërbisë dhe Shqipërisë dhe lejojnë humbjen e Mitrovicës, janë kundër interesit amerikan. Prandaj e kanë të pamundur të shprehen hapur.
Janë tre presidentë të Mëdhenj amerikanë që kanë krijuar shtetin e pavarur të Kosovës me luftë: Bush, Klinton, dhe Bush, dhe janë dy doktrina që s’mund të shkelen nga askush: Doktrina Klinton (e luftës)1999, dhe Doktrina Bush ( e pavarësisë) 2008.
Prandaj, tradhëtia shqiptare duhet të matet mirë në këtë çështje dhe të tërhiqet sa nuk është vonë.?-shkruan Ngjela./CNA.al
Në ditën e 71-të të protestës së Astirit, deputeti i Partisë...
AkrepiAta kanë kontroll total mbi emocionet e personave që i...
Europol ka nxjerrë listën me 54 kriminelët më të kërkuar në ...
Një 27 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia e shtet...
Përplasjet midis Kryeministrit dhe Presidentit, në lidhje me...
Shih me kujdes imazhin, na thuaj sheh një burrë, apo një gru...
Protagonizmi politik i Presidentit të Republikës me një akt ...
Nëse ke menduar ndonjëherë në lidhje me kuptimin e vijave n...
Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, bërë...
Administratori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dh...
Është shumë e çuditshme që një nga shenja e cila di më së m...
Për skandalin e grabitjes së armëve në bazën e ushtarake të ...
Pastrimi i shtëpisëKripa është e njohur prej shumë vitesh si...
Policia e Tiranës po vijon kontrollet në të gjithë qarkun n...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me nj...
Rritet imunitetiHudhra është konsideruar në gjithë botën si ...
Ish kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet soci...
Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili në një pos...
Një studim i Universitetit të Oxford-it ka zbuluar se gratë...
Studentët vazhdojnë protestat e tyre, edhe pse prej disa dit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...