web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet skandali/ Ministria terror pedagogëve

10 Janar 2019, 11:00, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një pedagogu, i cili informon se Ministria e Arsimit dërgon lista për marrjen e mungesave të studentëve në auditore, për tu bërë presion.

Në shkrimin e tij, Berisha shprehet se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ministrja e shkarkuar, por që është ende në detyrë, Lindita Nikolla dhe ministrja e re Besa Shahini u dërgojnë pedagogëve çdo ditë lista për marrjen e mungesave.

?Kontroll tiranik mbi universitetet ne greve.

Me urdher te Skizoidit, Ndrikulla Besa-Linda kerkojne nga pedagoget qe te raportojne si repart ushtarak cdo dite mungesat ne leksione dhe seminare.

Shikoni tabelen dhe lexoni mesazhin e pedagogut dixhital. sb

Përshëndetje Doktor…kjo lista që po ju dërgoj ka filluar që të hënën vjen me email në Universitete nga Ministria e Arsimit. Aty kërkohet që çdo pedagog të deklarojë prezencën në auditor të studentëve. Kjo shfrytëzohet si mjet presioni ndaj stafit akademik që të mbajnë studentët në klasa. Pedagogët e kanë refuzuar plotësimin ditor të saj?-shkruhet në postimin e ish-kryeministrit./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga