web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jehona e protestës studentore vazhdon/ Berisha: Mbështetje nga media gjermane 

8 Janar 2019, 08:50, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi rrjeti televiziv gjerman ?ZDF? pasqyroi protestën e djeshme të studentëve të universiteteve publike para Kryeministrisë.

Berisham, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale,  thekson se televizioni gjerman është në mbështetje të protestës, ndërsa shton se ?jehona botërore e lëvizjes studentore vazhdon?.

?Rrjeti televiziv me i madh gjerman ?ZDF? ne mbeshtetje te protestës se studenteve shqiptare!

Titulli i lajmit ne ZDF:
? Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete?!
Te dashur miq, jehona boterore e levizjes studentore vazhdon.
Televizioni gjerman ?ZDF? në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

ZDF? i ka kushtuar kësaj proteste një kronikë të gjatë, ku ka marrë në intervistë studentë dhe analistë, të cilët kanë treguar situatën në të cilën ndodhet protesta. Në kronikë tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve. Grupin e xhirimit të ?ZDF? i ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e tejet te këqija që janë konviktet e studentëve në Shqipëri. ?Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete?, ky ishte titulli i lajmit në ?ZDF? sa i përket protestës studentore. Sb?-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga