Emigrimi në SHBA/ Avokati i njohur përgjigjet për të gjitha rastet
Nga Kieran BothReforma gjithëpërfshirëse e Emigracionit nënk...
Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në dialogun me Serbinë, që aktualisht ka ngrirë. Ekipi negociator refuzohet nga opozita.
Ekipi negociator i Kosovës takohet sot në Bruksel me të ngarkuarën e BE-së për politikën e jashtme evropiane, Federica Mogherini. Grupi negociator i Kosovës që kryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi i tij në Kuvendin e Kosovës në nëntor të vitit të shkuar, megjithë kundërshtimin e partive opozitare. Çështja e të pagjeturve është tema e vetme e konfirmuar që do të diskutohet në Bruksel, ndërsa, thuhet se ky takim i pari i këtij lloji më shumë cilësohet si një takim konsultues, sesa negociues. “Shërbimi i Jashtëm Diplomatik (EEAS) e ka ftuar Ekipin e Dialogut nga Kosova për konsultime, më 8 janar, pas themelimit të tij nga Kuvendi?, citohet të ketë thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e Federica Mogherinit.
Takim konsultativ
Ndërkohë, njëri nga kryesuesit e ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, para nisjes ka thënë se “në Bruksel, do të tregojnë përkushtimin e Republikës së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë?. “Do të shkojmë për të dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për dialog. Më tepër është një takim konsultativ, për të parë dhe për të informuar njëri tjetrin, se si do të vazhdojmë me dialog. Do t’i paraqesim qëndrimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel?, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se ekipi negociator është i koordinuar mirë edhe për temat, për të cilat do të flitet në Bruksel.
Nga ana tjetër ekipi dialogues i Kosovës ndeshet me kundërshtimin e ashpër të partive politike opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen Vetëvendosja. Këto dy subjekte politike thonë se “ky delegacion nuk përfaqëson vullnetin e shumicës qytetare?, pasi “ai përbëhet nga parti shumë të vogla?.
Akuza e kundërakuza
Gjatë fundjavës ka pasur akuza e kundër-akuza nga vetë krerët e partive politike në pushtet dhe të atyre në opozitë lidhur me pjesëmarrjen -përkatësisht – mospjesëmarrjen e opozitës në grupin e dialogut, edhe pse në këtë grup ata kanë dy vende të rezervuara. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se “asnjëherë nuk është vonë për LDK-në ta japë kontributin e saj për ta përmbyllur shtet-ndërtimin e Kosovës?. “Është momenti i fundit për LDK-në që të këndellet nga gjumi i thellë, në të cilin ka rënë dhe të mos i përsërisë gabimet e së kaluarës, duke qenë në bisht të proceseve politike dhe historike. Dua të besoj se brenda kësaj partie ka vullnet, dije dhe guxim për të vepruar në interes të vendit duke u bërë bashkë që të merremi me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Por duket që problemi është diku tjetër – nuk ka një mendim të prerë dhe të vendosur për asgjë?, shkroi Enver Hoxhaj.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK, nuk do t’u shërbejë partive në pushtet. “Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e Kosovës: shtet-formuese, institucionaliste, e qendrës së djathtë. I merr vendimet vet. Të gjithë atyre që brengosen dhe derdhin lotë krokodili për LDK-në, nga fakti se LDK nuk po iu shërben dhe nuk do tu shërbejë interesave të tyre pushtetore dhe kolaboracioniste, u them se ata mund të vazhdojnë ta kritikojnë LDK-në, sepse ky është edhe një argument shtesë se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. LDK është e Kosovës dhe ajo vendos vetë si do t’i shërbej në mënyrën më të mirë Kosovës?, shkroi kreu i LDK-së Isa Mustafa.
Kosova kushtëzon heqjen e taksës së mallrave ndaj Serbisë
Sidoqoftë, dialogu i drejtpërdrejt Kosovë-Serbi tash për tash është i ngrirë që nga koha kur qeveria e Kosovës ngriti taksën prej 100 për qind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Autoritetet e Serbisë thonë se ato nuk marrin pjesë në dialog, derisa Prishtina ta heqë taksën. E qeveria në Prishtinë sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, “nuk e ka ndërmend që ta heqë taksën?, përderisa siç thotë, “Serbia ta ndalë agresionin politik e diplomatik ndaj shtetit të Kosovës?.
Disa shenja më optimiste vijnë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha se “nëse i jepet rrugë e qartë dialogut me synim arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, Kosova mund ta shqyrtojë mundësinë e heqjes se taksës.?
“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The ëashington Post?, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë?, shkroi në profilin e tij Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./ DW
Nga Kieran BothReforma gjithëpërfshirëse e Emigracionit nënk...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Tregtia ndryshe nga të gjithë sektorët e tjerë tëekonomisë i...
Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga një mot i fto...
Dashi Në jetën tuaj ne çift do korrni ato qe keni mbjelle gj...
Taulantin e dëgjova, në fakt për herë të parë, kur denoncoi ...
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Adi Krastën ne e...
Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyen përse nuk e dekreto...
Emrat e partive që do të bashkpunojnë me PS-në në zgjedhjet ...
Kandidatura garuese e PS për Kryetar Bashkie të Tiranës, n...
Mizerabile i ka vlerëuar Partia Demokratike kushtet në të ci...
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, me anë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i qenë prezent në emision...
“Edi Rama ka filluar të ketë tmerr nga Lulzim Basha.Basha ku...
Gjithçka ka ndodhur me ndryshimet e shtatë ministrave të qev...
Protesta studentore e nisur në Dhjetor të 2018 si një revulu...
Pas denoncimit një javë para Vitit të Ri, të skandalit në sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga studio e lajmeve në Ora N...
Një tentativë për vrasje ka ndodhur orët e pasdites në qytet...
Nga studio e televizionit Ora News, ish-kryeministri Sali Be...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...