Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Fjala e urtë popullore thotë se duhet t?i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin. Sa më të ulëta janë të ardhurat e një familje, aq më pak mundësi kanë të shpenzojnë për gjëra që konsiderohen luks, pasi më e domosdoshmja është sigurimi i nevojave bazë të të ushqyerit dhe strehuarit.
Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, familjet që shpenzojnë pak (Klasa I), harxhimet e tyre kryesore i kanë për ushqim dhe strehim, me gati 74% e totalit. Pjesa tjetër e shpenzimeve të tyre shkon për nevojat e tjera si mirëmbajtje e shtëpisë dhe mobilim, rreth 5% e shpenzimeve, komunikim, shëndet, pije alkoolike dhe duhan. Ndërsa për sa i përket shpenzimeve për restorante, argëtim, kulturë dhe arsim, kanë një peshë të papërfillshme në strukturën e shpenzimeve.
Por ndryshe ndodh me familjet që shpenzojnë shumë. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet që i përkasin Klasës V (familjet që shpenzojnë shumë), i kanë shpenzimet për ushqim sa 35% e totalit, ndërsa krahasuar me Klasën I (ata që shpenzojnë pak) kanë shpenzime më të larta për transport rreth 10.7% e totalit të shpenzimeve, për arsim 8.7%, banesë 8.4%, restorante dhe hotele 7.5%.
Shpenzimet për transport për familjet që shpenzojnë shumë zënë 10.7% të totali, ndërsa për familjet me shpenzime të ulëta vetëm 1.8%.
Ndryshe nga familjet me shpenzime të ulëta që preferojnë ushqimin e shtëpisë, familjet me shpenzime të larta shpenzojnë rreth 7.5% të shpenzimeve për të ngrënë jashtë, përkundrejt 1.4% që shpenzojnë familjet e klasës I.
Për familjet me shpenzime të larta, shpenzimet për arsim kanë një peshë 8.7% të totalit, ndërsa në familjet me shpenzime të ulëta rreth 0.1%.
Klasa V e familjeve shpenzon më shumë edhe për veshje, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet për veshje zunë 4.7% të totalit, për kundrejt 2.5% që zinin tek familjet e Klasës I.
Shpenzimet për Komunikim zënë një peshë më të lartë te familjet që shpenzojnë pak, sa 4.7% e totalit të shpenzimeve të tyre, ndërsa për familjet e Klasës V, shpenzimet për komunikim janë sa 2.8% e totalit.
Si i përcakton INSTAT klasat e familjeve
Në Anketën e Buxhetit të Familjeve merret një kampion përfaqësues me 9,312 familje. Për të përcaktuar klasat, INSTAT renditet familjet sipas shpenzimeve, nga ato me shpenzime më të ulëta, te më të lartat. Klasa e I përfshin 20% e familjeve me shpenzimet më të ulëta, ndërsa klasa e V përfshin familjet me shpenzimet më të larta.
Shpenzimet për konsum të familjeve përfshijnë çdo lloj blerjeje produktesh dhe shërbimesh për të plotësuar nevojat individuale të familjeve dhe individëve me përjashtim të blerjeve për pajisje afatgjatë, investimeve kapitale, parave për të tretët dhe qirasë së imputuar./ Monitor
Në vitin 1950, vetëm 21% e shqitarëve jetonin në qytet dhe p...
Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gj...
Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshi...
Mancester City fitoi supersfidën e javës së 21-të në Premier...
Në vigjilje të mbylljes së vitit të vjetër 2018 CNA.al lajmë...
Tre familje në Himarë i kanë paguar miliona lekë një “punonj...
Moti i keq i shoqëruar nga reshjet e dëborës gjatë ditës së ...
Në një reagim në profilin e tij në rrjetet sociale, Burim Ra...
Nga Oerd Bylykbashi-Shtetasi shqiptar Gent Shkelzen Cakaj e...
Kongresi amerikan ka zgjedhur në krye të tij për herë të par...
Hyrja e vitit 2019 ka sjellw dhe ndryshimin e moshës së dalj...
Fati historik perëndimor, intrigat e shteteve të mëdha në ku...
Nëse një vajzë do të nxirrte në shitje virgjërinë a do të ki...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj me anë të një p...
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland zh...
Kongresi i 116-të i Shteteve të Bashkuara nis punimet të enj...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dërgu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar di...
“Ndalesa e radhës, Moska…”Ky është mesazhi që Paul Whelan ka...
Pavarësia dhe efikasiteti i Gjyqësorit mbetet një ndër sfida...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...