Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland zhvilloi bisedime me politikanë drejtues në Prishtinë.
Zëvendës-presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha në Prishtinë se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes ndryshimit të kufirit nuk është ide e mirë. Në këtë mënyrë ai e kundërshton idenë e ndryshmit të kufirit, përmend qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel kundër ndryshimit të kufirit, por mbështet dialogun Kosovë-Serbi si të vetmen zgjidhje ndërmjet dy vendeve. Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, takoi në Prishtinë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe gjatë ditës viziton komunën e Drenasit në Kosovën qendrore, e cila vitin e shkuar e shpalli qytetar nderi zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian.
“Ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufij në këtë rajon, sepse kufijtë këtu janë të veçantë dhe kjo çështje është shumë më e ndjeshme sesa në rajone të tjera kudo në botë. Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit Haradinaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që disa njerëz po propozojnë ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë u dëshpërova shumë. Por, në anë tjetër, jam ndjerë i lumtur nga qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel dhe i koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë?, tha Rainer Wieland, duke shtuar se ndryshimi i kufijve mund të sjellë më shumë probleme se sa arritje pozitive.
Zëvendës-presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, gjatë vizitës në Kosovë foli edhe për liberalizimin e vizave, duke u bërë apel udhëheqësve politik kosovar që mos të premtojnë data për liberalizimin e vizave.
“Parlamenti Evropian vitin e shkuar e ka miratuar këtë, e ka votuar dhe me një shumicë dërrmuese, po ashtu në atë votim ka qenë edhe vota ime. Unë do t’ju mbështes juve, do t’iu përkrah që të mos ketë kushte të tjera që të shtohen përpos atyre kushteve që ju tashmë i keni pasur. Fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj se kur do të bëhet kjo, për arsye se ka disa qeveri që ende nuk janë të bindura për ta përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën?, tha Rainer Wieland.
E përmes zotit Wieland, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dëshiron ta përcjell mesazhin tek qeveritë që po hezitojnë të thonë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave.
“Theksova se për Kosovën është e rëndësishme, përkrahja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave. Në këtë frymë, si një shtet i vogël që jemi, Kosovës ka nevojë t’i dëgjohet e vërteta e saj dhe për këtë fakt, kërkova edhe ndihmën e zëvendës presidentit të Parlamentit Evropian?, tha kryeministri Haradinaj. Ky i fundit shprehet i zhgënjyer që Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018 edhe pse i plotësoi kriteret e kërkuara nga BE-ja, ndërsa, thotë se në fund të muajit shkurt Kosova e ka edhe një rast ku Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE-së, mund të vendosë në favor të Kosovës që t’i hiqen vizat sa më shpejtë./DW
Kongresi i 116-të i Shteteve të Bashkuara nis punimet të enj...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dërgu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar di...
“Ndalesa e radhës, Moska…”Ky është mesazhi që Paul Whelan ka...
Pavarësia dhe efikasiteti i Gjyqësorit mbetet një ndër sfida...
Eksportet gjermane të armëve kritikohen gjithnjë. Faktikisht...
Genc Sejko një nga emigrantët organizues të protestës së dia...
Nëse shpesh vuani nga ftohjet në shtatzëni, rreziku që fëmij...
Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale shkr...
Filmat horror mbajnë trurin aktivFilmat horror mbajnë trur...
Mbani mëriNdërkohë që mund të jetë jashtëzakonisht e vështir...
Bëhesh totalisht i pavarurAskush nuk do të përgatisë supë, k...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një p...
Sociologu, Ergys Mertiri, i qenë prezent në studion e televi...
Në ditën e 61-të të protestës së tyre banorët e Astirit kanë...
Pas kalimit të festave rë fundvitit pranë familjeve në Shqip...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ballshin pasditen e djeshme...
Nëse ta kanë thënë me mijëra herë që je shumë xheloze, mos u...
Një raport i Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...