web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi i vitit 2019/Si do të jetë dashuria,karriera,paraja për çdo shenjë

1 Janar 2019, 02:05, Aktualitet CNA

Dashi:

Si do të jetë 2019 për ju?

Viti 2019 për ju do të jetë plot ulje e ngritje, duke marrë rezultate të ndryshme. Gjatë muajve të parë të këtij viti, mund të ndjeni ankth, të inatoseni dhe të zemëroheni për çështje nga jeta juaj e përditshme.  Një distancë do të formohet mes jush dhe anëtarëve të familjes suaj, sidomos me babanë dhe vëllain, duke krijuar një lloj barriere mes njëri-tjetrit. Shkak i këtij ndikimi negativ janë efektet e planetit Mars mbi shenjën tuaj.

Dashuria

Ky vit do të sjellë një ndryshim masiv në jetën tuaj dashurore. Të gjithë ata që janë në një marrëdhënie, do të hedhin hapa më të rëndësishëm drejt një finalizimi. Mosmarrëveshjet, argumentet dhe dallimet do të përfundojnë dhe do të çojnë në një fund të lumtur.

Ndërsa për të gjithë ata që janë vetëm, 2019 do të sjellë një person të ri, i cili do t?ju bëjë të kaloni momente  të paharrueshme dhe emocione të forta në mënyrë të menjëhershme. Pra, viti i ri do të sjellë më shumë entuziazëm dhe emocion në jetën tuaj sentimentale.

Paraja dhe karriera

Njërëzit që punojnë do të bekohen me bollëk gjatë vitit 2019. Ky është viti ku njerëzit e punësuar do të kenë shumë mundësi për shkak të pranisë së Jupiterit në fatin e tyre. Do të jeni të përmbushur me stimuj, promovime, rritje page etj. Duhet të bëni shumë kujdes me financat  gjatë muajve janar, shkurt dhe qershor. Sigurohuni të punoni gjatë muajve të tjerë për të qenë në gjendje të mirë gjithmonë.

Për ata që janë të papunë, duhet të tregohen sa më këmbëngulës për të arritur atë që dëshirojnë. Mundësi të reja do t?ju jepen gjatë kësaj kohe dhe nuk duhet të dorëzoheni.

Shëndeti

Këtë vit do  të jeni mjaft të shëndetshëm dhe plot energji.  Çdo sëmundje ekzistuese në bazë të diagnozës do të shërohet. 2019 do të jetë një vit i mirë për ata që  merren me aktivitete sportive, pasi mirëqënia e  trupit të tyre do të rritet.

Këshillohet që të tregoni një kujdes të vecantë prej 21 qershorit deri në 1 korrik, sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu midis datës 23 korrik dhe 18 gusht duhet të kontrolloni dietën tuaj ushqimore për të shmangur problemet.

Si do të jetë 2019 për ju?

Ky vit do të jetë vërtetë emocionues për ju, pasi është i mbushur me plot habi dhe surpriza. Do të jeni në gjendje të përmbushni detyrat që kanë të bëjnë me profesionin tuaj dhe disa të lidhura me jetën personale, të cilat ishin jo të plota për një kohë të caktuar. Parashikohet një lidhje shumë e madhe me njerëzit rreth jush, jeta familjare dhe marrëdhëniet gjatë këtij viti do të lulëzojnë si një lule e bukur në një kopsht. 2019 është koha më e mirë për të vendosur përparësi.

Dashuria

Do të keni një jetë dashurore shumë të këndshme, plot pasion dhe emocion. Rreth tre-mujorit të parë të vitit, disa dyshime mund të lindin në jetën tuaj të lumtur, megjithatë ato do të zhduken për shkak të qendrimit pozitiv, si një person i shenjës së Demit. Parashikohet që faza nga gushti deri në dhjetor të jetë më e mira për marrëdhëniet tuaja.

Për ata që janë vetëm, do të keni njohje dhe propozime të reja. Në qoftë se keni një tërheqje ndaj dikujt në vendin tuaj të punë, kjo është koha më e mirë për t?i propozuar.

Paraja dhe karriera

Do të jetë viti më i mirë për ju, karrierën dhe biznesin tuaj. Do të keni një mjedis pune pozitiv dhe të shëndetshëm me shokët e punës. Gjatë muajit mars dhe prill, mund të merrni më shumë nga çfarë prisni. Ju do të jeni në gjendje të mundni konkurrencën me zgjuarsinë dhe kreativitetin tuaj.

2019 do të jetë një vit i bekuar për ju. Ata që janë në punë në qeveri do të kenë një numër përfitimesh shumë të mëdha. Ndërsa ata që kanë një biznes privat, do të marrin më shumë përfitime gjatë muajit prill.

Shëndeti

Njërëzit e shenjës Dem duhet të kujdesen për shëndetin e tyre në 2019. Nëse nuk e bëni këtë, gjendja juaj ka gjasa të përkeqësohet. Ju mund të përballeni me probleme serioze shëndetësore nga marsi deri në maj 2019. Nëse nuk merrni pushime të mjaftueshme, cilësia e shëndetit tuaj ka gjasa të përkeqësohet. Kur ka të bëjë me shëndetin dhe përshtatshmërinë, duhet të jeni tepër të kujdesshëm dhe jo neglizhent. Gjatë fazës së fundit të vitit, shëndeti juaj do të përmirësohet dhe do të ktheheni në origjinë.

Një vëmendje të veçantë duhet t?i kushtoni dhe dietës tuaj ushqimore, hani për të jetuar dhe mos jetoni për të ngrënë. Nëse bëni këtë gjë, atëherë do të keni në kontroll parandalimin e sëmundjeve.

Binjakët:

Si do të jetë 2019 për ju?

Ky vit do të jetë tepër i rëndësishëm për të  gjithë Binjakët sepse do të ketë shumë ndryshime pozitive dhe negative, të cilat do të lidhen me jetën tuaj personale. Prej datës 2 dhjetor do të kaloni  një situatë shumë kritike në jetën tuaj, pasi Jupiteri do të ndërrojë ?Shtëpi?, nga ?Shtëpia juaj e 7-të?, në ?Shtëpinë tuaj të 8-të?. Kështu, bëhuni të vëmendshëm dhe të mençur kur merrni vendime të rëndësishme lidhur me këtë vit të jetës tuaj. Inkurajimi i miqve do t’ju ndihmojë për t?ia dalë mbanë.

Dashuria

Për ata që janë vetëm, ekziston mundësia që një person të hyjë në jetën tuaj gjatë muajve shtator deri në nëntor. Ky nuk do të jetë një person i përkohshëm, por që do të qendrojë gjatë dhe mund t?ju ndihmojë për vendosjen e stabilitetit në personalitetin tuaj.

Ndërsa për njërëzit që janë  në një marrëdhënie dashurie, kjo periudhë kohore mund të jetë paksa e vështirë. Me partnerin do të kaloni disa konflikte dhe sugjerohet të shmangni çdo debat nga data 16 mars deri në 20 maj. Ju duhet të shtoni më shumë dashuri dhe aromë në marrëdhënien tuaj për të mbajtur lidhjen e fortë. Shmangni argumentet e padëshiruara dhe shpenzoni më shumë kohë me njëri-tjetrin për një 2019 më të mirë në çift.

Paraja dhe karriera

Viti 2019 do të jetë më i miri për ju dhe karrierën tuaj, prandaj kapni çdo lloj mundësie që shfaqet. Kjo do t?ju mundësojë të keni përfitime të mëdha. Suksesi do të jetë i pranishëm në çdo muaj. Të ardhurat tuaja do të jenë të qëndrueshme dhe të mira për tërë vitin. Ju do të jeni në gjendje të fitoni para jo vetëm nga burimi juaj tradicional, por edhe nga rrugët e tjera. Situata juaj ekonomike do të vazhdojë të përmirësohet dhe të bëhet më mirë me kalimin e kohës. Nëse do t?ju duhet të bëni një ndryshim të punës, bëjeni këtë, por tregohuni  të kujdesshëm me çdo lëvizje.

Për të gjithë ata që kanë një biznes, ky vit ka një rëndësi të madhe. Shumë bekime do t?ju vijnë nga 16 shtatori deri më 22 tetor.  Gjatë këtyre ditëve do të kompensoni çdo gjë që keni humbur më herët.

Shëndeti

Ju do të duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj gjatë vitit 2019, pasi ka të ngjarë të ankoheni për disa probleme fizike dhe mendore. Kryesisht shqetësimet do të kenë të bëjnë me dhembjet në stomak dhe në gju.

Duhet të tregoheni të vëmendshëm nga 16 maji deri në 23 korrik se keni shumë shanse për t?u sëmurur. Kujdesuni mirë për veten dhe shëndetin e familjes suaj. Nëse mbani një dietë ushqimore çdo ditë, atëherë ju mund të parandaloni veten nga sëmundje të ardhshme.

Gaforrja:

Si do të jetë 2019 për ju?

Gaforret zakonisht janë natyrë  shumë sentimentale, të ndjeshme dhe intuitive. Viti 2019 do të jetë i mirë për ta, pasi çështjet që lidhen me financat, karrierën dhe punën do të marrin një hap pozitiv. Përditshmëria dhe mjedisi në shtëpinë tuaj do të jenë shumë energjike, optimiste dhe të gëzuara, duke ju bërë të ndiheni më të lumtur dhe të kënaqur. Për të gjithë studentët, është koha për të shfrytëzuar të gjitha burimet që japin rezultate të mira. Ky është viti ku ëndrrat e çdo gaforreje mund të realizohen.

Dashuria

I gjithë viti 2019 do të jetë një vit shumë i paharrueshëm për dashurinë dhe marrëdhëniet tuaja. Fakti që jeni një person emocional do të sjellë një ndryshim në gjendjen tuaj. Ju do të bëheni shumë pozitivë për çështjet që kanë të bëjnë me partnerin.

2019 do të jetë një periudhë shumë e frytshme edhe për ata të cilët janë gati të fillojnë një marrëdhënie të re. Kjo kohë do të jetë shumë e dobishme për ju që të rrisni dashurinë mes të dyve. Periudha nga janari në mars dhe tetori deri në dhjetor do të jenë më të favorshme për marrëdhëniet e dashurisë.

Paraja dhe karriera

Në përgjithësi, gjendja juaj financiare do të jetë e mirë. Megjithatë, ju mund të përballeni edhe me disa sfida.

2019 është një vit shumë i mirë për zgjerimin e biznesit.  Do të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme për të gjithë njerëzit që punojnë. Periudha nga shkurti në prill dëshmon të jetë shumë e frytshme, duke përfshirë pagesat dhe pozicionet e larta.

Njerëzit e interesuar për ndryshim të punës duhet ta bëjnë atë në mes të shtatorit dhe tetorit.

Shëndeti

Këtë vit do të hasni shumë probleme shëndetësore si dhe mund të përballeni me një stres mendor ose shqetësime. Nga mesi i korrikut deri në shtator duhet të tregoni kujdes, pasi mund të keni  ethe ose dhimbje koke të shpeshta. Mos injoroni ndonjë çështje shëndetësore gjatë kësaj periudhe pasi ajo mund të shkaktojë një sëmundje afatgjatë. Ekziston gjithashtu një mundësi për të vuajtur nga problemet e stomakut gjatë sezonit të shirave të këtij viti, gjë që mund të shkaktojë edhe sëmundje të tjera. Balanconi punën tuaj dhe orët e pushimit, ne mënyrë që të ruani gjendjen e mirë të shëndetit.

 

Luani: 

Si do të jetë 2019 për ju?

Për Luanin 2019 do të jetë një vit pozitiv dhe i zellshëm, i mbushur me besim dhe entuziazëm, të cilat do të reflektohen në përditshmëri. Ndryshe nga viti i kaluar, do të jetë plot optimizëm. Gjatë 2019 ju do të keni një ndryshim të papritur në jetën tuaj. Kohëzgjatja midis muajit prill dhe shtator do të jetë shumë inkurajuese për ju, pasi do të merrni shpërblimet e të gjithë vështirësive që keni kaluar.

Dashuria

2019 do të jetë një vit shumë i mirë përsa i përket romancës në çift. Do të keni një jetë seksuale shumë energjike.  Planeti Jupiter dhe Mars do të jenë të favorshëm për marrëdhëniet seksuale gjatë vitit. Megjithatë duhet të bëni kujdes për mos ta lënë partnerin pas dore.

Për ata që janë vetëm, do të gjejnë dikë me të cilin do të ndajnë shumë interesa të përbashkët. Thjesht duhet të kenë durim dhe të marrin kohën e duhur. Mos merrni vendime të nxituara vetëm sepse jeni tërhequr nga një person.

Paraja dhe karriera

Viti i ardhshëm duket i ndritshëm për anën financiare tuajën.  Në tërësi nuk ka gjasa që të përballeni me ndonjë mungesë të madhe financiare. Gjendja juaj do të jetë e qëndrueshme, nuk do të ketë ulje dhe ngritje të mëdha. Do të fitoni para jo vetëm përmes një burimi, po përmes shumë burimeve. Kjo do t?ju jap mundësinë për të kursyer sa më shumë. Ju do të shpenzoni para në një mënyrë të planifikuar mirë me një planifikim të renditur.

Në përgjithësi 2019 do të jetë shumë progresive dhe premtuese për karrierën dhe profesionin tuaj. Venusi dhe Saturni do të jenë në pozitën e tyre më të mirë gjatë kësaj periudhe. Ata do të ofrojnë mbështetje të gjerë. Periudha midis majit dhe korrikut do të sjellë shumë paqe në vendin tuaj të punës. Ju do të merrni frytet e punës tuaj të vështirë pas gushtit, ku dhe do të shpërbleheni.

Shëndeti

Do të hasni probleme shëndetësore rreth fillimit të këtij viti, por Jupiteri do t?ju mbështesë. Shëndeti juaj do të përkeqësohet në qershor, dhe pastaj të përmirësohet në korrik-gusht. Është shumë e rëndësishme për pacientët me zemër dhe diabet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë 2019.  Bëni kujdes gjatë muajit maj se mund  të përballeni me një aksident dhe pse në dukje jo shumë të rëndësishëm. Në tërësi 2019 do të jetë i dobishëm në frontin e shëndetit.

 

Virgjëresha:

Si do të jetë 2019 për ju?

Virgjëresha në vitin 2019 do të dëshmojë përvojat e mira dhe të këqija, por ju nuk keni pse shqetësoheni. Faza ndërmjet javës së dytë të gushtit deri në fund të vitit, do të shohë zhvillimin gradual në frontin profesional dhe personal, edhe pse do të hasni shumë probleme në detyra të ndryshme, ju në fund do të kënaqeni nga rezultati. Ju do të shihni një rezultat pozitiv në karrierën tuaj profesionale nga fillimi i vitit 2019 deri në muajin prill.

Dashuria

Dashuria në tërësi do të jetë e mbizotëruar nga pasioni dhe në një nivel të lartë emocional. Periudha nga fillimi i vitit deri në javën e tretë të marsit do të jetë e pafavorshme për romancë. Në këtë fazë rekomandohen të shmangen sa më shumë debatet për të mos ndërprerë romancën e krijuar. Mos diskutoni për çështje të vogla dhe elementare.

Ky vit është shumë i favorshëm për çiftet që duan të martohen,shkëmbejnë unazat dhe për të vetmuarit  që duan të fillojnë një marrëdhënie të re.

Paraja dhe karriera

Stabiliteti financiar do t?ju bëjë të jeni të reklaksuar.  Gjatë 2019 paraja do të jetë në xhepat tuaj, pavarësisht rasteve kur do të përballeni me disa vështirësi të vogla ekonomike, për arsye mjaft praktike të përditshmërisë. Mos bëni investime në fillim dhe në fund të vitit, përndryshe, ka shanse që vendimet tuaja nuk mund të rezultojnë të jenë të frytshme. Në mes të vitit, ju mund të merrni një mundësi për një investim afatgjatë fitimprurës.

Në aspektin e karrierën duhet të tregoni vëmendje sepse do të kaloni disa ule-ngritje të vogla. Nga janari deri në javën e parë të marsit do të jetë një periudhë shumë e dobishme për njerëzit që punojnë në firmat e mëdha dhe të vogla.

Faza që nga korriku deri në gusht do të jetë stresuese në punë, gjë që mund t’ju bindë edhe të jepni dorëheqjen. Nga java e tretë e marsit deri në fund të qershorit mund të keni sukses dhe pse jo një rritje jo vetëm profesionale, po dhe financiare.

Shëndeti

Do të jeni mirë me shëndet nga janari deri në prill, ndërsa vështirësitë tuaja do të lindin në periudhën prill deri në gusht. Për këtë duhet të bëni kujdes. Çrregullimet e stomakut dhe dhimbja e shpinës janë fokusi kryesor që duhet t?i kushtoni vëmendje.

Mos shmangni gjendjen shëndetsore, pasi një periudhë e vështirë do t?ju bëjë të jeni viktima të një sëmundje, që mund të kalojë në përrmasa edhe më të mëdha, vdekjeprurëse.

Peshorja:

Si do të jetë 2019 për ju?

Ky vit për ju do të ketë një përzierje mes ngritjes dhe rënies në periudha të shkurtra kohore. Do të jeni dëshmitarë të stresit dhe do hasni disa vështirësi në tërësi. Lëvizja e Venusit dhe Jupiterit do të bëjë që të ndodhin ndryshime në jetën tuaj. Shenja e Peshores është e njohur për stabilitetin që arrinë dhe për ruajtjen e një ekuilibri në raport me të tjerët, prandaj rekomandohet që gjatë 2019 të ruani qetësinë dhe vetëkontrollin. Nervozizmi i tepërt do t?ju pengojë në arritjen e rezultateve që dëshironi. Viti i ri do të jetë mjaft produktiv dhe me risi në jetën tuaj sentimentale. Sigurohuni që të gjitha çështjet t?i zgjidhni me mençuri dhe në momentin e duhur, jo t?i zvarrisni.

Dashuria

Jeta juaj dashurore do të jetë e lumtur gjatë 2019, pavarësisht se efektet negative mund të përbëjnë një kërcënim për personat që janë në një marrëdhënie. Pozicioni i duhur i planeteve do të bëjë që dhe jeta seksuale të jetë e ndriçuar. Mund të përballeni me vështirësi në mes dhe mund të dëshironi të ndaheni, por kjo është vetëm një periudhë për të provuar dashurinë tuaj.

Gjatë disa muajve, partneri do të shkaktojë debate, nuk ju mbetet veçse të qendroni të qetë dhe t?i shmangni. Kjo do t?ju bëjë të mos ndizni gjakrat dhe situata të mos degradojë.

Për ata që janë vetëm, 2019 do t?ju japë mundësinë të shprehin ndjenjat për një person që nuk kanë guxuar t?ia thonë më herët. Kjo periudhë do të jetë shumë e favorshme dhe gjithashtu mund të çojë në intimitet midis jush.

Paraja dhe karriera

Viti 2019 do të jetë shumë i  frytshëm  për ata që janë të përfshirë në modë, projektim, arkitekturë, gazetari dhe biznese kozmetike. Performanca e këtyre njerëzve do të jetë e lartë gjatë gjithë kohës. Nivelet e motivimit tuaj do të jenë jashtëzakonisht të larta dhe do t’ju mundësojnë të vazhdoni të ecni përpara. Qëndroni pak të kujdesshëm në prill dhe gusht, sepse mund të përballeni me shumë vështirësi dhe pengesa në punë. Mund të keni vështirësi në marrëdhëniet me shefin tuaj, po është diçka kalimtare, mos u shqetësoni.

Gjendja juaj financiare do të jetë më e mirë se ajo që ishte një vit më parë. Megjithatë duhet të bëni kujdes sepse stili i jetesës tuaj elegant, do t?ju bëjë të shpenzoni para në mënyrë të shfrenuar. Mbajeni mend këtë dhe shmangni shpenzimet e panevojshme.

Shëndeti

Shëndeti juaj do të përkeqësohet që nga fillimi i janarit dhe ju mund të përfundoni në spital gjatë muajit mars. Gjatë këtij viti mund të keni probleme me sistemin tretës, diabetin ose sëmundjet që lidhen me këmbët. Muaji gusht është gjithashtu i pafavorshëm për shëndetin dhe përshtatshmërinë tuaj, prandaj këshillohet të bëni kujdes. Në tërësi, 2019 do të jetë një vit rrokullisjesh dhe jo me stabilitet. Prandaj, tregohuni të vëmendshëm.

Akrepi:

Si do të jetë 2019 për ju?

Ky vit do të ketë avantazhet dhe disavantazhet e veta në lidhje me situata që do të kaloni. Në fillim të vitit, përputhja e Merkurit me Jupiterin do t?ju ndihmojë të keni sukses. Yjet do t?ju bëjnë të ndiheni me fat dhe shumë të kënaqur për rezultatet që do të arrini.

Duhet të tregoni vëmendje se do të keni probleme në marrëdhënie me miqtë dhe familjarët tuaj.    Ndërkohë lodhja do t?ju shpërblehet edhe pse me pak vonesë.

Dashuria

Të gjithë ata që janë çift, duhet të bëjnë kujdes gjatë 2019. Grindjet dhe debatet do t?ju shoqërojnë për shumë kohë. Nëse jeni të martuar duhet të tregoheni të vëmendshëm gjatë periudhës midis marsit dhe gushtit, pasi mund t?ju cojë drejt një disfate të rëndë siç është divorci. Nëse i lini të gjitha veset ose zakonet e këqija, mund ta ruani marrëdhënien tuaj para se të përfundojë.

Ata që nuk janë të përfshirë në një marrëdhënie dashurie, do të gjejnë një partner dhe do të zhvillojnë një lidhje të qetë. Prandaj, bëni durim.

Paraja dhe karriera

Ky vit do të kontribuojë jashtëzakonisht në rritjen tuaj. Do të ketë shumë gjëra të reja si në biznes ashtu dhe në karrierë.

2019 do të jetë inkurajues për ata që punojnë në qeveri dhe organizata firmëtare. Ndërsa ata që merren me sporte do të kenë mundësi të shfaqin forcën dhe aftësinë e tyre. Do të keni sukses edhe në aktivitetet fetare, sociale dhe akademike, prestigji dhe reputacioni juaj do të rritet. Në tërësi këtë vit do të begatoheni me rritjen e statusit në karrierë . 2019 do të jetë një bekim për njerëzit që i përkasin shenjës së Akrepit.

Situata juaj ekonomike do të jetë e mirë dhe  do t’ju çojë në një jetë më të mirë shoqërore. Ju do të paguani një borxh të vjetër që keni dhe do të lehtësoheni.

Sipas yjeve, nuk do të përballeni me ndonjë krizë të madhe financiare dhe do të jeni në gjendje të menaxhoni në mënyrë të rregullt financat tuaja.

Shëndeti

Shëndeti juaj do të jetë i mirë dhe të rinjtë që i përkasin shenjës së Akrepit do jenë mjaft energjikë gjatë këtij viti. Ata që janë 45-50 vjeç duhet veçanërisht të mbeten të kujdesshëm gjatë muajve qershor-korrik dhe tetor-nëntor. Do të ndiheni të lodhur fizikisht për shkak të pushimit të pamjaftueshëm. Ata që vuajnë nga diabeti, obeziteti, çështjet e tiroides, ulçera, aciditeti dhe kollitja nuk duhet të lënë pas dore shëndetin e tyre, përndryshe do të përkeqësohen. Shmangni zemërimin që të qëndroni të shëndetshëm.

Nëse doni të humbni peshë dhe nuk keni mundur dot ta bëni, kjo është koha më e mirë për ta bërë. Njerëzit Akrepë duhet të shkojnë për kontrolle të rregullta edhe nëse janë të aftë dhe të mire nga shëndeti. Gjithmonë është më mirë të parandaloni gjërat para se të ndodhin.

 

Shigjetari:

Si do të jetë 2019 për ju?

2019 për ju do të jetë viti i rritjes dhe zhvillimit.  Do ju jepen disa shance, ku do të keni mundësi të zhvilloni dhe zbatoni veprimet tuaja. Kjo do t?ju bëjë të jeni të suksesshëm. Duhet të tregoheni të vëmendshëm në javën e dytë të muajit prill dhe  në datën 2  gusht, sepse mund të ndodheni përpara një situate të vështirë. Për shkak të lëvizjes së Jupiterit,  gjatë këtij viti ekziston mundësia që të realizoni një udhëtim drejt një vendi të shenjtë, ose një pelegrinazh.

Dashuria

Fillimi i vitit do të jetë shumë i favorshëm për njerëzit e  shenjës së Shigjetarit. Do të filloni marrëdhënie të reja ose do të përmirësoni jetën e tanishme dashurore. Për raportet dashurore koha nga janari deri në prill do të jetë shpresëdhënëse.

Ata që janë në një marrëdhënie, prej prillit deri në gusht do të përballen me disa pengesa. Por nëse jeni të vendosur për të shpëtuar marrëdhënien tuaj, asgjë nuk mund t’ju ndalojë.

Personat që janë single duhet të tregohen selektiv dhe të kujdesshëm, duke mos lejuar që në jetën e tyre  të hyjë dikush jo i duhur. Mos u nxitoni, gjithçka ka kohën e vet.

Paraja dhe karriera: Meqenëse të ardhurat tuaja do të jenë të mira gjatë vitit, do të keni një jetë shumë luksoze dhe të rehatshme. Por  duhet të shmangni shpenzimet e panevojshme sepse mund të përballeni me humbje të mëdha financiare. Do të krijoni një ekuilibër të mirë midis fitimeve dhe shpenzimeve tuaja. Nuk do të keni një lulëzim të madh, megjithatë financat tuaja do të vijojnë me të njëjtin ritëm.

Fillimi i vitit do të jetë produktiv dhe i frytshëm, për karrierën tuaj. Por situatat e vogla nuk duhet të injorohen, sepse mesi i vitit mund të sjellë disa vështirësi dhe pengesa që mund të pengojnë rritjen tuaj dhe zhvillimin e përgjithshëm. Nga  gjysma e vitit  do të keni një  rritje pagash dhe promovim suksesi duke u dalluar nga të tjerët.

Shëndeti 

Duhet të bëni kujdes me shëndetin gjatë këtij viti, nuk duhet të lejoni as një pakujdesi të vogël.  Herë pas here do të keni lodhje të trupit dhe do t?ju rrëmbejë letargjia. Këto mund të duken si simptoma të vogla, po që shkaktojnë probleme të mëdha, prandaj bëni një kontroll rutinë te mjeku. Gjatë periudhës prill deri në gusht, mund t?ju rishfaqen sëmundje të  kaluara dikur, të cilat  mund të përkeqësohen më shumë. Ndërkohë femrat Shigjetar duhet të tregojnë vëmendje ndaj shëndetit sepse do të kenë probleme, veçanërisht në zonën e mitrës.

Bricjapi:

Si do të jetë 2019 për ju?

Saturni dhe Urani do të takohen në gjysmën e dytë të vitit 2019 dhe do të japin rezultate të shkëlqyera. Gushti dhe shtatori janë muajt më harmonik që do të kaloni dhe në tërësi 2019 do të jetë e tillë. Ju do të jeni shumë me fat për pjesën më të madhe të vitit. Në qoftë se keni një plan afatgjatë, bëni mirë ta vendosni në zbatim gjatë 2019 sepse do t?ju shkojë ashtu siç keni dëshiruar prej kohësh. Ju do të jeni  të plotësuar në çdo aspekt, sa do të arrini lartësi që kalojnë limitet e qiellit.

Dashuria

Viti 2019 do të jetë i mbarë për të gjithë ata që janë në një marrëdhënie. Intimiteti do të rritet dhe për asnjë moment nuk do të mund të qendroni dot larg njëri-tjetrit. Në qoftë se keni plan për martesë. Ky vit është ideali.

Ka të ngjarë që gjatë periudhës që keni dikë në krah të kaloni vështrimin diku tjetër, dikush i ri do t?ju bëjë përshtypje. Po mos u shqetësoni, ky do të jetë një moment kalimtar.

Ata që janë single, do të kenë një periudhë të vetmuar, pavarësisht njerëzve që do të hyjnë dhe dalin në jetën e tyre.

Paraja dhe karriera

Në fillim të vitit do të keni një gjendje të vështirë ekonomike, po më pas do të përmirësoheni dhe do ta gjeni veten në  një situtë të mirë. Ju do të jeni në gjendje të pakësoni shpenzimet tuaja dhe të rrisni kursimet, kjo do t?ju ndihmojë shumë. Këto ndryshime do të ndodhin sepse yjet janë në një shtrirje pozitive. Por në të njëjtën kohë, puna juaj e madhe do të luajë një rol të rëndësishëm në historinë tuaj të suksesit. Gjatë 2019 do të jeni të lumtur dhe do të gëzoni jetën sepse nuk do të keni problem financiare. Ky është vërtetë një sukses.

Karriera juaj do të lulezojë këtë vit.Nëse keni plane për të ndryshuar punën tuaj ose për të marrë një promovim, kjo është koha e favorshme për çështje të tilla. Pas  muajit prill, ditët në vijim do të kthehen në shumë pozitive për perspektivat e ardhshme të karrierës. Me pak përpjekje, do të merrni më tepër se sa prisni.

Shëndeti 

Nevojat e shëndetit tuaj do të ndryshojnë nga muaji në muaj. Këto ndryshime mund të ndodhin për shkak të  pozicionimit  të Merkurit. Organet që kanë nevojë për më shumë vëmendje sesa të tjerat janë mushkritë dhe zorrët. Ky vit do të jetë mesatarisht mirë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Ka të ngjarë që të sëmureni për shkak të ndryshimeve në mot dhe në mjedis. Në qoftë se keni plan të humbisni peshë, ky është viti ku mund t?ia arrini qëllimit. Ky mision do të arrihet me sukses.

Ujori:

Si do të jetë 2019 për ju?

Viti 2019 do të jetë mjaft efektiv dhe i bekuar me cilësi të jashtëzakonshme analitike. Nëse e keni humbur besimin tuaj në diçka apo ndiheni të pashpresë, mos u shqetësoni, do të ringjallet po nga ju. Niveli i vetbesimit tuaj këtë vit do të jetë në formën e tij më të mirë. Gjatë 2019 do të keni mundësi të vizitoni vende të pa eksploruara më pare dhe të kënaqeni pafundësisht.

Dashuria

Fillimi i vitit 2019, do të ketë një rritje në marrëdhëniet shpirtërore dhe romantike për njerëzit e dashuruar. Nga 20 janari deri në 18 shkurt duhet të punoni për ta bërë lidhjen më të fortë. Pasi me kalimin e kohës shumë mosvarrëveshje do të shfaqen mes jush. Ai/ajo do të zemërohet me çështje të vogla. Ju duhet t?i jepni një mundësi dhe duhet të bëni përpjekje për ta bërë të lumtur. Ky vit do të jetë shumë mirë edhe për jetën tuaj seksuale. Nëse përpiqeni të kuptoni partnerin tuaj, atëherë do të shtoni shumë diversitet në lidhjen tuaj. Janari dhe shkurti janë muaj të rëndësishëm për jetën tuaj seksuale.

Për të gjithë ju që jeni single, nëse përfshiheni  në një  marrëdhënie të padenjë, do të jetë e dëmshme dhe nuk do të përjetoni ndonjë romancë që do ta kujtoni gjatë.

Paraja dhe karriera

Ky vit do të jëtë i vështirë nga ana financiare për ju. Do të keni nevojë për para në fusha të ndryshme të jetës. Do të përballeni me situata jo të lehta , por do të mësoni informacione që më herët nuk i dinit. Nevoja për para do t?ju bëjë të kuptoni dallimin midis miqve të vërtetë dhe atyre që ju qendrojnë pranë vetëm kur i duhesh. Shmangni shpenzimet të cilat janë të panevojshme. Në mesin e vitit, mund të jeni të detyruar të merrni një borxh, për të përmbushur disa nga nevojat dhe dëshirat tuaja. 2019 do t’ju ndihmojë të bëni ndryshime të reja në karrierën tuaj. Periudha nga janari deri në qershor do të jetë më e mira për ju. Vendosni objektivat dhe qëllimet tuaja gjatë kësaj kohe, ju do të jeni në gjendje t?i arrini lehtë pa asnjë problem. Dielli do të kalojë mbi Saturn, kështu që ju duhet të jeni të vetëdijshëm për gjithçka që të merrni vendimet e duhura.

Shëndeti

Shëndeti juaj në fillim të vitit do të jetë tepër delikat, prandaj duhet të tregoni vëmendje ndaj infeksioneve të vogla virale. Duhet të mos ndikoheni nga stresi i punës sepse kjo gjë ju dëmton shëndetin mendor. Nga 15 prilli deri më 15 qershor do të jetë një periudhë vendimtare dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Ndërsa gjatë muajve korrik- gusht do të keni probleme me sëmundjet e mëlçisë dhe verdhëzën. Nëse përqendroheni në shëndetin dhe mirëqenien tuaj, ky do të jetë një vit i mirë për ju.

Peshqit:

Si do të jetë 2019 për ju?

Ky vit do të ketë dritë në fund të tunelit për ëndrrat tuaja afatgjata, qëllimet dhe ambiciet. 2019 është koha më e mirë për të punuar dhe marrë rezultat. Gjatë këtij viti do të ketë ulje dhe ngritje, por ju do të jeni në gjendje të bëni përparime të konsiderueshme në shumë fusha. Do t?ju ndodhin disa ngjarje të papritura, prandaj mbani sytë hapur. Për ata që janë të punësuar diku, do të jetë një kohë shumë e frytshme.

Dashuria

Fillimi i vitit 2019 është i mirë për dashurinë dhe marrëdhënien tuaj. Vështirësitë do të lindin gjatë javës së fundit të shkurtit deri në javën e dytë të marsit. Gjatë kësaj periudhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm në çdo gjë që bëni. Kjo kohë është shumë e dëmshme për marrëdhënien tuaj. Mund të ndodhin ngjarje që mund të çojnë në ndarje.

Ndërsa lumturinë e vërtëtë  do ta arrini në javën e dytë të qershorit. Intimiteti mes jush  do të rritet.

Për ata që janë vetëm, 2019 nuk është viti ku sugjerohet të krijoni një lidhje. Njohja me njerëz të rinj do t?ju sjellë mjaft probleme.

Paraja dhe karriera

Gjendja juaj financiare gjatë vitit 2019 do të jetë me ulje-ngritje. Ju do të keni para të mjaftueshme, por këshillohet të mos bëni shpenzime të panevojshme, pasi do të hasni probleme më vonë. Shmangni dhënien e parave miqve tuaj dhe shokëve, pasi do të jetë i vështirë kthimi mbrapsht. Përkundër ndryshimeve gjatë vitit, gjendja juaj financiare do të mbetet e mire.

Karriera juaj do të jetë shumë e ndritshme. Ju do të bekoheni me bollëk. 2019 do të jetë  një vit i mirë  në qoftë se keni në plan për të ndryshuar punë.  Në dy javët e para të janarit, do të kaloni disa vështirësi, pasi mund mund t?ju vijë një epror i ri. Njerëzit e përfshirë në fushat profesionale si institucionet arsimore dhe  të mjekësisë do të kenë mjaft sukses.

Shëndeti

Viti 2019 do të jetë përgjithësisht i mirë për shëndetin. Duhet të tregoni kujdes në periudhën nga prilli deri në gusht. Disa incidente emocionale mund të ndodhin gjatë kësaj kohe, gjë që do të ndikojë për keq. Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e tjera kronike duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Ndërsa femrat duhet të kujdesen për shëndetin riprodhues dhe gjithashtu të shkojnë rregullisht tek gjinekologu për çdo infeksion sado i vogël të jetë. Peshqit duhet të përzgjedhin dhe ushqimet e tyre, pasi problemet në tretje do t?i shtohen gjatë 2019.





Lajmet e fundit nga