Zbulohet propozimi i PS-së për Reformën Territoriale/ Ja në sa bashki pritet të ndahet vendi
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrati...
Nga Agron Gjekmarkaj
Edhe me entuziastët pro Edi Ramës kanë rënë në pikë të hallit. Këto dy ditë janë të zymtë e të murrëtyer. Fjalën e kanë të rëndë, shikimin si qefin. Kafenë e gjerbin si të jetë helm, më shumë për forcë zakoni. U duket gjithçka si koha e sosjes apo e murtajës. Prisnin që Edi Rama të bënte mrekullinë.
Ndonjë mendonte se PS dhe Ai e duan Shqipërinë zonjë. Ndaj punojnë për të. Këtë formë të re servilizmi e shesin si parim. Disa e shihnin si Krishtin të ngarkuar me Kryqin e Shqipërisë mbi shpinë që i ngjitej asaj tatëpjete për të rilindur. Dhe ai i zhgënjeu përsa prisnin, por ama mrekullinë e bëri si vezë krejt si pula në furrik.
Nxori nga nënvetëdija gjitha shijet e veta frojdiane teksa gatoi qeverinë e re, duke i gjetur çdo teke një fytyrë, çdo qëllimi një emër, çdo halli një myshteri. Shumë prej ministrave, të cilët i përdori si letër higjienike i leu, i shqeu, i ndyu, i zhgërryeu dhe i hodhi shuk e në kosh.
E meritonin atë fund se nuk lanë qelbësirllëk pa bërë, batakçillëk pa kryer, gjepur pa thënë për të mbajtur atë post e mbi te gjitha shikimin e tij mbi ta. Imagjinoni se cdo jetë fytyra e tyre pa atë shikim bash si toka e Alaskës ku 6 muaj rri nata e gjatë. Por ata të mjerët, qyqarët shumëçka e bënë nga karakteri e gjithçka tjetër me urdhër.
Kështu Edi Rama hoqi nga puna disa segmente të vetvetes tani po eksperimenton me disa të tjera. E bën këtë i patrazuar edhe pse fushatat elektorale, votat dhe fitoret sado të përfolura e të konsumuara i mori me këta që largoi.
Mbi kurrizin e tyre të përkulur e të thyer po vendos thembrat e ministrave te rinj. Po të vihet re me mendjen socialistët Pandeli Majko dhe Erjon Braçe kanë çelësat e kashtës në dorë.
I pari një ministri folklorike administron prej muajsh më shume si tallje e Ramës me të duke i dhënë portofolin e patriotizmit.
Braçes i jep Zv Kryeministër post ky që në Shqipëri ka peshe me pak se rojtari i varrezave. Te gjitha vendet ku gëlojnë tenderat i marrin njohje të vjetra e personale pa fizionomi politike. Por problemi më i madh është cilësia e përzgjedhjes.
Nje qeveri kaq qesharake, kaq banale, kaq te turpshme ky vend se ka pasur kurrë. Madje edhe komiteti i Haxhi Qamilit i kishte ca hoxhallarë të shkolluar në Mejtepet e Stambollit, kryeqendër e një perandorie te madhe.
Një dite SPAK dhe BKH nuk është e thënë të kontrollohen nga Edi Rama. Pikërisht në atë agim dikush mund t?u trokasë në derë ministrave që ikën e këtyre që erdhën.
Në mos mund t?u trokasin qytetaret, t?u kërkojnë gjënë e marrë. Urojme te mos vijë kurrë kjo dite jakobinë, por shtigjet kësaj shoqërie po i mbyllen duke i lënë vetëm udhën e ikjes apo të dëshpërimit. Kurrë më parë s?kemi pasur një qeveri kaq kufome e cila mbetet ne këmbë pakuptueshëm.
Pos befasise e dëmit aktual, më e keqja gjë që ndodh me këto identikite ministrash është modeli i keq. Ai në Shqipëri gjen toke pjellore, zë rrënje shpejt e harliset. Pas kësaj çmeritje çdokujt i lind e drejta te jetë ministër në token e Skënderbeut e cila me disa qeveri te tilla behet siç profetizoi Konica, tokë zulushë.
Asnjëri prej tyre se ka seriozitetin e Muho Asllanit e Lenka Çukos, mbi te cilët dikur gëlonin barcaletat. Kjo qeveri është derivat çrregullimesh logjike, egosh tribale, ëndrrash totalitare.
Opozita, e cila dëshiron pushtetin a ka ende ndonjë fuqi morale të brendshme të bëjë ndryshimin? Në mos të presim vullnetin e Zotit sipas ritmit të tij.
Janë zbuluar identitet e dy personave që humbën jetën ditën ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ...
E para mëso të duash dhe të respektosh vetenMe pak fjalë, tr...
Një person ka humbur në jetën qytetin e Pogradecit pasditen ...
Janë arrogantëNormalisht këta persona mund të duken shumë të...
Jetojnë më gjatëËshtë e provuar statistikisht se shumica e g...
Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i di...
Ne mbase nuk jemi të ndërgjegjshëm për faktin që e krijojmë ...
Në opinion ka nxitur debat diskutimi mes deputetëve rreth nj...
Një nga organizatorët kryesor të protestës së diasporës, Gen...
Në një martesë janë shumë faktorët të cilët mund t’ju streso...
Arsyet pse na duken të çuditshme lidhjet me diferenca të mëd...
Gazetarja investigative Anila Hoxha ka hedhur akuza të forta...
Genc Sejko një nga organizatoret kryesore të protestës së di...
Festat e fundvitit kanë shkaktuar radhë të gjata automjetesh...
Ai nuk u kthye më, u kthye veç uniforma e tijPër herë të par...
Në rubrikën e letrave të The Guardian, një vajzë ka shkruar ...
Isha në gjimnaz, më në fund mami më lejoi që të shkoja në ek...
Elsa von Freytag-Loringhoven, nuk kishte asnjë pikë gjaku “b...
UNICEF, Organizata e OKB për Fëmijët e kthen me tmerr vështr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...