Sondazhi/ A i mbështesni protestat e fundit kundër qeverisë?
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Në kryeqytet janë zhvilluar prej disa ditësh protesta kund...
Pasditen e të premtes, më datë 28 dhjetor 2018, rreth orës 16:00, shtetasi Aurel G. është marrë peng për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit, pranë Universitetit “Aleksander Xhuvani”.
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e lajmeve në ?Report TV? ka thënë se shtetasi me inicialet Bexhet M. në mirëbesim, për shkak të njohjes së mëparshme ka hipur në automjetin e viktimës, Aurel G. dhe janë drejtuar fillimisht drejt qendrës së qytetit dhe më pas kanë marrë drejtimin për te Universiteti “Aleksander Xhuvani”.
Sapo kanë arritur aty, papritur Bexhet M. nxjerr pistoletën dhe ia vendos në koke drejtuesit të mjetit Aurel G. duke i thënë se nëse nuk do të ndiqte urdhrat e tij, ai do t?a vriste. Rrëmbyesi i ka dhënë viktimës një shirit plastik që Forcat Speciale zakonisht e përdorin në vend të prangave dhe i ka kërkuar që të lidh duart me të, në të kundërt do t?a qëllonte. Në atë moment, rrëmbyesi i ka thënë viktimës se ishte i detyruar t?a çonte atë pranë një objekti shumë të njohur në Elbasan, i cili njihet si pronë dhe bazë qëndrimi e grupit kriminal më të fuqishëm në qytet.
Ndërsa ka qenë nën presionin e armës, viktima ka nuhatur rrezikun që i kanosej nëse përfundonte si peng për llogari të grupit kriminal, dhe ka tentuar t?i arratiset rrëmbyesit. Autori për shkak të faktit se kishte dëshmitarë në vendngjarje që mund t?a identifikonin nuk ka qëlluar me armë, por e ka goditur fort viktimën me qytën e pistoletës në kokë duke synuar t?a neutralizonte.
Pavarësisht goditjes së rëndë që ka pësuar në kokë, Aurel G, ka dalë nga autovetura dhe i mbuluar me gjak në fytyrë ka vrapuar në drejtim të një patrulle policie që ndodhej rastësisht në rrugë për të shpëtuar nga duart e rrëmbyesit. Në këto rrethana pasi ka parë patrullën e policisë, e përbërë nga dy efektivë, një prej tyre police femër dhe pamundësinë për t?a kapur sërish Aurelin, autori i krimit Bexhet M. është larguar nga vendngjarja me shpejtësi duke marrë mjetin e viktimës.
Automjeti i Aurel G. është gjetur disa orë pas ngjarjes nga vëllai i tij, i braktisur në një nga rrugicat e periferisë së qytetit pasi i ishte ndërruar targa e parë. I tmerruar nga ajo që i kishte ndodhur dhe i trembur se mund t?i rrezikohej sërish jeta, Aurel G. është paraqitur i plagosur dhe i gjakosur në komisariatin e Elbasanit për të kërkuar mbrojtje nga policia dhe për të kallëzuar pengmarrjen.
Sipas informacionit të marrë nga policia e Elbasanit thuhet se: “Aurel G. ka denoncuar se është marrë peng dhe më pas është plagosur me qytën e pistoletës nga shtetasi Bexhet M. me të cilin kishte njohje prej 10 vitesh. Autori i ka thënë viktimës se ishte detyruar t?a bënte këtë gjë për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan. Bexhet M. ka tentuar t?a dorëzojë pengun të lidhur me pranga tek vendqendrimi i këtij klani të njohur për llogari të drejtuesit të tij. Autori i ka deklaruar viktimës se ishte detyruar të merrte përsipër edhe ekzekutimin e një personazhi tjetër të njohur ne qytetin e Elbasanit, me inicialet K.M.”.
Oficerët e policisë që kanë kontaktuar fillimisht me viktimën, sapo kanë marrë vesh se kush fshihej pas kësaj pengmarrje kanë hezituar t?a marrin kallëzimin. Por kur kanë hasur në këmbënguljen e viktimës nuk kanë patur rrugë tjetër veçse të marrin deklarimet e tij. Por në vend që viktimës t?i ofrohej mbrojtje nga Policia, atij i është dhënë një vërtetim në të cilin duhej të paraqitej te mjeku ligjor për të ekzaminuar nivelin e dëmtimit që kishte pësuar nga goditja me qytën e pistoletës në kokë.
Viktima edhe pse ka dorëzuar në Polici, në cilësinë e provës materiale dhe telefonin celular, është kërcënuar që të tërhiqte denoncimin pasi në të kundërt ai dhe familja e tij do kishin pasoja tepër të rënda. Kërcënimi i është bërë duke i dërguar fjalë pranë familjes së tij me persona të tretë për të heshtur dhe tërhequr kallëzimin.
Disa orë pas ngjarjes, vëllai i viktimës ka dorëzuar në Polici mjetin e Aurel G. me të cilin autori ishte larguar nga vendngjarja dhe më pas e kishte braktisur. Policia e Elbasanit edhe pse ka marrë kallëzimin, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e viktimës dhe celularin e tij, nuk ka bërë asnjë tentativë për të arrestuar autorin apo shoqëruar personat për llogari të të cilëve ishte porositur kjo pengmarrje.
Policia lokale vetëm ka shpallur në kërkim Bexhet M. por nuk ka patur asnjë kontroll të banesave të tyre apo të vendit ku pretendohet se do të dorëzohej pengu. Për më tepër, viktima nuk është marrë në mbrojtje të menjëhershme nga policia lokale, duke iu lënë dorë të lirë autorëve t?a kërcënojnë me jetë atë dhe familjen e tij, shkruan “Shqiptarja.com”.
Ky është rasti i radhës, duke filluar nga pranvera e këtij viti, kur në qytetin e Elbasanit, kanë ndodhur një seri rrëmbimesh dhe pengmarrjesh të qytetarëve të ndryshëm, kur janë djegur me zjarr apo lëndë eksplozive banesa, biznese private apo automjete të personave që dyshohen si lidhje e kundërshtarëve.
Të gjitha këto veprime janë kryer nga një klan i njohur kriminal që bën ligjin në Elbasan prej afro dy dekadash dhe autorët jo vetëm që nuk janë arrestuar në asnjë rast, por hetimet janë pezulluar ose arkivuar për mungesë provash dhe autorësh. Sëpaku deri tani, personat e marrë peng, pasi janë rrahur dhe torturuar janë lënë sërish të lirë me “porosinë dashamirëse” që të mos flasin, ndryshe nga në Vlore apo në Shkodër ku kufomat e të rrëmbyerve nuk janë gjetur më.
Gazetari Artan Hoxha, nga studio e lajmeve në Report TV, ka ...
Tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përshkuan tër...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me mini...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas pasi ka dhunuar...
Vendimi i qeverisë që rrit pagën minimale nga 24 në 26 mijë ...
Lagja Skënderbej në qytetin e Elbasanit është shumë problema...
Zyra e posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe misionet d...
Drejtori i Institutit Kundër Krimeve të Komunizmit, Agron Tu...
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e ...
Ligjvënësi Eliot L. Engel, i bëri thirrje departamentit amer...
Qendrimi në këmbë minimizon shanset për t’u prekur nga probl...
Analisti dhe gazetari Ilir Demalia ka thënë se kryeministri ...
AkrepiPersonat e lindur nën shenjën e Akrepit, janë pak kokf...
Nga Lorenc VangjeliNëse basti i Edi Ramës ishte që të habist...
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë konsideron se me miratimi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Lëkurë e thatëLëkura e tharë është shenjë e mungesës së vita...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në komunë...
Ish-anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Busha...
Një nga ëndrrat më të këqija që mund të shohësh është tradhë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...