"Lleshaj nuk përshtatet me Ramën"/ Paralajmëron gazetari: Nga e hëna prisni më shumë
Sokol Balla, gazetari dhe moderatori i emisionit “Real Story...
Në Tiranë, ndërrimi i matësave të uji përbën shpesh një shqetësim për qytetarët. Kryeqyteti rezulton të ketë nivelin më të lartë të ndërrimeve të matësave, krahasuar me disa nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, e po ashtu dhe koston më të lartë. Vetëm për vitin 2017 rezulton që banorët e Tiranës të kenë paguar mbi 900 mijë euro për vendosjen e aparaturave të reja
Ndjekim kronikën e përgatitur për Zërin e Amerikës nga gazetarët Geri Emiri dhe Ardit Hoxha të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.
Enver Palushi la Peshkopisë vite më parë, për t?u vendosur në kryeqytet. Shkak u bë nevoja për kurimin e djalit paraplegjik. Enveri jeton në një apartament në rrugën ?Fuat Toptani?, ku thotë se nuk ka gjetur paqe me matësin e ujit. ?Kam paguar kontratën e ujit tek ujësjellësi dhe sahatin e ka
vendosur firma e ndërtimit të pallatit. Herën e dytë e ka ndërruar ujësjellësi dhe kam paguar
1800 lekë vetë dhe herën e tretë, në vitin 2016 e kam paguar vetë, 45 mijë lekë të vjetra?.
Ndërrimin e matësve të ujit, UKT e kryen bazuar në Kodin e Ujit, ku specifikohet, ndër të tjera, se ujësjellësi e ndërron atë kur ai mbush një periudhë 5-10 vjeçare, megjithëse mund të mos ketë shfaqur asnjë problem.
Të dhënat zyrtare të vëna në dispozicion nga vetë UKT, tregojnë se për vitin 2017 janë ndërruar 26.650 ujë matës, ose 12.9 përqind e totalit. Trendi duket në rritje dhe për 2018, ku vetëm në tremujorin e parë janë ndërruar 8887 të tillë.
Shifrat rezultojnë të larta nëse i krahasojmë me një tjetër qytet të madh si ai Durrësit, ku përgjatë vitit 2017 janë ndërruar 6576 ujëmatës ose 8.2 % e matësve, ndërkohë që deri në fund të muajit tetor të këtij viti 3476 aparate, më pak se gjysma e atyre që në Tiranë janë ndërruar vetëm në tre muajt e parë të vitit.
Nga numri i ujëmatësve të ndërruar në vitin 2017, rezulton se konsumatorët i kanë paguar Ujësjellësit Tiranë, pak më shumë se 900 mijë euro.
Cmimi prej 4200 lekësh rëndon veçanërisht pensionistët. Po në rrugën ?Fuat Toptani?, banon edhe Hysnije Osmani. Për të tarifa e matësit të ndërruar nga UKT-ja është e lartë. Pensionistes vitet e fundit i është ndërruar disa herë matësi i ujit: ?Unë e kam ndërruar tre herë. Më thanë mua e ke me ofertë, e hoqën atë dhe vunë tjetër. Muajin tjetër kur kam shkuar (prerje) unë bile kam qarë se unë vetëm 90 mijë marrë pension dhe me çfarë ta paguaj unë.?
Edhe vlera e matësit prej metali që vendoset nga UKT, është më e lartë se në katër qytete të mëdha në vend. Në Durrës një matës uji që vendoset nga ujësjellësi kushton 3500 lek. Në Elbasan kosto e një ujëmatësi shkon deri në 2000 lekë dhe në Shkodër 3000 lekë. Ndërsa në Vlorë qytetarët janë të lirë ta blejnë atë vetë dhe paguajnë pranë Ujësjellësit vetëm 1000 lekë për instalimin.
Dhe në qytetin e Tiranës konsumatori mund ta blejë matësin e ujit në një pikë shitje të certifikuar dhe paguan më pas tek UKT vetëm vlerën e montimit. Një veprim i tillë dë të kushtonte 3100 lekë, duke kursyer në këtë mënyrë 1100 lekë.
Sipas ligjit konsumatori njoftohet një muaj përpara se të ndërrohet ujëmatësi nga ujësjellësi, që ai të mund ta blejë vetë vetë me ujëmatësin nëse dëshiron. Ujësjellës Kanalizime Tiranë thotë se e realizon këtë proces, duke përdorur disa forma, njoftimi i konsumatorit me shkrim, nëpërmjet administratorit dhe gjithashtu kujdeset që të afishojë në vende të dukshme të godinës njoftimin me shkrim.
Por, Enver Palushi pretendon të kundërtën, duke treguar se ndërrimin e ujëmatësit e mësoi kur
shkoi të paguante faturën e konsumit të ujit: ?Kur të ndërrohet sahati duhet të njoftojnë ato dhe jo të ju mbushet mendja dhe vijnë e ndërrojnë sahatin, pa njoftuar përgjegjësin e pallatit, hiç asgjë?.
Ashtu si Enveri dhe Hysnija, 83 % e abonentëve të UKT-së janë familjarë. Trendi shqetësues i ndërrimit të matësve pasqyrohet edhe në përgjigjen zytare që UKT dha për ?Zërin e Amerikës?. Për vitin 2017 janë depozituar 39 ankesa lidhur me ujëmatësat. Ndërsa deri në muajin gusht të këtij viti, janë depozituar 61 ankesa. Pavarësisht informacionit të ofruar, asnjë prej titullarëve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë nuk pranoi të jepte shpjegime para kamerave.
Edi Fero, nga Shoqata e Konsumatorit Shqiptar ngre dhe shqetësimin e cilësisë së ujëmatësve: ?Duhet të ketë cilësi të një standardi të caktuar, çka do të thotë se duhet të jetë bronz. Ne kemi konstatuar sahatë që janë gizë dhe janë të lyer me varak të përngjashme me ngjyrën e bronzit. Çka do të thotë se i ul jetëgjatësinë sahatit dhe ai nuk është një sahat i një cilësie të mirë.?
Lidhur me blerjen e ujëmatësve, UKT bën me dije se kjo realizohet nëpërmjet një procesi transparent dhe të ligjshëm prokurimi. Nga analizimi i tenderave të zhvilluar në vitet 2017-2018, rezulton se në njërin rast një kompani e ka fituar e vetme tenderin pa konkurrentë dhe në rastin tjetër ka pasur ankesa për tenderin, që shkon në vlerën rreth 1.3 milion euro pa TVSH./voa
Sokol Balla, gazetari dhe moderatori i emisionit “Real Story...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbrëmjen e s...
Java që po mbyllet u shenjua nga etiketimi i Edi Ramës si nj...
Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës gjatë kësaj jave jan...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku e ftua...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një shkrim tallës ndaj qeveri...
Kryeprokurorja në detyrë, Arta Marku nuk është e duhura për ...
Festava të fundvitit do t’u mungojë këtë herë zhurma e fishe...
Gazetarja investigative, Klodiana Lala nga studio e emisioni...
Tendenca e përbotshme për Fake news e për fakte alternative ...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një studenti, ...
Fluturimi Kjo ëndërr është shenjë e punës së madhe dhe eduki...
Petrit Vasili, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI nga stud...
Të vendosësh një maskë, për t’u pëlqyer të tjerëveNëse fyty...
Ka filluar edhe për ditën e sotme protesta kundra projektit ...
Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se kry...
Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është tak...
Autoritetet e policisë në Angli kanë arrestuar 3 shtetas shq...
Mes psikologëve dhe modelistëve të sjelljes si dhe shkencëta...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...