Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë kundra projektit të Unazës së Mashe.
Gjatë fjalës së tij për mediat, Basha tha se rrëzimi i vettingut në politikë nga ana e mazhorancës, duke bërë që të kuptohet se cilët janë ata politikanë që kanë lidhje me krimin.
?Ne propozuam vettingun politik, që këta njerëz të mos jenë më në parlament. Çlirimi i politikës nga krimi është domosdoshmëri, shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por dje në Kuvendin e Shqipërisë ngritën kartonin një pakicë që janë në krahë të krimit. Dje ndodhi vettingu i politikanëve, kush ngriti kartonin ka lidhje me krimin. Ne mbështesim protestën e shqiptarëve. Sot ju bëj thirrje qytetarëve se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që kjo klikë e korruptuar e lidhur me krimin, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës qytetare?- tha kryedemokrati.
Më tej kryetari i opozitës tha se rruga për mbrojtjen e shtëpive është bashkimi i të gjithë banorëve dhe qytetarëve shqiptarë.
?Prokuroria ka rënë, gjykata ka rënë, shteti ligjor e kushtetues ka rënë, por vetëm qytetarët e bashkuar, siç janë edhe sot, mund t?i shpëtojnë shtëpitë e tyre. Ata të bashkuar mund t?ia dalin, siç ia dolën të zmbrapsin kompanitë?, -deklaroi Basha.
Fjala e plotë:
Jemi sonte si çdo natë në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, edhe banorëve të zonës së Lanës, që u janë bashkuar kësaj proteste, me deputetë të pranishëm këtu, me këshilltarë bashkiakë, për të mbështetur protestën e tyre të drejtë, e cila ishte i vetmi mjet që e ndau prishjen e banesave të tyre dhe shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës, nga zbrapsja e kësaj afere korruptive që sot e ka marrë vesh gjithë Shqipëria dhe gjithë bota.
Por ditët e fundit Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër aferë, e cila për nga përmasat financiare është edhe më e madhe. Sot, të gjithë e keni parë, se si me dokumente zyrtare është faktuar mashtrimi i Erion Veliajt, se në fakt ai vetë ka firmosur devijimin e lumit të Lanës, për të mos prekur asnjë centimetër katror të pronës së Edmond Begos, dhe për të shkatërruar shtëpitë e mbi 200 familjeve. Dhe pasi ka nënshkruar këtë akt, ky akt është sanksionuar më tej edhe nga firma e Edi Ramës.
Çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Evropë, Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë bërë një akt që nuk ka ndodhur në 2 mijë vjet histori, kanë zhvendosur lumin, kanë bërë plan të prishin shtëpitë e mbi 200 familjeve, për të favorizuar një trafikant të dënuar droge, i cili do të ndërtojë një project me vlerë 60 milionë euro.
Kjo që kemi denoncuar sot lidhet ngushtë me atë që ndodhi dje në parlament. Të gjitha këto vendime, këto shkelje flagrante të kushtetutës, siç e përmendi edhe parafolësi këtu, këto shkelje flagrante të ligjit bëhen për të favorizuar oligarkë dhe kriminelë. Oligarkët dhe kriminelët mbushin xhepat e këtyre pushtetarëve, të cilët po shkelin kushtetutën dhe ligjin dhe po abuzojnë me pushtetin, pikërisht për të mbushur xhepat e tyre dhe për të siguruar pasurinë dhe pushtetin e tyre.
Nuk ka asnjë projekt zhvillimi për Shqipërinë dhe nuk ka asnjë politikë ekonomike për Shqipërinë, nuk ka asnjë politikë sociale për Shqipërinë. Familjeve në nevojë ekonomike u hiqet ndihma ekonomike, studentët detyrohen të paguajnë 2, 3 herë derisa më nuk kanë asnjë mundësi. Tarifat rriten vit pas viti. Pensionistët janë harruar dhe pensionet e tyre rriten më pak se iflacioni. Sistemi shëndetësor është në kolaps por Edi Rama, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri dhe një grusht politikanësh të korruptuar bashkë me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh janë sot ndër më të pasurit e Ballkanit, politikanët më të korruptuar të Europës.
Ndaj ne propozuam vetingun në politikë. Me vetingun në politikë këta njerëz nuk do të ishin as në qeveri dhe as në parlament apo në bashkitë e vendit. Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar prej fillimit një zgjidhje për këtë problem kaq të madh dhe dje plotikanët me integritet patën patën rastin ta votonin por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ngriti kartonat një shumicë që përfaqëson popullin por një pakicë që zhvat, grabit, dhe vjedh popullin kjo është domethënia e votimit dje.
Dua ti them qytetarëve shqiptarë se dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kur ligjit për vetingun e politikanëve, kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit, si bashkëpunëtorë të oligarkisë, bashkëpunëtorë të vjedhjes. Ata e kanë bërë këtë sepse janë kapur në flagrancë siç janë kapur Edi Rama dhe Erion Veliaj duke devijuar lumen e Lanës, e përsëris, duke devijuar Lumin e Lanës dhe ndryshuar Plalin Urbanistik të vitit 2013 duke e devijuar atë me qëllim që një trafikant i dënuar të mos i preket asnjë centimeter nga toka ku do të bëjë një zhvillim 60 milionë euro pavarëisht se kjo do të thotë shkatërrim i shtëpive të mbi 200 familjeve të qytetarëve shqiptarë.
Ne mbështesim dhe do të mbështesim protestën e qytetarëve shqiptarë kudo që ajo ndodh. Ne mbështesim dhe do të mbështesim protestën e e studentëve të cilët vendosur ta përshkallëzojnë atë dhe sot duhet ti bëj thirrje qytetarëve se mënyra e vetme për ta zgjitur këtë përmes ligjit, përmes ndryshimit të Kushtetutës dështoi dje në Kuvend.
Ndaj sot në emër të opozitës ju bëj thirrje dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj, që kjo klikë e korruptuar politikanësh të lidhur me krimin dhe oligarkinë që më pas grabisin shtëpitë tuaja për tu pasuruar me paratë e krimit, që kjo klikë e votoi kundër, ta imponojmë me forcën e rezistencës dhe qendrësës qytetare.
Së bashku do tia dalim siç ia kanë dalë së bashku këta banorë të Unazës së Re të zprapsin planin korruptiv të Unazës, siç ia kanë dalë ti zbulojnë botës aferën e madhe korruptive që fshihet prapa këtij skandali, kështu do tia dalin shqiptarët kudo së bashku, siç ia dolën studentët së bashku, jo vetëm ta sparapsin por edhe ta demaskojnë Edi Ramën si një kufomë politike, si një njeri nuk gëzon më as besimin dhe as respektin e asnjë shqiptari, ia dolën ti tregojnë shqiptarëve se ajo që ushqen ditë për ditë Edi Rama, supa e propagandës nuk hahet më. Ëhstë qelbur. Askush nuk e konsumon më çorbën e qelbur të propagandës së Edi Ramës. Pra ia kemi dalë të nxjerrim të vërteta të mëdha këto javë falë qendrës së banorëve të Unazës. Disa prej tyre e kanë paguar shtrenjtë si një nga luanët e protestës siç e thërrasin banorët këtu, Dori, të cilit dua ti uroj ribashkimin me familjen pa harruar edhe dy protestuesit e tjerë që mbahen padrejtësisht dhe egërsisht nga Edi Rama në burg.
Megjithatë edhe e sotmja është një ditë ku të gjithë së bashku të sjellim vëmëndje se forca më e madhe në këtë vend është forca e qytetarëve të bashkuar. Ligji ka rënë, gjykatat kanë rënë, prokuroria nuk egziston por qytetarët e bashkuar mund të shpëtojnë shtëpitë e tyre siç po ndodh këtu. Mund të shpëtojnë Kushtetutën dhe ligjin, mund së bashku të shpëtojmë Shqipërinë. Ardhtë sa më parë kjo ditë të gjithë së bashku ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitoren e qytetarisë, fitoren e ligjit, fitoren e Kushtetutës, fitoren e vlerave europiane në Tiranë dhe mbarë Shqipërisë.
Pyetje: Z Basha, media ka zbuluar anulimin e koncensionit Thumanë-Kashar. A u arrit kjo falë denoncimeve tuaja?
Basha: Së pari, duhet ta verifikojmë nëse është anuluar ose jo. Unë i kam parë denoncimet në media por duhet ta verifikojmë nëse ka ndodhur ose jo. Një gjë është e sigurtë. Afera e Unazës ka vënë në lëvizje jo thjeshtë opinionin public shqiptar por edhe instrumenta të pakorruptueshme të drejtësisë siç është ajo amerikane. Një gjë tjetër është e sigurtë që kjo aferë nuk mund të ndodhte me vendimin një njeriu dosido, psh të vetëm të Afrim Qendros, megjithëse ai është kokë e këmbë brenda. Nuk mund të ndodhte as vetëm me vendimin e Damian Gjiknurit, padyshim që edhe ai është kokë e këmbë brenda. Bashkimi i gjithë këtyre institucioneve, ministrisë së Financave, së Ekonomisë, Infrastrukturës, të Brendshme, të Bashkisë së Tiranës, sin ë aferën e Unazës, i Agjensisë së Prokurimit Publik, i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, ashtu edhe në aferën e devijimit të Lumit të Lanës, për ti dhuruar një trafikanti tokën mbi të cilën të ndërtojë 60 milionë euro projekt, mund të ndodhin vetëm me investimin e një njeriu, i cili është i njëjti njeri që i ka mbyllur gojë prokurorisë. Se kush është ky njeri, banorët e unazës e dinë fare mirë dhe jam i sigurtë që çdo shqiptar e di. Asnjë sprasje për sy e faqe nuk ka për ti gënjyer qytetarët. Edi Rama do të mbajë përgjegjësitë e tij para ligjit. Ndërsa përsa i përket koncensioneve, nga i pari tek i fundit, ato do të anulohen dhe paratë e vjedhura dhe grabitura të qytetarëve më të varfër të Europës do tu kthehen atyre, do ti rikthehen Shqipërisë dhe shqiptarëve./CNA.al
Java që po mbyllet u shenjua nga etiketimi i Edi Ramës si nj...
Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës gjatë kësaj jave jan...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku e ftua...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një shkrim tallës ndaj qeveri...
Kryeprokurorja në detyrë, Arta Marku nuk është e duhura për ...
Festava të fundvitit do t’u mungojë këtë herë zhurma e fishe...
Gazetarja investigative, Klodiana Lala nga studio e emisioni...
Tendenca e përbotshme për Fake news e për fakte alternative ...
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një studenti, ...
Fluturimi Kjo ëndërr është shenjë e punës së madhe dhe eduki...
Petrit Vasili, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI nga stud...
Të vendosësh një maskë, për t’u pëlqyer të tjerëveNëse fyty...
Ka filluar edhe për ditën e sotme protesta kundra projektit ...
Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se kry...
Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është tak...
Autoritetet e policisë në Angli kanë arrestuar 3 shtetas shq...
Mes psikologëve dhe modelistëve të sjelljes si dhe shkencëta...
“T’i dorëzohen drejtësisë njerëzore si dhe të përgatiten për...
Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mbajnë vendin e parë në Bal...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...