Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Tendenca e përbotshme për Fake news e për fakte alternative është rritur me shpejtësi prej ardhjes në pushtet të Presidentit të SHBA Trump. Madje edhe BE mund të rrezikohet, mendon Thomas Brey.
Presidenti i SHBA, Donald Trump e dha sërish këtë javë modelin e tij. Ai e akuzoi shërbimin e twitterit, gjithsesi kanali më i rëndësishëm për komunikimin e tij politik, se ua vështirëson përdoruesve ndjekjen e llogarisë së tij në twitter @realdonaldtrump. Në të vërtetë, numri i atyre që e ndjekin Trumpin në twitter, vetëm që prej korrikut është rritur me rreth tre milionë. Në fund të tetorit, ky politikan i lartë, që konsiderohet si krijuesi më i rëndësishëm i Fake news, i sulmoi edhe njëherë më shumë mediet e njohura të vendit të tij. “Mediet e Fake news janë armiqtë e vërtetë të popullit. Ato duhet të pushojnë armiqësinë e hapur dhe të raportojnë në mënyrë të drejtë”. Mesazhi është i qartë: mediet serioze të SHBA të respektuara në të gjithë botën, si New York Times, Washington Post ose CNN përhapin në mënyrë të njëanshme përmbajtje të gabuara, në një kohë kur Presidenti ndihet i detyruar ndaj së vërtetës.
Edhe Rusia – burim i Fake News
Në fakt duhet të ishte e qartë: faktet janë fakte, interpretimi dhe komentimi që rrjedhin prej tyre nga ana tjetër lënë hapësirë të madhe veprimi. Por sot edhe vetë faktet nuk janë më të padiskutueshme. Në rrjetet sociale në fuqi është e drejta e më të fortit, dëgjon ankesa. Ai që ka pushtetin, për ta shitur të gabuarën si të vërtetë, mund ta imponojë deklaratën e tij të pasaktë si të vërtetë të re. Nga kjo ka frikë ndërkohë edhe BE. Komisioni i BE e sheh Rusinë si burimin kryesor të informacioneve false dhe në këtë mënyrë si faktor ndikimi ndaj zgjedhjeve në Evropë. Moska akuzohet se ka ndikuar votimin për daljen britanike nga BE dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Ndodhemi përballë një “sfide të vërtetë për sistemet tona demokratike”, paralajmëruan kryetarët e shteteve dhe të qeverive në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel.
Jo më larg se nëntori, një sulm kibernetik ndaj një anëtari të BE, Lituanisë, shkaktoi shqetësim. Persona të panjohur postuan në portalin “Kas Vyksta Kaune?” (Si është puna në Kaunas?) një lajm të gënjeshtërt, për të diskreditur NATO-n, raportoi mediumi. Sipas tij, aleanca ushtarake planifikon një sulm kundër Bjellorusisë. Pas përvojave përkatëse negative, Asambleja Kombëtare franceze miratoi pak ditë më vonë një paketë ligjesh qëllimisht kundër Fake news në fushatat elektorale. Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley, do t’i vëzhgojë me vëmendje pasojat e strategjisë së re kundër lajmeve të gënjeshtërta, bëri të ditur ajo.
Lajmet e gënjeshtërta në qendrën e pushtetit të BE
Fenomeni i lajmeve të gënjeshtërta, pra pohimi i së vërtetës mbi dukshëm të gënjeshtërtat, ndërkohë ka mbërritur edhe në qendrën e pushtetit të BE. Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker flet hapur. “Në Këshillin Evropian e kam bërë shumë të qartë, që disa nga kryeministrat, që ndodhen atje janë vetë burime të Fake news”, tha ai pas një takimi të nivelit të lartë në mes të dhjetorit. Halë në sy për të është veçanërisht kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban: “Kur zoti Orban thotë për shembull që unë jam përgjegjës dhe fajtor për Brexitin, atëherë këto janë Fake news. Kur ai thotë që përgjegjës për Brexitin janë migrantët, atëherë këto janë Fake news”, kritikoi ai.
BE e ka kuptuar forcën shpërthyese të lajmeve të gënjeshtërta dhe do të marrë masa. Në fillim të dhjetorit, Komisioni publikoi një plan veprimi, i cili parashikon, që paratë, nga aktualisht 1,9 milionë euro të shtohen në pesë milionë. Por me sa duket kjo është vetëm një shumë për ta harruar, përballë qindra dhe disa qindrave milionë eurove, që ka vënë në dispozicion Rusia për “luftën e saj informative” me Perëndimin.
Strategjia kundër Fake news nis në shkolla
Kjo në një kohë kur përballë pasojave dramatike “të të vërtetave të pavërteta”, është i nevojshëm një hap i madh. Sepse ndërkohë të rinjtë përballen të paktën një herë në javë me Fake news dhe me fjalime urrejtjeje, një e pesta madje përditë, doli nga një sondazh i “Fondacionit Vodafone” tetorin e kaluar. Tri të katërtat e të pyeturve dëshirojnë gjithashtu që lajmet e gabuara dhe hate speech të trajtohen si tema në shkolla, ku ato nuk janë tema.
Një strategji që premton sukses në plan afatgjatë kundër Fake news& Co duhet të nisë që në shkolla, për këtë janë të të njëjtit mendim të gjithë ekspertët. Por në Gjermani, pesë miliardë eurot që qenë planifikuar për digjitalizimin e shkollave, për shkak të kundërshtive politike një herë për njëherë janë bllokuar. Ndryshimi i kushtetutës gjermane, i planifikuar për këtë qëllim nga federata, bllokohet për shkak të rezervave në të drejtën kushtetuese nga shumë lande. Pakti digjital në formën e planifikuar nga qeveria federale është “një sulm frontal ndaj rendit tonë federal” dhe prandaj duhet të kundërshtohet, e argumenton për shembull këtë kritikë kryeministri i landit të Baden-Vyrttembergut, Winfried Kretschmann. Sepse ne “nuk duam xhuxhëzimin e landeve”, argumenton ky politikan i njohur i Të Gjelbërve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një studenti, ...
Fluturimi Kjo ëndërr është shenjë e punës së madhe dhe eduki...
Petrit Vasili, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI nga stud...
Të vendosësh një maskë, për t’u pëlqyer të tjerëveNëse fyty...
Ka filluar edhe për ditën e sotme protesta kundra projektit ...
Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se kry...
Ditën e sotme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është tak...
Autoritetet e policisë në Angli kanë arrestuar 3 shtetas shq...
Mes psikologëve dhe modelistëve të sjelljes si dhe shkencëta...
“T’i dorëzohen drejtësisë njerëzore si dhe të përgatiten për...
Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mbajnë vendin e parë në Bal...
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se prezenca e trupave ame...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Gjumi i pakët sipas studimeve, vendos në rrezik shëndetin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një denoncim që ...
Ligjvënësit amerikanë nuk arritën të gjenin rrugëdaljen për ...
Ish-ministri i Drejtësisë në periudhën e koalicionit PS-LSI,...
Do të doja mos të të kisha takuarTë dëgjosh këtë frazë është...
Një i ri, i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në pranga...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...