Vila në Surrel dhe pasuria/ Studenti “gozhdon" Ramën
Ndërsa para kryeministrisë vijon protesta e studentëve, në V...
Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosvaleviç, i njohur si Guri, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e tre shqiptaro amerikanëve në vitin 1999.
Vendimi është marrë në bazë të një ligji që i mundëson sekretarit të shtetit që kur ka informacione të qëndrueshme se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, t’u ndalohet hyja e tyre dhe familjarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara.
Kundër Radosavleviçit, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro amerikanë, në vitin 1999.
Ndalimi përfshinë edhe gruan dhe të bijën e Goran Radosavleviçit.
Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.
Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.
Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.
Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, në mesin e shumë trupave të civilëve shqiptarë që ishin dërguar atje në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Goran Radosavleviç, është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë në partinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Byrtyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.
Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë shtruar trysni mbi Beogradin që të ndriçojë këtë rast ndërsa një grup ligjvënësish amerikanë kishte kërkuar që përparimi në këtë çështje të jetë faktor thelbësor në vendosjen e marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë./voa
Ndërsa para kryeministrisë vijon protesta e studentëve, në V...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar d...
Të paktën 235 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga ...
Ndoshta janë më të njohura rastet e shqiptarëve që kanë lënë...
Bregdeti i Sarandës mbetet një vend tërheqës për turistët jo...
Ndal korrupsionit, duam drejtësi, jashtë politika, poshtë ne...
Pas rreshjeve të borës, rrugët e qytetit të Bulqizës ndodhen...
Studentët e universiteteve publike vijojnë protestën, duke p...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një 12-vjeçar ...
Teksa bashkëbisedimi me studentët e Vlorës dhe kryeministrit...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje...
Mbi 46 milionë euro do të japë Gjermania për Kosovën për vit...
8 muaj pa marrë pagat, i ka detyruar punonjësit e ujësjellës...
Takimi me studentët e Vlorës, duket se po i del nga kontroll...
Një tjetër student në bashkëbisedimin me kryeministrin Rama ...
Në vijim të takimeve me studentët në Universitete të ndryshm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin r...
Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me aksidentin ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...