“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ndal korrupsionit, duam drejtësi, jashtë politika, poshtë nepotizmi. Studentët e Universitetit të Tetovës kanë shprehur përmes protestës pakënaqësinë e tyre për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.
Studentët e Universitetit të Tetovës, të cilëve iu janë bashkangjitur edhe disa grupe të studentëve nga Universiteti “Nënë Tereza? nga Shkupi dhe Universitetit të Europës juglindore në Tetovë, përmes protestës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.
Studentët gjatë parakalimit në rrugët e Tetovës kanë mbajtur parulla, ku shkruhej: “Ndal korrupsionit?, “Kërkojmë drejtësi?, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar?, “Jashtë partitë politike, poshtë nepotizmi?. Studentët marshin protestues e përfunduan para godinës së Universitetit të Tetovës, pasi atyre nuk iu është lejuar hyrja në oborrin e UT-së nga ana e forcave të policisë.
Kërkesat e studentëve
Studentët kanë parashtruar plotësimin e 13 kërkesave, mes të cilave heqjen e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimin e tarifës për studentët e huaj, largimi i pagesës prej 100? për çregjistrim nga universiteti, ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar, furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët, parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikaë dhe verifikim të plagjiaturave, të ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike dhe urgjentisht të çlirohet Universitetet nga nepotizmi i skajshëm.
“Ne kërkojmë që partitë politike të heqin dorë nga parlamentet studentore?. “Kemi kërkesat që duhet të plotësohen pa dialog e pa asnjë kusht tjetër. Pa plotësimin e kërkesave tona ne nuk do ndalemi. UT-ja është e kapur për fyti nga nepotizmi dhe politika?, ankohen studentët në protestë. “Kemi dal t`i përkrahim studentët, fëmijët tanë?, thonë prindër që kanë marrë pjesë në protestë.
“Kërkesat janë shumë me vend, unë jam nga një universitet privat i UEJL-së, bazuar në kërkesat e tyre ata u drejtohen universiteteve shtetërore, megjithatë edhe ne kemi probleme?, thotë studente tjetër. “Unë sot jam në rolin e maturantit, nesër edhe unë do të jem në rolin e studentit, prandaj duhet që këto çështje të zgjidhen sa më parë dhe ne në të ardhmen të kemi kushte më të mira?,- u shpreh një pjesëmarrës tjetër në marshin protestues. Studentët kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditët e ardhshme.
UT: Jemi të gatshëm të dëgjojmë zërin e studentëve
Nga Universiteti i Tetovës ka dalë një deklaratë për shtyp, ku theksohet, se kurrë nuk ka pasur hezitim të dëgjohet zëri i studentëve dhe se Universiteti i Tetovës është i rinisë studentore dhe popullit. “Për çdo shqetësim studentor, për aq sa kemi pasur ankesa të bazuara dhe të qëndruara, ne gjithmonë kemi marrë masat e duhura dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i qëndrojmë fisnik këtij parimi human, etik dhe ligjor. UT është i popullit dhe rinisë studentore dhe nuk guxon të bëhet tabelë qitjeje e askujt, aq më pak e grupeve të caktuara të interesit. Çdo shqetësim, pakënaqësi apo revoltë duhet të zgjidhet institucionalisht?, thuhet mes tjerash në komunikatën e UT-së.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shkup thotë se po i ndjek me vëmendje kërkesat e studentëve që i paraqitën në protestën e organizuar në Tetovë, edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk janë njoftuar për to. Ajo shprehet se punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor në të gjitha nivelet, përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit./DW
Pas rreshjeve të borës, rrugët e qytetit të Bulqizës ndodhen...
Studentët e universiteteve publike vijojnë protestën, duke p...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një 12-vjeçar ...
Teksa bashkëbisedimi me studentët e Vlorës dhe kryeministrit...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje...
Mbi 46 milionë euro do të japë Gjermania për Kosovën për vit...
8 muaj pa marrë pagat, i ka detyruar punonjësit e ujësjellës...
Takimi me studentët e Vlorës, duket se po i del nga kontroll...
Një tjetër student në bashkëbisedimin me kryeministrin Rama ...
Në vijim të takimeve me studentët në Universitete të ndryshm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin r...
Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me aksidentin ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot mbledhjen e p...
Kryeministri Rama është kapur me disa prej studentëve në Vlo...
Takimi i kryeministrit Rama me studentët në Vlorë, është sho...
Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me studentët në ...
Ka nisur në qytetin e Vlorës bashkëbisedimi mes kryeministri...
Anika i kërkon Shivait gjysmën e pasurisë së tij e cila i ta...
Një shqiptar vuri në rrezik jetën e tij, për të shpëtuar 20 ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...