VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Mbrëmë, në Galerinë ?Galateca? në qendër të Bukureshtit, në kuadrin e 18 dhjetorit, ditës së Pakicave Kombëtare, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë organizoi ekspozitën ?Shqipëria, poetika e hapësirës?, me autor fotografin shqiptar Ardian Fezollari. Në çeljen e ekspozitës folën deputeti i Pakicës Kombëtare, z. Bogdan Alin Soika, Dr. Luan Topçiu dhe piktori e kritiku i artit rumun, Nicolae Ionescu.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë krijues të njohur të jetës artistike rumune, zyrtarë të lartë, deputetë, artistë figurativë, kritikë të njohur arti, përfaqësues të medias, anëtarë të komunitetit historik të shqiptareve të Rumanisë, dashamirës të artit etj.
Deputeti Bogdan Alin Stoika, foli për rëndësinë e hapjes së kësaj ekspozite, e cila i shërben drejtpërsëdrejti promovimit të artit shqiptar, por dhe njohjes së piesazhit shqiptar në Rumani si dhe dialogut kulturor mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Duam të bëjmë të njohur, përmes veprimtarive tona artin shqiptar, bukuritë natyrore të Shqipërisë, historinë e Shqipërisë, sigurisht dhe historinë e komunitetit shqiptar të Rumanisë – u shpreh deputeti Stoika. Për vlerat artistike të fotografit të mirënjohur foli kritiku i letërsisë dhe arteve, Dr. Luan Topçiu. Duke u ndalur tek vlerat artistike të fotografit shqiptar, ai do të nënvizonte se: ?Nga të gjitha prirjet e artistit mund të dallohet vokacioni për peizazhin, hapësirën në natyrë, shtrirjen në rrafshe të gjerë horizontale, posaçërisht për të rrokur takimin e linjës midis liqenit dhe Malit të Thatë etj.
Ai foli në mënyrë të posaçme për bukurinë e jashtëzakonshme të Liqenit të Ohrit. Kjo tematikë, propozuar prej artistit, zhvillohet nga një perspektivë poetike, me variacione të dritës në peizazh, të toneve të ngjyrave, të hijeve, njollave të pemëve dhe botës vegjetale në përgjithësi, me variacione të stinëve, të konfiguracioneve të linjave dhe ngjyrave, që, befasisht, merr natyra në momente të ndryshme të ditës, të muzgjeve dhe mëngjeseve. Është e gjitha kjo një lojë e vazhdueshme që autori e ndjek me insistence dhe kërshëri.?- do të theksonte studiuesi Topçiu.
Më pas e mori fjalën piktori Nicolae Ionescu, i cili zbuloi lidhjet miqësore me artistët pogradecarë Gentian Zeka, Vangjo Vasili, Anastas Kostandini si dhe me fotografin Ardian Fezollari, qysh prej më shumë se 20 vitesh. ?Nuk mund të mos jem subjektiv kur është fjala për miqtë e mi shqiptarë, për të cilët kam vlerësimin më të lartë. Por ata e meritojnë gjithë vemendjen dhe admirimin tonë. Është ekspozita e tretë fotografike e fotografit Ardian Fezollari, në të cilën unë marr pjesëtë drejtpërdrejtë si kurator i tyre. Fotografitë që shihni sot janë si poezi për syrin dhe na sugjerojnë një udhëtim në ato vise, në të cilat unë kam qenë. Fotografitë e Fezollarit janë si haiku japoneze në imazhe?- u shpreh artisti rumun.
Për të pranishmit u përcollën imazhet e mrekullueshme të peisazhit shqiptar si dhe tingujt e muzikës shqiptare. Pas çeljes së ekspozitës, për t?i dhënë një frymë shqiptare mbrëmjes, u kënduan serenada shqiptare, të interpretuara nga këngëtarja Florentina Barbu dhe Daniel Bertesteanu (kitarë). Interpretimi dhe zëri i ngrohtë, delikat dhe tejet i ndjeshëm i këngëtares Florentina Barbu fitoi simpatinë dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Ekspozita, shënon, në radhë të parë, një sukses për artistin shqiptar, por dhe një imazh pozitiv për artin bashkëkohor shqiptar. Bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme të artit rumun dhe ekspozimi në galerinë më të rëndësishme në Bukuresht, e bëjnë këtë ekspozitë një ngjarje të shënuar artistike. Gjithashtu, ekspozita është një dëshmi e bashkëpunimit kulturor, me një impakt pozitiv të drejtpërdrejtë mbi artdashësit dhe publikun rumun.
Televizioni Kombëtar i Rumanisë TVR1 do të pasqyrojnë në emisione të posaçme këtë event, kushtzar Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar n...
Zv.kryeministrja Senida Mesi ka folur sot për planet e qever...
Është zbuluar identiteti i personit që përplasi paraditen e ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i tha t...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama, Ylli Manjani ka ...
Akademiku i njohur, Artan Fuga vijon të reagojë fort në lidh...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, nga s...
Qeveria ka një plan konkret për të mbështetur 8 kërkesat e s...
Pas një shkrimi të raportuar nga Birn, sipas të cilit “Bebet...
Pas takimit me studentët e Universitetit të Vlorës ku kryemi...
Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish projektin për ndë...
Një familje me pesë anëtarë nga lagja numër 2 në qytetin e L...
Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ...
Për deputeten e Lulit, Grida Duma të qënit “deputetja më sek...
Kryeministri Rama vijon takimin me disa studentë të Universi...
Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtet...
Ndërsa para kryeministrisë vijon protesta e studentëve, në V...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar d...
Të paktën 235 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...