Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Periudha e fundvitit pritet me padurim pothuajse nga të gjithë, sidomos për faktin se ngurtësisë së dimrit i bashkohen dritat e ngrohta të festave që ndezin shpirtin e secilit prej nesh. Në gëzimin e nisur me Krishtlindjet, i cili pason me natën e Ndërrimit të Viteve, të gjithë kanë diçka të përbashkët; frymën e festës. Siç e do tradita, shtëpitë zbukurohen me bredha të lartë e drita shumëngjyrëshe, sheshet e rrugët e qyteteve shkëlqejnë nga ndriçimi e zbukurimet dhe qielli fillon të zbardhet më shumë nga fishekzjarret.
Shtëpia e Nora Istrefit dhe Robert Berishës
Disa ditë më parë këngëtarja ndau me ndjekësit në Instastory pamje nga një kënd i shtëpisë së saj, ku kishte vendosur bredhin e lartë të zbukuruar me drita e topa shumëngjyrësh. Në bredhin e festës mbizotëronte ngjyra e bardhë, e cila të jepte përshtypjen se mbi të kishte rënë dëborë.
Shtëpia e Lori Hoxhës
Megjithëse tashmë është transferuar për të jetuar në Londër, disa javë më parë trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, ndau me ndjekësit pamje nga ambjeti festiv i shtëpisë në Tiranë. Në një kënd të dhomës ajo kishte vendosur bredhin gjigant në ngjyrë të bardhë, i zbukuruar me topa e drita të shumta, poshtë së cilit ishin vendosur disa arinj polarë.
Shtëpia e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës
Nëpërmjet një videoje të ëmbël pranë bashkëshortit dhe vajzës së tyre, Herës, Rezarta Shkurta zbuloi për ndjekësit në rrjetin social Instagram pamje nga atmosfera festive e shtëpisë së tyre. Ata shfaqeshin duke zbukuruar bredhin e vendosur pranë oxhakut, poshtë të cilit qëndronin pako me dhurata të madhësive të ndryshme.
Shtëpia e Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl
Vetëm pak ditë më parë modelja e njohur Afërdita Dreshaj publikoi në Instastory pamje nga shtëpia super luksoze në Miami, ku po jeton me bashkëshortin çek, Jakub Kindl. Në mes të dhomës çifti kishte vendosur një bredh shumë të lartë, të zbukuruar me topa e fjongo të kuqe, ndërsa mbi oxhak kishin vendosur degë bredhi dhe një shportë të madhe me dhurata.
Shtëpia e Ramush dhe Anita Haradinajt
Disa ditë më parë, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës zbuloi për ndjekësit në Instagram pamje nga shtëpia super luksoze e çiftit. Ata kishin vendosur në mes të dhomës një pemë të madhe ku mbizotëronte ngjyra e bardhë, e cila të jepte përshtypjen se kishte rënë dëborë, ndërsa shkallët për tu ngjitur në katin tjetër ishin zbukuruar me degë bredhi.
Shtëpia e Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit
Vetëm disa javë më parë çifti më i ri i showbizit pranoi se jetojnë së bashku dhe tashmë nuk kanë ngurruar të tregojnë ambientin festiv të shtëpisë së tyre. Fatma dhe Alfio kanë vendosur në këndin e kuzhinës një bredh të zbukuruar me topa të bardhë e ngjyrë floriri, ndërsa ambjentin përreth e kanë mbushur me drerë, babagjysha e plak dëbore, duke e bërë të duket një ambient i ngrohtë e festiv.
Shtëpia e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt
Këtë fundvit, këngëtarja Miriam Cani ndau me ndjekësit një foto të bredhit të shtëpisë në këndin e kuzhinës, të cilin po e zbukuronte së bashku me vogëlushen Ameli. Në bredhin me drita shumëngjyrëshe mbizotëronte ngjyra e kuqe dhe e floririt, e cila i jepte një vezullim të veçantë zbukurimeve.
Shtëpia e Ledina Çelos
Disa ditë më parë, këngëtarja Ledina Çelo ndau në rrjetin social Instagram pamje nga shtëpia super luksoze në Gjermani, ku po jeton prej disa kohësh me bashkëshortin dhe fëmijët. Në pamjet e publikuara duket shtëpia e mbushur plot e përplot me zbukurime për festat, qirinj e pemë plot drita.
Shtëpia e Bebe Rexhës
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi së fundmi në Instastory pamje nga ambienti festiv i shtëpisë së saj. Në cepin e kuzhinës vezullonte bredhi i mbushur me topa në ngjyrë gri dhe floriri, poshtë të cilit qëndronin disa dhurata.
Shtëpia e Bora Zemanit
Teksa i uroi të birit ditëlindjen, Bora Zemani tregoi për ndjekësit në rrjetin social Instagram një cep të shtëpisë së saj, ku kishin vendosur bredhin e festave. Bredhit të bardhë me topa të kuq i ishin bashkuar edhe disa lodra të vogëlushit Arbor, të cilat ishin varur në degët e tij.
Me siguri të gjithë biem dakord në një mendje kur themi se k...
Pak ditë pasi publikuan projektin e tyre të përbashkët “Ia k...
Një nga arsyet që mezi po e presim 2019-n është fakti që na ...
Emisioni “The Ellen Degeneres Show” mund të përfundojë trans...
Mimoza Shkodra i la të gjithë ndjekësit e saj pa fjalë gjatë...
Sherri mes Anxhelina Hadërgjonajt dhe kushërirës së saj Beat...
Pas përfundimit të spektaklit “C’est la Vie”, moderatorja Ma...
Edhe përse ka prekur suksesin me dhjetëra këngë hite të cila...
Viti 2018 na riktheu modën e viteve të mëparshme që nga mode...
“Hani mirë për jetë të gjatë dhe të shëndetshme” kjo është n...
T’i japësh fund një raporti nuk është e lehtë, vetëm mendimi...
Një grua shkruan për The Guardian mbi problemin që është duk...
Karriera po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e jetës ...
Ngjyra e kaltër në thonj tregon problemet me mushkëritë dhe ...
Konsumimi i bananeve në përditshmëri mund të ndihmojë në par...
Shëndeti është një nga aspektet më të rëndësishme për cilësi...
Për një kohë relativish të gjatë gratë kanë luajtur si macja...
Një produkt organik për kujdesin personal është gjithmonë më...
Disa lloje lëkurash nuk e përballojnë aspak mirë ekspozimin ...
Me sa duket burrat duhet të përballen edhe me një konkurrent...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...