NATO paralajmëron Kosovën/ Do përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka para...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka dhënë dy vendime për të njëjtën çështje; tjetër vendim publikon dhe tjetër jep të printuar! Në emisionin investigativ u ankua Aqif Kacmoli nga Durrësi, i cili ishte pushuar nga puna në vitin 2013 si mësues në një shkollë. Ai kundërshtoi këtë vendim dhe iu drejtua Gjykatës Administrative të Durrësit, ku hodhi në gjyq Drejtorinë Arsimore të Durrësit. Kjo gjykatë e rrëzoi kërkesën e Kacmolit.
“Duke qenë se kisha kohë, iu drejtova Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranës. Nuk më thirrën fare. Gjyqin e bënë të mbyllur. As më pyetën. Pas vendimit, hapa faqen e internetit të kësaj gjykate, ku publikohen të gjitha vendimet dhe dispozitivi. Shikoj që kjo gjykate kishte vendosur prishjen e vendimit të Durrësit dhe pushimin e gjykimit. Më pas shkoj në sekretarinë e kësaj gjykate dhe kërkoj vendimin për ta parë, për rekurs në Gjykatën e Lartë. E shoh vendimin dhe në fund, kjo gjykatë, ndryshe nga ajo që kishte publikuar në internet, kishte vendosur lënien në fuqi të vendimit të Durrësit. Nuk dija kujt t’i besoja dhe cilit t’i bëja rekurs” thotë qytetari. Më pas shton se, si në portal, ashtu edhe në vendimin e zbardhur, bëhet fjalë për të njëjtën çështje; vendimin me numër 1295 të Gjykatës Administrative të Durrësit. Qytetari tha se “vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Softa (Metaliaj)”.
Qytetari shkoi në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, ku bisedon me sekretaret. Pasi e shohin në arkiv, ato i thonë se në arkiv kanë vendimin me tre firma të gjyqtarëve, që kanë lënë në fuqi vendimin e Durrësit. Qytetari i kërkoi përse është publikuar në portal një dispozitiv tjetër, për të njëjtin vendim, me të njëjtin numër. Ato i thonë se gabimin mund ta ketë bërë sekretarja e gjykatës, kur e ka hedhur në sistem. Sipas tyre, do parë dosja e plotë. Më pas, qytetari shkon në Gjykatën e Lartë dhe kërkon cili nga vendimet i është bërë rekurs. Sekretarja thotë se ai që ka lënë në fuqi vendimin e Durrësit, ndërsa thotë se ndryshimi i dispozitivit mund të jetë një lapsus. Ajo i thotë se këtë gjë duhet t’ia kërkojë gjyqtares së çështjes dhe jo Gjykatës së Lartë.
Pas kësaj problematike, Fiks Fare shkon të pyesë në Gjykatën Administrative. Sekretaret thonë se gabimi është bërë nga sekretarja kur është hedhur dispozitivi në faqen e internetit. Gazetarët i kërkojnë të shohin dosjen, nëse janë të dy në atë fashikull. Ato i thonë se dosja nuk është fizikisht në këtë gjykatë, megjithëse hedhin dyshime se mund të ketë një tjetër vendim në dosje, pasi edhe dispozitivi i publikuar në portal ka të njëjtin numër. “Duhet parë, mund të jetë në pjesën tjetër ndryshimi, pushim siç ka bërë në dispozitivin dhe në seancë. Mund të ketë punuar në të njëjtin vendim, e ka lënë në fuqi. Mund të ketë ndodhur çdo lloj gjëje. Vetëm me dosje” thotë sekretarja.
Këto punonjëse i rekomanduan qytetarit të shikojë me imtësi dosjen. Pra, në të gjithë këtë procedurë, qytetari nuk mori drejtësinë e kërkuar, por po sorollatet sa njëra gjykatë në tjetrën.
Gjykata Administrative e Apelit
Qytetari – Shihe në sistemin tat.
Sekretarja – Ça të shoh në sistem, ka mbaruar ajo. Është vendimi i 2016-ës. Nuk ka vendim në sistem, është thjesht dispozitivi.
Qytetari – Dispozitivi pra, vendosa 1, 2, 3, 4, 5.
Sekretarja – Ai është për të marrë informacionin, kaq. Nuk është për …
Qytetari – Nuk ka vlerë fare ai?
Sekretarja – Ai ka vlerë, për ta lexuar ti.
Qytetari – Po mos të jetë ndryshe ai tjetri, prandaj po të them, ai dispozitivi me këtë. Shihe njëherë është njësoj apo jo, kaq.
Sekretarja – (Shikon vendimin në sistem).
Qytetari – Zonjë ka ndonjë problem a jo? Ti e pe vendimin, apo jo? Dispozitivin e ke përpara në ekran. Ca thotë vendimi, ça thotë dispozitivi, prandaj po të them unë. Ça ka që nuk shkon.
Pas disa minutash …
Qytetari – Këtë e kam marrë po te ju, ja Gjykata e Apelit… Dhe në sistem, tani kë të marr, se kam rënë ngushtë se …
Sekretarja – Varet se ça ka hedhur sekretarja.
Qytetari – Kjo thotë …
Sekretarja – Lënien në fuqi.
Qytetari – Lënien në fuqi të vendimit, kurse unë kam një dispozitiv këtu që thotë prishjen e vendimit.
Sekretarja – Ia shpjegova, ia shpjegova.
Sekretarja 2 – Mund ta ketë harruar dispozitivin, goca mund ta ketë ngarkuar në moment. Pra, 1 është me firmat e gjyqtarit, 1 është …
Qytetari – Nuk po ju vë faj juve.
Sekretarja – E di, more e di.
Qytetari – Fajin e ka gjyqtarja, njëherë ma jep, njëherë s’ma jep! Atë po e lexon e gjithë bota, mua njerëzit po më thonë ke fituar gjyqin. Ça të besoj këtë?
Sekretarja – Atë.
Qytetari – Atë që është botërisht e publikuar nuk quhet?
Sekretarja – Prandaj ta dhamë vendimin, e ke me firmat e gjyqtarëve, ne na vjen keq!
Qytetari shkon në Gjykatën e Lartë
Qytetari ? Kush ka ardhur nga këto?
Fiksi ? Se këto bien ndesh me njëra-tjetrën.
Sekretarja ? Kjo është çështje e 2017-ës. Kjo dosje është, me këto vendime. Dhe çfarë do tani nga dosja? Kjo është e 2016-ës (vendimi i Apelit), e ka lënë në fuqi.
Qytetari ? Po dhe kjo tjetra.
Sekretarja ? Këto vendime i ka kjo dosje që ke këtu. Tani ke dosje tjetër?
Qytetari ? Jo, jo. Po e njëjta gjë është, po e njëjta orë.
Sekretarja ? Po ç?punë kam me këtë unë?
Fiksi ? Është ndryshe vendimi.
Sekretarja ? Drejtoria e … e shkallës së parë, prishjen e vendimit dhe pushimin … Aaa, e kanë shkruajtur gabim.
Qytetari ? Është në internet.
Sekretarja ? Kjo është lapsus.
Qytetari ? A është në dijeni ai gjyqtari që ka dosjen.
Sekretarja ? S?e ka dosjen gjyqtari, dosjet janë në arkiv të Gjykatës së Lartë, nuk i mban gjyqtari. Gjyqtari kur t?i vijë radha, do e shqyrtojë mbi tavolinë. Është bërë lapsus.
Fiksi ? Pse e publikon vendimin?
Sekretarja ? Shkoni te ajo gjyqtarja e gjykatës, shko kërkoje, jo ne!
Fiks Fare i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit
Gazetari – Po tani kjo (dispozitivi në portal)?
Sekretarja – Tani kjo është direkt që e hedhin gocat në sistem, pasi …
Gazetari – Pasi jepet vendimi?
Sekretarja – Mund të ketë pasur dikë tjetër në dorë. Po pra. Duhet parë dosja, si ia shpjegova zotërisë.
Gazetari – Mund ta takojmë gjyqtaren, çfarë vendimi?
Sekretarja – Çfarë do të thotë gjyqtarja.
Gazetari – Çfarë vendimi është marrë, është marrë ky apo ky?
Sekretarja – Të të sqaroj, kjo hidhet direkt nga gocat, mund të ketë pasur tre katër dosje në dorë ajo, mund të ketë kapur pa dashur tjetër, mund të ketë ndodhur çdo lloj gjëje. Ne për momentin, për dosjen kemi vetëm këtë me firmat e gjyqtarëve, prandaj ia bëmë me firma që të vejë të shikojë se në një dit gjyqtarët mbarojnë 20 dosje, goca padashje mund të ketë hapur dosje tjetër kur ka punuar në sistem. Vetëm dosja. Ne nuk e ndihmonim dot me dosje.
Gazetari – Sistemin kush e kontrollon këtu?
Sekretarja – Sistemet i hedhin sekretaret, sistemet janë të jashtme.
Gazetari – Sekretarja e seancës?
Sekretarja – E seancës!
Gazetari – E gjyqtares?
Sekretarja – E gjyqtares. Këtij duhet t’i bëj normalisht rekursin.
Gazetari – Mos i del ky tjetri në dosje?!
Sekretarja – Ta verifikojë në dosje.
Gazetari – Është me të njëjtin numër.
Sekretarja – E kuptoj, vendimet i shikoj.
Gazetari – E di ça më bëri përshtypje…
Sekretarja – E kuptoj, atë e pash dhe unë (më të njëjtin numër).
Gazetari – Me numër kaq!
Sekretarja – E pash dhe unë.
Gazetari – Nuk ishte gabim. Nëse do të ishte gafë, duhet të ishte me numër tjetër.
Sekretarja – Po, duhet të ishte … Atë i thashë dhe unë, kur e pash se ishte numër i njëjtë.
Gazetari – Numër i njëjtë, datë e njëjtë, gjykata të njëjta, shkalla e parë e njëjtë.
Sekretarja – Gjykata e njëjtë do jetë, se e njëjta gjyqtare e ka, sekretarja e kësaj gjyqtare e ka. Duhet parë, mund të jetë në pjesën tjetër ndryshim, pushim siç ka bërë në dispozitiv dhe në seancë. Mund të ketë punuar në të njëjtin vendim, e ka lënë në fuqi. Mund të ketë ndodhur çdo lloj gjëje. Vetëm me dosje.
Gazetari – Vetëm me dosje?
Sekretarja – Vetëm me dosje.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka para...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks Fare do të publikohet një...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sërish ...
Policia e Elbasanit ka identifikuar personin, që plagosi me...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka ...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka folur në një interv...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar...
Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, kryebashkiak...
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip ka de...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka miratuar ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkua...
Protesta e studentëve për heqjen e tarifës për provimet e mb...
Gazetari Mentor Kikia është shprehur se studentët nuk kan ne...
Analisti Andi Bushati e ka quajtur të drejtë dhe legjitime p...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në një postim në rrjetet so...
Një 56-vjeçar është arrestuar, pasi kishte tentuar t’i jepte...
E vranë me armë zjarri me shumë gjasë vetëm sepse ishte shqi...
Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 18-vjecarit shqipta...
Gjatë ditës së sotme Australia është shkundur nga tërmetet. ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me tone...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...