Shpërthen tritoli në Lezhë
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
3.5 milionë euro për të parkuar, si do katërfishohet taksat e paguara për ndërtesat nga familjarët deri në vitin 2021?
Bashkia e Tiranës ka hartuar programin buxheto afatmesëm për periudhën 2019-2021. Sipas relacionit, që pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, të ardhurat që pritet të mbledhë vetë Bashkia pritet të arrijnë në 13.4 miliardë lekë (ose rreth 105 milionë euro). Me një rritje prej 3% në raport me pritshmërinë e 2018-s.
Së bashku me fondet e pakushtëzuara që merr nga qeveria qendrore, buxheti në dispozicion i bashkisë pritet të arrijë në 18.3 miliardë lekë, ose 145 milionë euro, duke arritur në një nivel historic record.
Edhe për periudhën 2020-2021, të ardhurat e veta të Bashkisë pritet të qëndrojnë në të njëjtat nivele (rreth 13.4 miliardë lekë), ndërsa fondet nga qeveria priten në rënie, çka bën që buxheti total në 2020-n të zbresë në 16.4 miliardë lekë, ose 10% më pak sesa në 2019-n.
Tre taksat e tarifat që pritet sjellin më shumë të arhdura në buxhetin e Bashkisë janë taksa e ndikimit në infrastrukturë (30%), e ndërtesës (17%) dhe tarifat e pastrimit (15%).
Taksa e re e ndërtesës, familjet do paguajnë katër herë më shumë deri në 2021
Për kategorinë e ndërtesave që shfrytëzohen për banim, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, aplikimi i taksës sipas sistemit mbi bazë vlere, do të fillojë në janar 2019.
Sipas relacionit, për Bashkinë Tiranë do të vijojë të jetë Drejtoria e Taksave vendore, struktura që do të arkëtojë detyrimin e kësaj takse nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjarë do të përzgjdhet Agjenti Tatimor brenda muajit Dhjetor 2018, nëpërmjet vendimit të posacëm për këtë qëllim.
Në vitin 2019, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë parashikuar në vlerën 2.4 miliardë lekë, nga 1.78 miliardë lekë që është pritshmëria për 2018-n, me një rritje prej 34%. Pas taksës së infrastrukturës, ky është zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura në buxhet, me rreth 18% të totalit.
Rritja më e ndjeshme parashikohet për familjarët, nga 220 milionë lekë, që pritet të mblidhen në 2018-n, në 510 milionë lekë në 2019-n. edhe në vitet e ardhshme, fatura do të jetë gjithnjë e më e shtrenjtë, pasi të ardhurat nga kjo taksë nga familjarët pritet të arrijnë në 900 milionë lekë në 2021, me një rritje më shumë se 4 herë, në raport me atë që pritet të paguajnë deri në fund të këtij viti.
Në fakt, Bashkia parashikonte të mblidhte 510 milionë lekë nga familjarët që në 2018-n, teksa formula e re e llogaritjes së taksës mbi bazë të vlerës hyri në fuqi që në mars, por që nuk u arrit të zbatohej për shkak të problemeve teknike (agjentin që do i mblidhte dhe përcaktimin e vlerës së ndërtesavë në mungesë të një kadastre fiskale).
Ndërtimet do të vijojnë me ritme të larta
Vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë edhe në 2019-n. Bashkia Tiranë parashikon që të mbledhë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndërtimit rreth 4 miliardë lekë, me një rritje prej 8% në raport me atë që pritet të mbidhet në 2018-n. Kjo taksë, e cila u rrit me një vendim të vitit 2015, nga 4% e kostos në 8% të çmimit të shitjes për apartamentet e banimit, i siguron Bashkisë rreth 30% të të ardhurave të veta.
Bashkia thekson në relacion se në bazë vjetore, volumi i ndërtimit nuk ka ndryshime të theksuara nga viti 2017. Madje është i krahasueshëm me arkëtimin faktik të kësaj takse në vitin 2014. Pra këto të ardhura janë gjeneruar nga ndryshimi i i bazës së taksueshme. Po sipas relacionit, kjo taksë nuk ka ndikuar as në shtrenjtimin e apartamenteve, ? por ka ulur deri diku fitimin e zhvilluesve, por jo aq sa të disincentivojë apo ulë interesin e tyre për zhvillim?. Bashkia thotë se do të ketë ndërtime të reja në zonë e Bulevardit të Ri.
?Suksesi i mbledhjes së kësaj takse edhe në vitin 2018 duke patur parasysh se cmimet në qytetin e Tiranës nuk janë rritur por kanë mbijetuar krahasueshmërisht të njëjta tregon se kjo taksë nuk ka patur asnjë impakt tek qytetari, por ka ulur deri diku fitimin e zhvilluesve, por jo aq sa të disincentivojë apo ulë interesin e tyre për zhvillim. Pra është arritur një balancë midis ?vullnetit për të paguar? të biznesit të ndërtimit dhe volumit të ndërtimit që krijon hapësirë rezidenciale për rreth dhjetra mijëra rezidentët e rinj që i shtohen çdo vit Tiranës. Kjo taksë do të vazhdojë të ruajë këtë nivel arketimi në vitet e ardhshme, aq me tepër duke parashikuar zhvillimet e reja që pritet ti shtohen Tiranës në zonën e mirëplanifikuar të Bulevardit të Ri, ku këtë vit u miratua edhe Plani i Detajuar Vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit ? plan ky që i hap rrugë zhvillimit?, thuhet në relacion.
Taksat e tjera kryesore:
-Nga taksa e tabelës pritet të arkëtohen 400 milionë lekë në 2019-n, me rritje 15% me bazë vjetore;
-Taksa e arsimit do t?I sjellë bashkisë 860 milionë lekë në 2019-n, 36% e të cilës do të paguhet nga familjarët dhe pjesa tjetër nga biznesi.
-Nga Taksa mbi kalimin të drejtës pronësisë për pasuritë e paluajtshme pritet të arkëtohen rreth 300 milionë lekë, pa ndryshime nga një vit më parë.
-Nga Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave pritet të mblidhen rreth 2.1 miliardë lekë, duke qenë zëri i tretë më i rëndësishëm pas taksës së infrastrukturës, që i siguron më shumë të ardhura Bashkisë. Në raport me 2018-n, bizneset dhe familjarët do të paguajnë 7% më shumë.
-Si tarifa për zënien e hapësirave publike, bizneset do të paguajnë 420 milionë lekë, 19% më shumë se ky vit që po mbyllet.
3.5 milionë euro për të parkuar
Teksa parkimi në kryeqytet bëhet gjithnjë e më shumë një mision i vështirë, ai është dhe më i shtrenjtë. Në 2018-n, përdoruesit e automjeteve kanë paguar 440 milionë lekë (3.5 milionë euro) për të parkuar.
Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim, thuhet në relacionin e Bashkisë.
Në 2019-n, Bashkia pret të arkëtojë 420 milionë lekë nga parkimi, me një rënie të lehtë të raport me pritshmërinë e këtij viti.
Projektet kryesore
Në kahun tjetër, atë të shpenzimeve, Bashkia synon një sërë projektesh.
Ndër projektet kryesore janë ndërtimi i 17 shkollave me partneritet public privat, të ndarë në 4 lote, sipas zonave gjeografike. Sipas relacionit, aktualisht ka përfunduar procesi i përzgjedhjes dhe është lidhur kontrata për fillimin e punimeve për Lotin 1, i cili parashikon ndërtimin e pesë shkollave të reja, tre 9 vjeçare dhe dy të mesme, në Njësitë Administrative Nr.9 dhe Nr.11. Gjithashtu kanë filluar procedurat e konkurimit për tre lotet e tjera, për të cilat pritet fillimi i punimeve brenda vitit 2019.
Tjetër projekt është pylli orbital, që planifikon mbjelljen e 2 milion pemëve në këtë brez të ri të gjelbër të qytetit.
Rrjeti Minimal i Bicikletave krijon një skelet me korsi të dedikuara dhe të veçuara nga trafiku për qytetarët që përdorin biçikletën si mjetin kryesor të lëvizjes së përditshme.
Terminali perëndimor parashikohet të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga qytetet jugore, veriore dhe veri-lindore.Për këtë terminal, pas përfundimit të procesit të negocimit, është miratuar tashmë në parim nga Këshilli Bashkiak kontrata koncesionare dhe është në fazën e nënshkrimit.
Plani i ri i Përgjithshëm Vendor i Tiranës parasheh një qytet me 5 qendra të reja urbane në Kombinat, Kinostudio, Laprakë, tek Bulevardi i ri si dhe në Shkozë.
Ndërtimi i Bulevardit Verior të Tiranës dhe Punimet Civile Përkatëse, Rehabilitimi i Lumit të Tiranës, Kopshti Zoologjik, transformimi i Piramidës në një qendër që përzien artin, kulturën, teknologjinë e informacionit dhe edukimin, janë disa nga projektet e tjera./ Monitor
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Presidenca e Shqipërisë, ka ulur sot Flamurin Kombëtar në gj...
Do të vijojë ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të herë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në ...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjatë kësaj dite do të keni mund...
Pronësia dhe korrupsioni me pronën janë ndër problemet më të...
Ish-ambasadori, Agim Nesho, është shprehur se George Herbert...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vrasjen e shqiptarit Pet...
Pas ndërprerjes së mandatit nga posti i Ambasadores në Itali...
Dhëndri 63-vjeçarit , Petrit Zifle të vrarë në Korfuz, Ardia...
Në një lidhje direkte për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se di...
Arben Myzeqari ka paguar 113 milionë lekë pas kontratës së l...
Gazetari Bledian Koka në një postim në rrjetet sociale është...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qenë e pra...
Ngjashmëri nga emrat, por edhe nga zgjuarsia, aftësia, fanta...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të dalë nga mbledhja e...
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë një pro...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet ...
Gjatë qëndrimit në Kroaci kryeministri Edi Rama ka thënë se ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...