web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klevesi i burgut ka idhull Klevisin e Fahriut

4 Dhjetor 2018, 19:10, Aktualitet CNA

Ngjashmëri nga emrat, por edhe nga zgjuarsia, aftësia, fantasia dhe mbështetja politike.

Çunin e Fahriut, Klevisin po e njohin çdo ditë e më shumë, si Pazar i Lulit për ndërtimin e Unazës së Re. Klevisi i gafave, padijes politike dhe i zgjedhur për meritat e babit. Por Klevisi ka dhe fansa.

Përtej gocave sharmante janë edhe çunat sharmantë si Klevesi.

Klevisi i Fahriut ka një fans të madh ai është Klevesi i burgut. Kush nuk e njeh është Kleves Bitro, ish-shefi i kabinetit të Spiro Kserës që bëri nja dy vjet burg për hajdutëri në qeveri.

Në një shkrim të tij ai thekson se është një Balli një Klevis e një Fahri. Po, po askush nuk ka pse çuditet, përtej Klevisit. Kleves hajduti është fans edhe i Fahriut.

Ai adhuron Fahriun si demokrat stoik i future në ?brekët? e Ilir Metës. Fahriun me kunatën biznesmene apo gocën aksionere në Gërdec, me Klevisin deputet, që në Pogradec 48 orë më parë i vunë drunë. Atë Klevisin që Fahriu u thoshte miqve, ?pagova 300 mijë dollarë për ta shkolluar në Angli dhe mësoi vetëm anglisht?.

Klevisin e gafave dhe skandaleve që e ndjekin nga pas, që në fakt ska faj për të atin që ishte kylysh i Ramiz Alisë, apo Hekuran Isait, as se i ati i tij është një Këndez sigurimi, Klevisi u bë deputet Fahriu nuk mundi kurrë.

Për të gjitha këto merita Kelves hajduti është fans i Klevisit dhe Fahriut të Ballinjve. Ndodh edhe kështu./ CNA.al

http://top-channel.tv/2015/07/30/arrestohet-kleves-bitro-ish-shefi-i-kabinetit-ne-ministrine-e-punes/?fbclid=IwAR0vrKBWAXqnB2nLGYQ_EvChsojOz6-ofCKyhTTkx_873y0aZxVxR-WkqG4

 

Kleves Bitro: Pse sot edhe une jam nje Balli…

 

Cdo njeri eshte krenar per emrin dhe mbiemrin e vet dhe duke shkruar kete status nuk dua te kete asnje keqkuptim mbi ate se cfare do te pohoj. Por padyshim qe keto dite zerat pro dhe kunder qendreses se banoreve te Astirit si dhe veprimet konkrete te pushtetit dhe opozites kane nxjerre ne pah nje realitet te ri. Nga ana e pushtetit Rama dhe Veliaj u shfaqen cullak ne syte e votuesve dhe numeruesve te tyre ne zonen e Astirit dhe nuk ia vlen qe te merresh me mashtrimet e trasha dhe interesat gllaberuese te gjoja majtisteve te dyshes piktor deshtaku-burri i xhemiles. Ia vlen ama te shohim se si nga radhet e opozites, nje fryme e re dhe njerez te rinj, nje brez qe mbase pa dashjen e tij po farketohet dhe po spikat ne vijen e pare te problematikes therrese qe perjeton shoqeria shqiptare.

Fjalen e kam per djalin e Fahri Balliut, Klevis Balliun qe aq shume eshte i sulmuar nga llumi i kazaneve te propogandes Ramiste dhe Mjaftiste e qe fatkeqesisht edhe nga rrethe jo dashamirese te lidershipit aktual te PD. Krejt sinqerisht, si Klevisi si Salianji, si Jorida e plot figura te tjera mund te kene plot defekte njerezore, ama a nuk po sulmohen ata se po behen protagoniste dhe te bezdisshem kunder pushtetit te kesaj qeverie antinjerezore? Nga me te sulmuarit psh eshte Klevisi. Dhe sulmohet edhe per shkak te babait te tij, i cili ne fakt pavaresisht cfare ka qene e ku ka punuar ka nje vije te pashkeputur konseguence ndaj mbeshtetjes per dekada tashme te parimeve demokratike, drejtimit liberal te vendit dhe orientimit pro perendimor, pro SHBA e pro Vatikanit. Eshte e provuar e faktuar dhe nuk e di se cfare duhet te beje me Fahriu qe te mbushe mendjet e semura kritizere se po, eshte demokrat dhe pike.

A eshte modeli i kulluar i parimorit dhe me i miri nder demokratet? Mbase jo, por a ka faj per kete Klevisi? Padyshim qe jo. A ka perfituar djali i Fahriut nga babai i tij? Mbase po, por e verteta eshte se ai djalosh po mberthehet gjoks me gjoks me gangasteret e veshur me uniforme perkrah banoreve, njerezve, vajzave dhe grave qe ndoshta nuk e duan dhe as nuk do ta votojne se nuk jane simpatizante te PD.

Por ai ben detyren qytetare, ben ate qe duhet te beje dhe le te jete cun i Fahriut. Ai po lufton me menyren e vet, po kembengul, po meson ne vijen e pare se cfare do te thote te jesh i pambrojtur, i genjyer, i mashtruar nga pushteti. Ai sot po meson se si nuk duhet te sillet neser kur koha ta coje ne mazhorance. Ai dhe djemte dhe vajzat e tjera te reja te opozites jane garanci e nje vije te pakalueshme nga cilido kryetar qe nuk kupton nevojat e njerezve te thjeshte. Balliu i ri po perjeton atmosferen e nje perplasje civile me pasoja qe askush nuk i di. Ai eshte ne mesin e protestuesve se e di qe kane te drejte, qe edhe pse nuk jane votues te tij te drejtperdrejte reflektojne vuajtje dhe padrejtesi uleritese qe nuk mund te lihen vete. Klevisi eshte aty mes loteve dhe britmave te deshperuara te njerezve qe kane mbetur jetime ne mes te hicit, me femije pa gjume e te paushqyer me friken e dhunes dhe arbitraritetit. Ai ekziston si fryme pozitive si shprese ndersa kritizeret dhe ziliqaret apo edhe zullumqaret profesioniste i kerkojne hesap per xhupin qe vesh, makinen apo kepucet. Po pse si e duan opoziten ata langaraqe lehes e lepires qe te jete zhele e te mos ngope barkun me buke? Pse opozita nuk ka dinjitetin dhe forcen e vet? Pse luks jane xhupi e kepucet ne dimer? Apo e duan opoziten mjerane qe tu shtrije doren per nje cope buke qe dredharaket dhe sherbetoret e pushtetit te tallen pastaj per te kunderten e asaj qe thone sot? As nje hap mbrapa dhe po te kete mundesi te shkoje atje me Hammer e ti vere perfund gojecorapet e padenja e te qendroje fort sic po qendron darkave, drekave, mengjeseve dhe kurdoqofte ne mbrojtje te parimeve se pari dhe humanizmit padiskutim.

Eshte bere norme tek ne qe te flasesh pa pergjegjesi e sipas interesit nga sqetullat e ngrohta te rehatise personale e familjare apo frengjite e pushtetit e te gjykosh kedo e pergjithshka dhe me keq akoma te veshesh mekatet e babait te birit se kur ke patur mundesi te jesh ti si Balliu xhunior ke zgjedhur kompromisin dhe nenshtrimin, shitjen dhe parate e ngrohta per tu hequr menjane e per te vegjetuar deri ne mosmirenjohje. E pra, sot eshte koha qe te gjithe te jemi me Klevisin, jo si djale i Fahriut, por si nje djale riosh te guximshem qe kerkon pak drejtesi humane. Sot me shume se kurre duhet te jemi me Salianjin, Griden, Joriden, me brezin e shpreses dhe ndryshimit, me ata qe guxojne, perleshen dhe ne fund ngadhenjejne mbi te keqen. Qe sot e tutje e deri ne rrezimin e Edi Rames edhe une jam nje Balli…





Lajmet e fundit nga