Thirrja e fortë e Berishës/ Kërkon përshkallëzim të protestës
Pas protestës së studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dh...
Nga Shlomo Ben-Ami
Tel Aviv ? Historiani i ndjerë Erik Hobsbaum, e përshkroi shekullin XX-të si ?epoka e ekstremeve?, në të cilën socializmi shtetëror krijoi gulagët; kapitalizmi liberal e çoi në depresione ciklike; ndërsa nacionalizmi e zhyti në dy luftëra botërore.
Ai më pas parashikoi, se e ardhmja do të përbënte një zgjatim të së kaluarës dhe të tashmes, e karakterizuar nga ?politika dhe ndryshime të dhunshme politike?, si dhe nga ?shpërndarja sociale, dhe jo rritja ekonomike?. Historia mund të mos përsëritet, por ajo shpesh rimon.
Pretendimi i famshëm i kryeministres britanike Margaret Theçër se ?nuk ekziston shoqëria?, por vetëm ?burra dhe gra individualisht?, rimon me siguri me botëkuptimin përçarës dhe sjelljen vetë-shërbyese të demagogëve populiste të sotëm.
Sot, ashtu si në shekullin XX, nacionalizmi është duke përçarë më tej shoqëritë e ndara, duke ndarë aleatët e vjetër, duke nxitur antagonizmin ndaj ?tjetrit?, dhe duke justifikuar barrierat proteksioniste fizike dhe ligjore. Fuqitë e mëdha të botës, kanë rimarrë qëndrimet e Luftës së Ftohtë, duke u përgatitur psikologjikisht, në mos ushtarakisht, për një konflikt të hapur.
Sikurse e parashikoi Hobsbaum, rritja e pabarazisë së të ardhurave, është shfaqur si një shkak kryesor i rritjes së nacionalizmit, ndjenjës anti-globalizëm, dhe madje edhe i zhvendosjes drejt autoritarizmit. Duke rikonfirmuar lidhjen mes ekonomisë së keqe dhe ekstremizmit politik ? të theksuar nga Xhon Mejnard Kejnes pas Luftës së Parë Botërore ? një dekadë masash shtrënguese në Evropë, i ka dobësuar themelet e shtetit social, dhe ka hedhur miliona votues në krahët e populistëve.
Ironikisht, arsyeja kryesore se përse politika e sotme, po i ngjason gjithnjë e më shumë me zhvillimeve të shekullit të XX-të, është frika e përsëritjes së Depresionit të Madh ? një frikë që u shfaq pas krizës financiare të vitit 2008, dhe që u duk se po rimonte me rrëzimin e tregut të aksioneve në vitit 1929.
Për shembull Gjermania, u bë e fiksuar pas masave shtrënguese, në mënyrë që të sigurohej që inflacioni i madh të mos çonte në rënien e një vendi në diktaturë, siç kishte ndodhur në vitet 1920. Por masat shtrënguese shkuan aq larg, sa që i dhanë mundësi politikanëve anti-establishment të përfitojnë nga vështirësitë ekonomike, për të fituar mbështetje elektorale.
Në përpjekje për të vijuar të jenë konkurruese në zgjedhje, shumë parti të establishmetit u larguan nga qendra, duke bërë që e gjithë fusha politike të bëhej gjithnjë e më shumë e polarizuar.
Kjo prirje, mund të shihet në Shtetet e Bashkuara, ku nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, Partia Republikane ka mbetur praktikisht pa asnjë zë të moderuar. Kjo gjithashtu mund të shihet në Mbretërinë e Bashkuar, ku një Partisë Laburiste gjithnjë e më radikale nën udhëheqjen e Xheremi Korbin, po përballet me një Partisë Konservatore të mbajtur peng nga ekstremistët pro-Brexit.
Në Itali, Lëvizja populiste Pesë Yjet dhe Lidhja nacionaliste, janë bashkuar në një koalicion qeverisës, pas rënies që pësuan forcat politike kryesore të vendit në zgjedhjet e marsit.
Kur kryeministri italian, Xhuzepe Konte i tha Vladimir Putinit se Rusia është ?partneri strategjik? i Italisë, u bë e qartë se Italia, një anëtare kryesore e BE-së dhe NATO, ishte shndërruar në një vend potencialisht destabilizues.
Në Spanjë, Partia Popullore, është bërë haptazi nacionaliste nën udhëheqjen e liderit të linjës së ashpër Pablo Kasado. Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle e kryeministrit Pedro Sançez, është imazhi pasqyrues i Partisë Popullore, duke e braktisur trashëgiminë centriste të Felipe Gonzalezit, në mënyrë që të konkurrojë me populistët e majtë të Podemos.
Në Gjermani, votuesit në Bavari dhe Hesen e braktisën Union Kristiandemokrat të qendrës së djathtë të kancelares gjermane Angela Merkel, dhe partinë e saj motër, Unionin Kristiansocial. Të Gjelbrit tërhoqën vota nga Partia Socialdemokrate më e moderuar, dhe Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, fitoi goxha terren.
Me qendrën e rrudhur ndjeshëm, kapaciteti i Gjermanisë për të mbetur në pararojë të një Evrope të bashkuar, është në rrezik. Edhe koncepti që një udhëheqës radikal ? madje neofashist ? të mund të sundojë një ditë në Gjermani, nuk duket më i largët.
Ndërsa demokracitë e braktisin moderimin, po rriten shpërdorimet e pushtetit dhe tensionet shoqërore dhe politike. Në SHBA, Trump i demonizon vazhdimisht kundërshtarët, dhe de-humanizon grupet e margjinalizuara. Gjatë vitit të tij të parë në detyrë, vrasjet për motive politike, të kryera kryesisht nga supremacistët fanatikë të bardhë, u dyfishuan.
Rreziqet që dalin nga këto zhvillime, vështirë se kufizohen vetëm në vendet në fjalë. Ruajtja e paqes relative globale ? ose të paktën shmangia e luftërave të mëdha ndërshtetërore ? varet nga aleanca të forta, dhe ndërgjegjësimi i udhëheqësve për shkatërrimin e armëve të tyre.
Por, në një kohë kur figura radikale dhe të papërvoja po ngjiten në pushtet, të dy këto shtylla kundër luftës janë dobësuar. Në fakt, kuadri i paqes globale tashmë po vihet nën një presion në rritje. Për shkak të revanshizmit të pamëshirshëm të presidentit rus Vladimir Putin, kufijtë e Rusisë me NATO-n, janë shndërruar aktualisht në vendet e dislokimit më të madh ushtarak që nga Lufta e Ftohtë.
Si për t?i përkeqësuar gjërat më tej, Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, duke hedhur në erë dekada të përparimit në kontrollin e armëve bërthamore. Ai duket se shpreson ta detyrojë Rusinë (dhe Kinën), për nënshkrimin e një marrëveshje të re, duke kërcënuar me ?zhvillimin e armëve?.
Por ai nuk ka gjasa që të ketë sukses. Ndërsa Ronald Reagan, ishte duke negociuar me reformatorin Mikhail Gorbaçov, Trump do të përballet me Putinin e uritur për pushtet. Rreziqet me të cilat ballafaqohen bota, janë të komplikuara edhe nga teknologjitë e reja dhe jo të mirë-disiplinuara. Lufta kibernetike, është tashmë një realitet i përditshëm.
Në fakt, në çdo moment, një sulm kibernetik mund të nisë kundër një vendi të NATO-s, duke aktivizuar potencialisht garancinë e mbrojtjes së ndërsjellë të aleancës. Po kështu, Kombet
e Bashkuara, nuk kanë arritur deri më tani të kapërcejnë kundërshtimin ndaj rregullimit të përdorimit të armëve autonome vdekjeprurëse, bazuar në inteligjencën artificiale.
Rreziku i një konflikti të dhunshëm, do të vazhdojë të rritet, pasi të intensifikohen efektet e ndryshimeve klimatike. Ndër të tjera, shkretëtirizimi masiv në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, do të sillte zi buke, që do të linin në hije edhe zitë famëkeqe të bukës në shekullin XX-të. Emigracioni i njerëzve do të shtohet, dhe lufta për burimet natyroe do të përshkallëzohet.
Megjithë përpjekjet për të siguruar një bashkëpunim shumëpalësh, në botën e sotme Hobesiane, rrëshqitja drejt një klime kaotike duket e pandalshme.
Sfidat me të cilat ballafaqohet bota sot, do të ishin të paimagjinueshme në shekullin XX. Por dinamika politike themelore, është shumë e njohur. Është koha që të vlerësojmë, se cilat janë ato sjellje dinamike, dhe të marrim seriozisht parasysh leksionet që na ka mësuar historia.
Shënim: Shlomo Ben-Ami, ish-ministër i Jashtëm i Izraelit. Aktualisht është zv/drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Paqes Toledo.
?Project Syndicate? ? Bota.al
Pas protestës së studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dh...
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave...
Pas tensionesh të shumta është shembur godina dy katëshe në ...
Zyrtarë të Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar ng...
Policia ka nxjerrë me forcë familjarët të cilët kundërshtoni...
Në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Min...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Krujë për përdhunim ndaj nj...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndod...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Samiti...
Është zhvilluar sot seanca e radhës gjyqësore për padinë për...
Policia Rrugore bën të ditur se vijon kontrollin në të gjith...
Ndërkohë që ka nisur prishja e objekteve në kuadër të zgjeri...
Për Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin, pr...
Pas deklarimit të SHBA-së për daljen nga marrëveshja e rëndë...
Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë...
Një aksident është regjistruar në Elbasan, në fshatin Dopaj,...
Këngëtari i njohur Arkimend Lushaj, ose Stresi, prej disa ja...
Policia e Durrës ka sqaruar vjedhjen e ndodhur ditën e djesh...
Avokati i njohur Altin Goxhaj, vijon të hedhë akuza të forta...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...