Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Komisionari i BE-së për zgjerimin Johanes Hahn, u përcolli udhëheqësve politik kosovar mesazhin që Bashkimi Evropian synon që rajoni i Ballkanit të jetë një treg pa tarifa doganore dhe në këtë mënyrë të përgatitet si rajon që një ditë të jetë pjesë e BE-së. Ai tha se në emër të BE-së u ka ofruar Prishtinës dhe Beogradit gatishmërinë e BE-së që ta lehtësojë një dialog për të gjitha çështjet përfshirë edhe atë rreth mospajtimeve për taksën doganore të vendosur nga qeveria e Kosovës për importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Komisionari i BE-së, Johanes Hahn, erdhi në Prishtinë pas tensionimit të raporteve Kosovë-Serbi, për shkak që qeveria e Kosovës vendosi taksa për mallrat serbe, pas një fushate të Serbisë kundër Kosovës. Johanes Hahn takoi në Prishtinë (03.12) udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, pas vizitës që bëri në Beograd, ku takoi Presidentin Serbisë.
Komisioneri Hahn, në një konferencë për medie tha se BE-ja është duke punuar për integrimin e rajonit të Ballkanit dhe për këtë arsye tha ai “BE, synon një treg rajonal pa tarifa doganore?.
“Në të gjithë kemi qenë të zhgënjyer në BE kur Kosova vuri taksa për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Kjo është diçka, që nuk duhet të jetë në fuqi. Ne në BE po ashtu jemi në dijeni për vështirësitë aktuale që ka Kosova për tregti të lirë në rajon. Ne duhet të përpiqemi së bashku që t’i zgjidhim këto probleme dhe këtë mund ta bëjmë në një forum të përbashkët. Këtë ide e dhashë në Prishtinë dhe në Beograd dhe shpresoj që kjo të organizohet shpejtë?, tha Johanes Hahn.
Komisioneri Hahn, në Prishtinë foli edhe për dëshpërimin e qytetarëve të Kosovës për mos-liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, por është këshilli i BE-së ai që e jep vendimin përfundimtar dhe kjo sipas tij merr kohë.
“E kuptoj padurimin e qytetarëve sa i përket liberalizimit të vizave dhe nganjëherë për shumë çështje edhe unë jam i paduruar. Por, një gjë duhet ta dini, një pjesë e vendimmarrjes në BE ka procedura dhe nëse i shihni thinjat e mia në kokë, janë pikërisht për shkak të proceduravve të shumta në BE. Ukrainës dhe Gjeorgjisë i është dashur një vit e gjysmë, derisa Komisioni Evropian të kryej të gjitha procedurat. Pra, procedurat kërkojnë kohë derisa të merret pëlqimi i vendeve anëtare të BE-së?, tha Johanes Hahn, i cili tha se viti 2020 është një kohë shumë realiste për liberalizimin e vizave, por sipas tij kjo mund të ndodhë edhe më shpejtë.
Por këto qëndrime të komisionerit Johanes Hahn, nuk i pëlqyen fare kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai vazhdon të jetë i vendosur që taksa për mallrat serbe do të jetë në fuqi, ndërsa mosliberalizimin e vizave e cilëson padrejtësi nga BE-ja.
“Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të diskriminuar për sa i përket lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Evropian. Gjatë takimit me Komisionarin Johannes Hahn, argumentuam përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga BE-ja për liberalizimin e vizave. Po ashtu, zyrtarit të lartë të BE-së iu prezantuan të gjitha faktet relevante që dëshmojnë se Serbia dhe Bosnje e Hercegovinën në vazhdimësi kanë vepruar kundër frymës së bashkëpunimit rajonal, duke mos përmbushur asnjë nga marrëveshjet e arritura me Kosovën. Tarifat prej 100% për mallrat e këtyre dy shteteve janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe sigurisë nacionale të vendit dhe në përputhje me CEFTA-n. Kosova nuk do të ndalet në ecjen përpara drejt integrimeve euroatlantike, me gjithë padrejtësitë e shumta dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimet e saj sovrane, përfshi taksën, deri në njohjen nga Serbia?, shkroi në profilin e tij social kryeministri Ramush Haradinaj.
Para se të vijë në Kosovë, komisionari Johanes Hahn, ishte në Beograd, ku takoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq. Takimi ishte me dyer të mbyllura, ndërsa, një komunikatë për medie nga zyra e Vuçiq, thuhet se ky i fundit i ka shprehur komisionarit Hahn qëndrimin, se “Serbia është e gatshme të bisedojë me Kosovën në dialogun për normalizim, pasi Prishtina ta heqë taksën për mallrat serbe?.
Vuçiqi e ka tërhequr vërejtjen për pasojat e mundshme nga rritja e taksës ndaj prodhimeve të Serbisë duke thënë kjo e shkel edhe marrëveshjen e CEFTA-s?, citojnë mediet në Serbi, Presidentin Vuçiq, duke shtuar se “Vuçiq ka thënë se kjo masë shpie drejt destabilizimit të plotë të rajonit dhe mund të shpie te përshkallëzimi i konfliktit?.
Ndërkohë, që nga dita e dielë (02.12) deputetët serbë nga lista Srpska, që janë pjesë e parlamentit të Kosovës, qëndruan të mbyllur në ambientet e kuvendit me kërkesën që ta takojnë komisionarin Hahn dhe t’i shpjegojnë atij shqetësimet lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ngriti taksën për 100 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Igor Simiq, njëri nga deputetët serb, tha se ata do ta informojnë komisionarin Hahn për “krizën humanitare, e cila po e kërcënon popullin serb?, për shkak të rritjes së taksës për produktet e Serbisë.
“Kërkesa e vetme e deputetëve të Listës Serbe është që të takohemi me Johannes Hahn që t’ia shpjegojmë atij shqetësimin e qytetarëve serbë në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka bllokuar prodhimet e Serbisë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Kjo ngre tensione mes qytetarëve?, tha Igor Simiq, duke shtuar se në vendet e banuara me shumicë sebe, 95 për qind e mallrave vijnë nga Serbia.
Johanes Hahn takoi me dyer të mbyllura deputetët serb, nga ky takim nuk u dhanë detaje, por që deputetët serb pas takimit me komisionrin e BE-së u larguan nga ambientet e kuvendit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës me datën 21 nëntor e rriti taksën doganore për 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë. Ky vendim po vazhdon të ndiqet me reagime të ashpra nga Serbia, por edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, të cilat kërkuan nga qeveria e Kosovës që të heqë taksën ndaj importeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina./ DW
Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin “opinion” në TV Kla...
I ftuar në programin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, kompozito...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko në intervistën e tij në ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në st...
Gazetarja Lindita Çela e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko në një intervistë në stu...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të...
Vëllai i vlonjatit, Mehmet Mehmeti që rezulton i zhdukur pre...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin...
Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në emisionin e Artur Z...
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko gjatë një interviste në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima ka folur në lid...
Binjakët dhe Ujori janë kampionë, kur vjen puna tek arratisj...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Nëse je tërheqëse, mund të presësh që në jetë të jesh gjithn...
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi m...
Në rubrikën e letrave të The Guardian ka ardhur edhe letra ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka ankimuar vendimin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...