Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës? ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për rolin e rëdësishëm të ish-presidentit George H.W Bush për paqen dhe lirirnë në të gjithë botën.
I pyetur më specifikisht për rolin që Bush ka luajtur në marrëdhëniet midis dy vendeve, Berisha është shprehur se ai krijoi themelet e një marrëdhënieje të shkëlqyer.
Ai theksoi se ka pasur një miqësi të shkëlqyer me ish-Presidentin e SHBA-ve dhe se Bush ishte një politikanpër tu marrë shembull.
Gjatë kësaj interviste ish-kryeministri foli edhe për situatën aktuale politike të vendit tonë, ku theksoi se kjo mazhorancë është duke e denigruar vendin.
Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, çfarë ndihmese mendoni ju se ka dhënë presidenti Bush në fillimin dhe më tej në fuqizimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në shumë fusha?
Sali Berisha: Presidenti Bush ka vendosur themelet e reja në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve. Në atë periudhë ka patur një dialog shumë intensiv midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së SHBA-ve për të gjitha zhvillimet në rajon. U krijuan bazat e një bashkëpunimi shumë të mirë në shumë fusha, midis tyre edhe në fushën e sigurisë. Mos të harrojmë se dronët e parë në Europë janë vendosur në Gjadër. Ato ishin drone të cilat mbikëqyrnin me një precizion, fotografonin me një preciozion shumë të madh të gjitha zhvillimet në luftën e Bosnjes dhe i transmetonin në kohë reale në qendrën e tyre. Pra,a atë kohë dhe më vonë u vendos një bashkëpunim sensitiv në fushën e sigurisë, ushtrisë e në të gjithë fushat.
Zëri i Amerikës: A kujtoni ndonjë detaj të veçantë nga takimi që keni patur më vonë Vlorë me Presidentin Bush dhe me sekretarin Pouell?
Sali Berisha: Para se të vinte në Vlorë, ai erdhi në Tiranë. Presidenti Bush, si ish-president ka ardhur dy herë në Shqipëri. Në të dy herët ai ka ardhur në mbështetje të demokracisë shqiptare. Në vizitën e tij në Tiranë unë i kam akorduar Medaljen e Lirisë, në atë kohë ishte titulli më i lartë. Pastaj më ftoi në Texas, dhe unë shkova në hjuston, mik i tij në familje. Edhe unë e ftova të vijë prapë. Ai erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, përveç Xhorxh VV dhe me sekretarin Pouell. Kjo ishte një vizitë miqësore, ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander. Ndalimi në Vlorë ishte një gjest miqësor ndaj Shqipërisë dhe ndaj meje. Unë e njoha atë me të gjithë zhvilimet dhe problemet që përballje Shqipëria. Unë mund të them se kam patur gjithnjë mbështetjen e tij. Edhe ajo vizitë synonte një mbështetje, pasi ai kishte besim tek unë në bisedat dhe në paraqitjen që unë u bëja problemeve.
Zëri i Amerikës: Shumë njerëz besojnë se presidenti Bush erdhi në Vlorë të bisedonte me ju për zhvillimet e brendshme të Shqipërisë.
Sali Berisha: Pa diskutim që edhe ato ishin dhe ai erdhi për të shprehur mbështetje ndaj Sali Berishës. Kjo është e vërteta. Erdhi me të gjithë familjen dhe me sekretarin Pouell në vilën e Vlorës. Pastaj ai shtroi një darkë në jahtin Alexander, ku ishin Xhef Bush dhe djemtë e tjerë, përveç Xhorxh W. Kaluam një pasdite dhe një darkë të paharrueshme në Vlorë dhe në jahtin me të cilin ata erdhën.
Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, përmendet pak më parë fisnikërinë e presidentit Bush dhe miqësinë dhe bashkëpunimin e tij me presidentin Klinton më pas. Çfarë mund të mësojë politika shqiptare nga fisnikëria e presidentit Bush dhe bashkëpunimi i tij me demokratët? Politikanët shqiptarë janë shumë agresivë, gjuha e tyre është shumë e ashpër. Si mund të përfitojë politika shqiptare nga kjo përvojë e presidentit Bush?
Sali Berisha: Mendësi tjetër ajo e politikanëve amerikanë. Kurse këtu dominon një mendësi fondamentaliste. Konstatohet letë se të gjithë qëndrimet e sotme bëjnë gjithçka që të nxijnë me çdo gjë të djeshmen dhe përpiqen të paraqesin se gjithçfillon me ta. Kjo të rikujton historinë e vjetër të udhëheqjes shqiptare që bënte çdo gjë për të demonizuar mbretërinë., në mënyrë që të mos kishin referencë. Faktikisht këtë mentalitet e trashëgon sot edhe kjo maxhorancë me në krye Edi Ramën. Nuk ndërtohet duke mohuar. Në radhë të parë duhet të ndërtosh. Mënyra më e mirë për të folur është se duhet të flasësh me vepra. Por sot nuk flitet me vepra.
Zëri i Amerikës: Si mund të dalë Shqipëria dhe politika e saj nga kjo vorbull e nihilizmit dhe e mohimit të rezultateve të pararendësve dhe si mund të bëhen më të dobishëm për qytetarët?
Sali Berisha: Pavarësisht nga momentet e acarrta që kanë ekzistuar në marrëdhëniet midis forca të mëdha politike, e vërteta është që konstantja e tyre ka qenë bashkëpunimi. Kjo sot nuk është kuptuar nga Edi Rama, që bashkëpunimi midis forcave të mëdha politike është jetik, por që të bashkëpunojë qeveria me opozitën kjo ka një kusht themelor: Qeveria detyrimisht duhet të ndjejë domosdoshmërinë e këtij bashkëpunimi. Kjo qeveri nuk e ndjen këtë domosdoshmëri.
Zëri i Amerikës: Për shkak të numrave në parlament?
Sali Berisha: Në radhë të parë për shkak të mendesisë. Le të krahasojmë dy periudha: në periudhën 2007 unë kisha votat dhe nuk kisha shtrëngicë për numra. Por për të ecur drejt NATO-s pa opozitën nuk ecje dot. Një ditë më erdhi në zyrë Marsi Ris, ambasadorja amerikane dhe më thotë: – Zoti Berisha ka shumë kohë që nuk bëni më politikë. I them: – Zonja ambasadore, ashtu është, por qëllimi im kryesor është të realizohet ajo vizitë e presidentit Bsha në Shqipëri dhe nuk doja që të kishte sherre midis, përkundrazi doja që atë ta përjetonim të gjithë si një ngjarje të madhe.
Zëri i Amerikës: Ndërsa sot??
Sali Berisha: Sot kreu i maxhorancës bën gjithçka për të denigruar, për të kufizuar, për të demonizuar opozitën. Ai nuk ndjen nevojën, ai nuk kupton se është pikërisht kjo betejë e tij që bëri që Shqipëria të hmbasë dy herë trenin e BE-së: një herë në 2016 duke mos hapur negociatat, dhe në 2018 të mos hapë negociatat sërish. Ai fajëson opozitën, duke thënë se ?është opozita që trillon dhe përcjell tek të tjerët, tek ndërkombëtarët një situatë që nuk ekziston në Shqipëri?. Në të vërtetë është ai që nuk percepton realitetin shqiptar ashtu si është. Ka një problem madhor Shqipëria për të gjithë partnerët ndërkombëtarë nga Uashingtoni e me radhë: Krimi i organizuar, i cili gjdnet kudo në botë. Në Shqipëri ai në kulme, por Shqipëria ka një kryeministër, që është i vetmi në botë se ne Shqipëri nuk kemi banda, kemi keqbërës, por banda nuk kemi (!). Ky shembull tregon se ku gjendet Rama në raport me realitetin shqiptar. Edhe opozita, për të nuk ka asnjë vlerë dhe duhet vetëm denigruar.
Ish-presidenti i ndjerë Xhorxh Bush kishte jo pak miq edhe n...
Këngëtari John Shahu që u bë i famshëm për publikun shqiptar...
Pas intervistës së Prokurorit të Antimafias italiane ka reag...
Një numër i madh personash nuk mund t’i dallojnë shenjat e k...
Partia Demokratike ka mbyllur zgjedhjet në njësinë nr 11, në...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërmarrë një n...
Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e PD-së edhe për Elbasan...
Kurë për aknetGjatë adoleshencës,ose në periudha të tjera të...
Është mbyllur pasditen e kësaj të djele procesi i zgjedhjev...
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka kërkuar fil...
Çdokush është përgjegjës për jetën e tij dhe çdokush e ka v...
Ditën e djeshme në një ceremoni gjigande me tradita indiane,...
Ka burra që nuk pinë alkool dhe shpesh refuzohen nga njerëzi...
Kemi mësuar shumë informacione në lidhje me familjen mbretër...
Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë kanë deklaruar se presidenti a...
Nga Oerd BylykbashkiNe fund te nentorit 2018, prokuroria gje...
Trupi i ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh H.W. Bush do të ve...
Trupi i ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh H.W. Bush do të ve...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar në rrjetet social...
Banorëve në Unazën e Re, të cilët janë në ditën e 29-të të p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...