Denoncimet për ndotjen e mjedisit në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani, ka shpjeguar hapat ligjor që sipas tij duhen ndjekur për të ndërtuar një vepër publike.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i referohet debatit sa i takon procedurës së ndjekur për projektin e Unazës së Madhe, ndërsa rendit shtatë hapat ligjor që duhen ndjekur duke nisur me studimin e fizibilitetit dhe deri tek procesi i shpronësimeve.
?Këto janë hapat që ndërmerren. Për këto hapa, pavarësisht se puna bëhet nga kompani private, agjencia publike përkatëse (ARRSH psh) është përgjegjëse para ligjit për secilin prej këtyre hapave.
Administrata publike, pra qeveria është përgjegjëse sepse administron para dhe produkt publik. Produkt publik konsiderohet edhe një projekt apo studim i dhuruar, që nga çasti që ai miratohet nga Agjensia. Kjo e fundit edhe mund të mos e pranojë nëse projekti nuk është me leverdi për publikun?, shkruan ndër të tjerash Manjani.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Një udhëzues që mund të ndihmojë debatin publik.
Ndoshta ndihmon disi debatin publik sqarimi i procesit publik që duhet ndjekur, për të ndërtuar një vepër publike e infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, vepra energjitike).
Po tentoj ti përgjigjem pyetjeve: cfarë duhet bërë që një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave? Cila është procedura?
Pë të përcaktuar një proces të rregullt që duhet ndjekur, duhen parë në kompleks më së shumti këto ligje:
Ligji për Administrimin e Buxhetit; ligji për Prokurimet Publike;
ligji për shpronësimet;
ligjet sektoriale të infrastrukturës;
Ligji për Koncensionet
aktet nënligjore në zbatim dhe
Kodi i Procedurave Administrative.
Këto ligje në tërësinë e tyre kërkojnë nga administrata publike që për çdo vendim që marrin apo për çdo vepër infrastrukturore që ndërtojnë, të respektojnë parimet e Ligjshmërisë; përgjegjshmërisë; eficencës; transparencës e llogaridhënies.
Sipas kësaj baze ligjore që një vepër publike e infrastrukturë të ndërtohet duhet të ndiqen këto hapa:
Kryerja e një studimi fizibiliteti. Në këtë fazë mblidhen të dhëna dhe renditen arësyet, idetë e alternativat përse duhet vepra publike (rrugë, ujsjellës etj). Studimi i fizibilitetit ndihmon vendimmarrjen e shtetit për të përcaktuar eshe sa prioritare është kjo vepër në raport me të tjerat.
Hartimi i projektit. Bazuar në konkluzionet e studimit të fizibilitetit, por edhe nga analiza të leversisshmërisë, cilësisë dhe jetgjatësisë së vepres, hartohet projekti teknik. Administrata miraton variantin më leversisshëm dhe pas konsultimeve me komunitetin ku projekti propozohet të zbatohet.
Buxhetimi. Projekti paraqitet për financim në ministrinë e Financave, e cila e shtron për miratim në komitetin e planifikimit strategjik, sipas përparsive që projekti meriton. Në vijim futet në projekt buxhetin e shtetit të viteve pasardhëse.
Tenderimi për përzgjedhjen e kompanive që do bëjnë zbatimin si dhe e kompanisë supervizore. Në këtë fazë synohet të përzgjidhet jo vetëm oferta më e mirë por eshe kompania më e mirë që ka përvojë në punimet që kërkohet.
Aplikimi për lejet e nevojshme. Leje ndërtimi (zhvillimi infrastrukture), leje mjedisi e disa leje të tjera specifike sipas natyrës së projektit.
Paralelisht me aplikimin për leje nisin edhe procedurat e shpronësimit pasi të jetë bërë publik projekti zyrtar i miratuar, me kostot përkatëse.
Pas lejeve dhe shpronësimeve fillon zbatimi i kontratës për realizimin e veprës.
Këto janë hapat që ndërmerren. Për këto hapa, pavarësisht se puna bëhet nga kompani private, agjensia publike përkatëse (ARrSH psh) është përgjegjëse para ligjit për secilin prej këtyre hapave.
Administrata publike, pra qeveria është përgjegjëse sepse administron para dhe produkt publik. Produkt publik konsiderohet edhe një projekt apo studim i dhuruar, që nga çasti që ai miratohet nga Agjensia. Kjo e fundit edhe mund të mos e pranojë nëse projekti nuk është me leverdi për publikun.
Pra kushdo që do të analizojë se si e përse një vepër publike u ndërtua kështu apo ashtu, shtrenjtë apo lirë duhet të analizojë me radhë këto hapa, një e nga një.
Gjithashtu, edhe nëse vepra publike vendoset të ndërtohet dhe administrohet me koncension apo PPP, të njëjtat hapa duhen ndjekur.
Cilido që kërkon të kuptojë se çka ndodhur apo çpo ndodh te Unaza dhe jo vetëm, i sugjeroj të përdorë këtë metodologji. Pra të kërkojë informacion për secilin hap dhe pastaj të konkludojë.
Avioni qeveritar A340 që do të çonte kancelaren gjermane Ang...
Ndërkohë që banorët e “Astirit”, prej disa ditësh vijojnë të...
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpa...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, apo si...
Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kryetarin e Bashkis...
Një këngë e mirë e shoqëruar nga një performancë akoma më e ...
Babai i tij u nda nga jeta 4 vite më parë dhe këtë vit, 7-vj...
Ndoshta bota nuk është një vend i bukur për të gjithë, por k...
Me rastin e festave të nëntorit Ministri për Evropën dhe Pun...
Sandër Lleshaj, pas marrjes zyrtarisht të detyrës së Ministr...
Një tjetër bandë kriminale italo-shqiptare që vepronte në zo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 39-vjeçar ës...
Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të gazetarit Bl...
Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zhbllokohet edhe ngri...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht k...
Sipas të dhënave që kanë rrjedhur nga gjigandi korean i tekn...
Microsoft sapo ia kaloi Apple duke u shëndërruar në kompanin...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, në orët e para të ...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar në faq...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin në orët e para të m...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...