web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO- “Unaza e Madhe”/ Nisin natën shembjet e banesave në Astir

26 Nëntor 2018, 21:17, Aktualitet CNA

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkia Tiranë kanë prishur sot në mbrëmje dy banesat e para pa leje në zonën e ?Astirit?.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shpreh mirënjohje për familjet e para që u zhvendosën dhe pranuan të lirojnë banesat e tyre.

?Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s?ka të humbur e që s?e lejon politikën të përdorë! FORCA!?, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga