web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarat e Ramës në Kosovë/ Alizoti: Skandal politik e diplomatik

26 Nëntor 2018, 20:30, Aktualitet CNA

Ish-shefi i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në Partinë Demokratike dhe diplomati Tomorr Alizoti i ka cilësuar deklarat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë si skandal diplomatik.

Alizoti në një intervistë në emisionin ?Open? në Top Channel ka thënë se po të lexosh për diplomacinë e kupton se deklarat e Ramës janë një skandal politik dhe diplomatik.

?Është një skandal diplomatik dhe politik. Po të lexosh për diplomacinë e kupton se deklarat e Ramës janë një skandal politik dhe diplomatik? ? ka vazhduar ai.

Ndër të tjera Alizoti ka thënë se Rama në pesë takimet mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare ka bërë vetëm show./ CNA.al





Lajmet e fundit nga