Marrëdhënia Kosovë-Shqipëri/ Bushati jep lajmin e mirë
Ministri i Punëve të Jashtme gjatë një interviste në emision...
Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës, ai e demostroi me shembuj se kjo është e vërtetë. I vuri në resht të gjithë ministrat, ? me një skenografi të menduar që më parë-, të pozonin së bashku me shqiponjën mbi gjoks. E bëri Ramush Haradinajn të nënshkruante mbi flamurin kombëtar dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me një akt viril alla Tramp, e tërhoqi me forcë krahun prej ish badigardi të homologut të tij, për t?a theksuar se qe, ai dhe vetëm ai, regjizori i kësaj mizanskene.
Të gjitha këto imazhe të ekzagjeruara ku është e vështirë të përcaktohet kufiri i hollë mes nacionalistit dhe patriotit qenë veshja simbolike e asaj që kryeministri shqiptar do të ligjëronte me gojë. Ai hapi për të disatën herë temën e bashkimit kombëtar, por duke hedhur një hap më përpara, kërkoi një përgatitje institucionale të diplomacisë së dy vendve për këtë objektiv dhe vendosi edhe një afat skandence: 2025-ën.
Natyrisht, ashtu sikurse ndodh në raste të ngjashme me të gjithë liderët shqiptarë edhe këtë herë nuk do të mungojnë komentet se Rama po vesh kostumin e nacionalizmit për të hequr vëmendjen nga problemet e brendëshme, apo se po flet për bashkim kombëtar për të shantazhuar ato qarqe perendimore që kanë filluar denoncimin e pushtetit të tij kriminal dhe të korruptuar.
Por, këtë radhë, problemi nuk është vetëm tek këto mëkate që i janë mveshur njëri pas tjetrit Berishës së parë, Fatos Nanos dhe Berishës së dytë.
E reja është se Rama po shton dozat anti europiane. Në optikën e deklaratave të kësaj të hëne është refuzimi i Brukselit që po detyron dy shtetet shqiptare të shkojnë drejt një projekti të përbashkët për 2025.
Sipas fjalëve të tij, fakti se BE, i premtoi kosovarëve lëvizjen e lirë dhe nuk ia dha (megjithëse ata e firmosën demarkacionin), fakti se Brukseli po përkëdhel më shumë sesa duhet Serbinë, fakti tjetër se frika nga ekstremi i djathtë po pengon përparimin e Shqipërisë, i detyron dy vendet të hedhin këtë hap.
Dhe pikërisht këtu kemi një ndryshim thelbësor të njërit prej akseve më të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme.
Nëse deri dje, të gjitha forcat serioze politike të vendit i përmbaheshn tezës ?bashkim, brenda BE?, sot Rama po përpunon idenë: ?bashkim si kundërvënje ndaj BE ?së?, pra një lloj sfide ndaj indiferencës, injorimit dhe refuzimit që po tregon Brukseli.
Ndoshta as deri këtu këtu nuk ka ndonjë mëkat të madh. Sado të ketë brohoritur pro Europës, një komb i ndarë si i yni, nuk ka pse të mos ketë një plan B, aq më tepër sot që po flitet gjithnjë e më shumë për krizën e BE dhe të ç?integrimit të mundëshëm të saj.
Por, mëkati i Ramës nuk është ky. Nuk është as vizioni për të përpunuar një të ardhme alternative dhe as ai për të përafruar aksionin e dy qeverive me një qëllim kombëtar të përbashkët.
Loja e tij djallëzore konsiston në paraqitjen e situatës bardhë e zi.
Ai fajëson vetëm Brukselin, burokratët e tij, ankthin e tyre nga ekstremistët ksenofobë dhe komplekset ndaj Serbisë për mospërparimin drejt BE-së të dy pjesëve të ndara të kombit. Në gjysmën e gotës që sheh bosh, ai nuk thotë asnjë fajalë për shtetin jo funsional të Kosovës, për një shoqëri që nuk e ka kapërcyer dot sindromën e komandantëve të luftës, për një qeverisje të zhytur në krim dhe korrupsion, pa aq sa dhe kjo jona.
Përpos problemeve të vetë Europës janë edhe mëkatet tona ?ndoshta edhe më të mëdha- që na bëjmë të mos avancojmë drejt saj.
Por, këtë anë të medaljes Edi Rama rrefuzon t?a shikojë. Ai e fsheh atë në mënyrë të ndërgjegjshme, duke bërë që në dyzimin e kahmotshëm mes patriotëve, që luftojnë për vendin e tyre real dhe nacionalistëve që tentojnë të luajnë me emocionet e kombit të tyre virtual, ai të renditet me të dytët.
Pikërisht, nga që nuk përballet dot me tërë realitetin e hidhur, Rama tenton t?a fshehë gjysmën e tij. Ai i paraqet shqiptarët si viktima dhe Europën si të padrejtë. Dhe kur argumentat për këtë i mungojnë, kur e ndjen se ligjërimi i tij për BE-në si fajtor i vetëm, nuk është bindës, atë që lë mangut logjika ai mëton t?a mbushë me simbole.
Prandaj, këtë të hënë, veç fjalëve, ai u rek ta mbushë takimin e Pejës plot foto me shqiponja dhe autografë mbi flamurë, duke besuar se atë që nuk arrin ta bëjë dot një politikan i keq, mund ta plotësojë një regjizor i mirë.
Ministri i Punëve të Jashtme gjatë një interviste në emision...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është shpr...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një postim në...
Banorët e Astirit kanë bërë një peticion kundër Kryeprokur...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar disa shifra ...
Në rast se propozimi i ri ligjor për kontrollin e pasurive, ...
Dy ditë më parë CNA.al raportoi se Vasili Kalivas, një nga i...
Paratë janë të ndjeshme si gratë e dashuruara. Nëse ju bërte...
Mbrëmjen e sotme në emisonin Fiks-Fare do të transmetohet ra...
Analisti Fatos Lubonja, kryeministrin Edi Rama gjatë një int...
Analisti Fatos Lubonja ka lëshuar akuza të ashpra kundër kry...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ...
Avokati i Daniel Drobajt, 18-vjeçarit që akuzohet se hodhi k...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në l...
Daniel Drobaj, i riu mbi të cilin rëndon akuza e plagosjes m...
Edhe nëse i keni mësuar vetes tuaj ty ose tre ‘vese’ të mira...
Tartufi është përfshirë në listën e atyre qe duhet tu themi ...
Daniel Drobaj është 18-vjeçari, që policia e ka ndaluar si p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur akuza...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...