Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të ?festojnë? jashtë trojeve për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Ata preferojn? kryesisht vendet e rajonit, për shkak të çmimit më të leverdishëm dhe afërsisë. Ditët e shumta pushim këtë vit kanë nxitur edhe zgjedhjen e destinacioneve më të largëta, nga Europa deri te vendet ekzotike. Agjencitë turistike pohojnë se Shqipëria ka qenë pak (ose aspak) e preferuar për t?u vizituar këtë vit?
Nga Deada Hyka
28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një pjesë e konsiderueshme shqiptarësh kanë zgjedhur t?i kalojnë ato jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, siç raportojnë për ?Monitor? agjencitë e udhëtimit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i leverdishëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.
Edhe këtë vit, shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë për festat e nëntorit në disa prej vendeve të rajonit. Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se ?janë mbyllur që dy javë më parë?. Maqedonia e Greqia, por edhe disa vende europiane si Hungaria dhe Italia, konsiderohen destinacionet më të kërkuara këtë vit. Nën moton ?Festoni Ndryshe Festat e Nëntorit?, Union Travel u ka ofruar shqiptarëve oferta që në fillim të këtij muaji, kryesisht në rajon. Çmimet nisin nga 100 euro dhe paketat janë interesante.
Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Operatorët turistikë thonë për ?Monitor? se, rezervimet kanë qenë në nivele të kënaqshme. Kjo mund të lidhet me faktin se, ndryshe nga një vit më parë që ishin veç dy ditë pushim, këtë vit janë 6 të tilla.
Agjencitë pohojnë se interesi për të kërkuar një destinacion për këto festa nisi shumë shpejt, pasi një pjesë e mirë e të interesuarve kanë marrë pushim edhe ditën e premte, të vetmen që sipas kalendarit rezulton ditë pune (data 30 nëntor). Oferta të tilla tërheqëse nuk u ofruan nga vendi ynë, thonë burime nga agjencitë, ndaj rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme. Destinacioni me ofertat më të mira, edhe këtë vit, ka qenë Budva dhe Budapesti.
Për të parin, ofertat përfshinin transport të siguruar nga agjencia (ose edhe individualisht), pjesa tjetër e paketës ofronte konceptin ultra-all inclusive, që për në qytetin e Budvas shkonte 120 euro/4 ditë. Falë ofertave të leverdishme, në Kroaci dhe Maqedoni, ka pasur një numër të madh rezervimesh. Sepse, sikurse pohojnë klientët, ?kushton më shumë të rrish në Tiranë?.
Nga Matias Travel and Tours pohojnë se tre destinacione, të cilat që në momentin që u shfaqën në faqe apo shpërndanë në rrjetet sociale, morën vëmendje dhe patën kërkesa të shumta: Festat e Nëntorit 4 ditë Stamboll 22 ? 25 nëntor 99 euro/personi; Tur në Sofje 28 ? 30 Nëntor 89 euro/personi; Tur në Romë ? Vatikan 28 Nëntor 2 dhjetor, çmimi 249 euro; Festat e Nëntorit në Paris 25 nëntor ? 2 dhjetor 399 euro/Personi. Në udhëtimet dyditore në rajon, kostot varionin 40-80 euro personi. Turet me autobusë për në Greqi ose Turqi, arrijnë deri në 150-250 euro personi.
Ndërsa udhëtimet e prenotuara me linja ajrore (jo tranzite), kryesisht për në Itali, Romë, Milano janë rezervuar më herët, me rreth 170 ? 220 euro.
Nga agjencia Kalemi Travel shprehen se destinacionet më të prenotuara kanë qenë udhëtimet me guidë për Festat e Nëntorit.
Rajoni kryeson në zgjedhjet e shqiptarëve, në udhëtime që janë kryesisht me kosto të ulët, theksojnë ata. Janë prenotuar shumë grupe për: Budva-Ulqin-Kotor, 2 ditë, 45 ?; Dubrovnik 3 ditë, 79 ?; Sarajevë ? Mostar ? Medjugorje 3 ditë, 99 ?; Beograd, 3 ditë, 109 ? (me mëngjes + darkë).
Drejtuesit e agjencisë Sava Tours thanë se ditët e shumta të pushimit mundësuan prenotime të shumta këtë vit. ?Ndodh shpesh që njerëzit kanë dëshirë të udhëtojnë, por nuk kanë mundësi në rast se ditë pushimi janë vetëm dy. Këtë vit kanë qenë të shumtë që kanë planifikuar edhe datën 30 nëntor si ditë pushimi ndaj kanë vlerësuar destinacione më të largëta.
Dubai është një destinacion që u zgjodh nga grupe turistësh shqiptarë. Qëndrimi për 5 ditë kushton rreth 720 euro për person dhe ky ishte një çmim i leverdishëm. Kryesisht u zgjodhën ato destinacione që mund të arriheshin me një avion të vetëm, pra pa bërë tranzit. Destinacione të zgjedhura ishin edhe Italia (Pizë, Romë, Milano etj.), Greqia (Selanik, 150 euro për person, 3 ditë) dhe Franca.
Prenotime ka edhe për Stambollin, me katër ditë qëndrimi. Vendet fqinje, si Maqedonia apo Mali i Zi, duke qenë afër, vizitohen kryesisht në mënyrë individuale. Por, ka pasur kërkesa edhe nga oferta nga agjencia?. Nuk mungojnë as destinacionet ekzotike. Nga agjencia Bora Travel pohojnë se ka pasur kërkesa për destinacione më të largëta. Mes tyre, Dubai 5 ditë, 725 ?, ndonëse ka qenë kryesisht zgjedhje e fundvitit, edhe për festat e nëntorit ka pasur kërkesa. Edhe Lanzarote ka qenë një tjetër destinacion që ka zgjuar interes, 615 euro/person, 5 net qëndrimi./ Monitor
Çudia
Festat e Nëntorit, nga një festë kombëtare, zgjidhet të festohet në Budapest, Paris, Stamboll a Romë
DASHI 21. mars – 20. prill Merkuri do i beje ata qe janë ne...
Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet ...
Vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin, m...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo e hënë do ju drejtojë drejt ...
Në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH foli dhe Sulejman St...
Nga Arben Vata Si një njeri që kam kontributin tim në media ...
Njësia nr 4 e Partisë Demokratike, në Tiranë ka zhvilluar zg...
Nga Luan Rama Jam gjendur pranë Bibliotekës Kombëtare me dis...
Një nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen në ish-Bllok, A...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ka i...
Autoritetet britanike japin alarmin për numrin në rritje të ...
Ishte thuajsë 100% e sigurt që Justin Bieber dhe Hailey Bald...
Xhinxheri qetëson problemet me aparatin tretësKomponimet fen...
Disa pamje misterioze janë shpërndarë në internet, dhe sipas...
Ish-banorja e Big Brother Xheni Mhillaj duket se ka marrë ve...
Aktorja shqiptare Monika Lubonja ka befasuar jo pak ndjekësi...
Shpyllëzimi në Amazonë po shndërrohet në një nga problematik...
Një djalë vetëm 2-vjeçar po bëhet hit në internet.Ai është f...
Disa ditë më parë, modelja shumë e njohur dhe imazhi i disa ...
U bë kohë që çantat e belit janë kthyer në një trend të padi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...