web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasada Amerikane vë ultimatumin/ Çfarë kërkon për Tahirin dhe Martinajn

20 Nëntor 2018, 15:46, Aktualitet CNA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka vënë ultimatumin sistemit të gjyqësorit, duke kërkuar përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit.

Në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale shkruhet?Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit?.

?Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin e Ervis Martinajn?, – shkruhet më tej.

Në përfundim ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga