web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Posti i Punëve të Brendshme/ Manja tregon pse nuk e dekretoi herën e parë Meta, Lleshin

20 Nëntor 2018, 15:39, Aktualitet CNA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit, si Ministër i Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta.

Në një intervistë në studion e emisionit ?45 minuta? Manja dha se çështja e dekretimit të Lleshit u zgjidh në mënyrë kushtetuese.

?Çështja e dekretimit të Lleshit u zgjidh në mënyrë kushtetuese. Të dyja palët u sqaruan dhe më pas vendosën. Herën e parë Lleshi nuk u dekretua nga Meta, sepse ai  kërkonte akoma shpjegime?, -ka vazhduar ai.

Ndër të tjera Manja gjatë fjalës së tij ka lëshuar akuza edhe kundër opozitës. Ai u shpreh se deklarata e Bashës, në të cilën tha Komisioni i Venecias nuk ka çfarë bën këtu ishte i gabuar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga