Sërish tërmet, ja epiqendra dhe sa ballë ishte
Një tërmet 3.6 ballë ka goditur pasditen e sotme në fshatin ...
Në ?Fiks Fare? mbërriti një ankesë nga një mësuese, e cila pretendon se nuk është duke u respektuar renditja e portalit për mësuesit, të cilët janë jashtë profilit. Ndërsa mësuesit ndihmës janë emëruar pa qenë fare në portal.
?Fiksi? e verifikoi situatën dhe rezultoi se pretendimet ishin të vërteta. Kishte mësues ndihmës të emëruar jashtë portalit, por asnjë nuk mbante përgjegjësi, pasi këto emërime ishin bërë nga drejtuesit e dikurshëm dhe sot duhej të zbatohej Kodi i Punës për largimin e tyre. Në të kundërt do të shkelej ligji.
Ndërsa për sa i takon mosrespektimit të renditjes së portalit, sipas përgjegjësit të ri, janë drejtorët e shkollës që i kanë bërë këto emërime. Në momentin që atyre u është kërkuar informacion, ata kanë justifikuar arsyet për të cilat i mbajnë në punë.
?Ne nuk i kontrollojmë dhe nuk e zhbëjmë dot këtë situatë. Nuk është në kompetencën tonë. Këtu është e nevojshme patjetër të ndërhyjë Inperktoriati i Arsimit, me një inspektim të detajuar?, deklaroi për Fiksin përgjegjësi i komanduar i zyrës, Ilir Gjata.
Tre prej mësuesve jashtë profilit, të emëruar duke mos respektuar renditjen e portalit, janë në gjimnazin ?Fuat Babani? në Bilisht. Drejtori i shkollës, Hajri Lilo thotë se, për të mirën e shkollës dhe nxënësve është parë e arsyeshme të mbahen këta mësues matematike, që japin fiskulturë, dhe kanë mbi dy vite eksperiencë, sesa të emërohen të tjerë me pak më shumë pikë, por që s?kanë dhënë asnjë ditë mësim në fiskulturë.
?Edhe pse kanë më shumë se dy vite të emëruar, unë i kam me kontrata 3-mujore, të më lajmërojnë dhe unë nuk ua rinovoj kontratën, por nuk më duket e arsyeshme që të ndryshojmë mësuesit çdo vit, kur në thelb ata nuk janë mësues të fiskulturës, por janë jashtë profilit?, pranoi drejtori, duke u dorëzuar përpara një renditjeje, që sipas tij duhet të funksionojë ndryshe për mësuesit jashtë profilit.
Gjithashtu, largimi i mësuesve ndihmës ka sjellë probleme dhe pakënaqësi te prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, siç është rasti i një djali 6 vjeç, që shkon në klasë të parë dhe është me autizëm. Ai vijon mësimet në shkollën ?Bracanj? të Bilishtit. Babai i tij mbytet në lot kur nis të tregojë hallin që e ka zënë atë dhe familjen e tij. Sipas babait, ai është trajtuar nga një mësuese jashtë portalit, por që është e kualifikuar për ta bërë këtë punë. Madje, ai thotë që është i gatshëm të paguajë edhe vet për këtë mësuese, por këtë gjë nuk ia lejon drejtoresha e shkollës. Ajo kërkon të sjellë një tjetër mësuese, edhe ajo jashtë portalit, por që gjatë kësaj periudhe ka qenë me leje lindjeje.
Në shkollën ?Bracanj?, drejtoresha e shkollës ka të emëruar dy mësuese ndihmëse, të cilat janë jashtë portalit. Njëra prej tyre kërkohet nga vet prindi që të trajtojë fëmijën, që sipas tyre ka pasur shumë përmirësim me këtë mësuese. ?Fiksi? ballafaqoi drejtoreshën me babain e djalit me autizëm.
Drejtoresha sqaroi se emërimi i mësueses që pretendon prindi nuk është bërë nga ajo, pasi shkolla e Kapshticës, ku ka dhënë mësuesja, është bashkuar më vonë më shkollën e saj. Ajo e ka gjetur të emëruar. Ndërsa për mësuesen tjetër ndihmëse, që ka qenë me leje lindjeje, edhe kjo jashtë portalit, emërimi është bërë pasi ka pasur kualifikime.
?Sot nuk është në portal, por vjet ka qenë. Nuk e di pse, por unë nuk mund t?i ndërpres kontratën pasi ka qenë me leje lindjeje dhe duhet zbatuar ligji?, shprehet drejtoresha. Për sa i takon pretendimit të prindit, për ta paguar ai mësuesen, drejtoresha tha se ?Unë nuk e di sesa e ligjshme është kjo?.
?Ajo dhe mësuesja tjetër të aplikojnë për në portal dhe në bazë të kualifikimeve të vendosim se kush do ta fitojë vendin e punës?, përfundoi ajo.
Një tërmet 3.6 ballë ka goditur pasditen e sotme në fshatin ...
Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konfere...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka humbur sot seancën e parë...
Fiks-Fare mbrëmjen e sotme do të trajtojë temën e emërimit t...
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka thënë se ...
Pas akuzave të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj se depute...
Sot Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë se shumë shpe...
Prej kohësh televizionet shqiptare janë në betejë të vazhdue...
Zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka njoftoi ditën e sotm...
Detaje të reja janë zbardhur nga policia në lidhje me arrati...
Zjarret masive që prej diotësh kanë përfshirë Kaliforninë , ...
Në një takim me strukturat në Dibër, kryetarja e Lëvizjes So...
Ngjarja e rëndë e Bularatit, ku si pasojë e përplasjes me fo...
Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja në jetë ka ...
Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili u dënua...
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ditën e sotme i ka ...
Taulant Muka, i cili dy javë më parë u emërua në postin e zë...
Nga Zef Zefi Në sqarimin e tij lidhur fyerjen publike, kryeb...
I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, gazetari Art...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...