Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Nga Afrim Krasniqi
* Reforma në drejtësi (zyrtarisht) vijon të jetë krye-tema për zhvillimet në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Procesi krijoi pritshmëri të mëdha dhe u lexua si revolucion i dytë më të rëndësishëm pas viteve ?90. Reforma ndryshon tërësisht strukturën e vjetër të sistemit të drejtësisë, ri-shpërndan kompetenca dhe përgjegjësi, ndryshon sistemin e emërimit dhe të kontrollit, por mbi të gjitha, ka në thelbin e saj mekanizmin e vetingut, – unik për nga përmasat, thellësia, baza ligjore e kushtetuese dhe praktika.
A do jetë reformë e suksesshme? A do të përmbushë pritshmëritë? A kemi dakordësi mbi vendimmarrjet e deritanishme? A po shohim që të korruptuarit dhe të paaftët po largohen nga sistemi? A po e ndikon politika vettingun? Cilat do jenë prurjet e reja në sistem? Cili është roli që luan e mund të luajë ONM në këtë proces?
Këto e shumë pyetje të tjera mbeten çështje debati për edhe shumë kohë, – por përveç këtij komponenti të reformës, thelbësore është edhe respekti e ndjekja ligjore e të gjitha etapave, praktikave, afateve dhe procedurave. Dhe legjislacioni ynë është bujar me afatet e procedurat.
Ja tabela ilustruese: deri tani kanë përfunduar 100% në nivelin final (Kolegji i Apelimit) vetëm 9 raste, nga të cilat 6 shkarkime, dhe 3 janë dorëheqje, madje 1 është dorëheqje për shkak të pensionit, pra akt më shumë administrativ sesa akt ndaj reformës.
Dhe pavarësisht kësaj pamje kritike, procedurat midis verifikimit, seancave të KPK, vlerësimit nga Komisioneri Publik, ankimimit, vlerësimit nga KPA dhe në fund vendimmarrjes nga KPA marrin shumë kohë, – shpesh shumë më tepër sesa ka përcaktuar paketa kushtetuese e ligjore e reformës në drejtësi, sidomos në nivelin e parë.
Pothuajse të njëjtën rrugë ligjore dhe administrative do të kalojnë të gjitha dosjet e individëve që janë rrëzuar në vendimet e KPK ose që kanë kaluar, por janë ankimuar nga IPK/ONM. Të gjithë presim KLGJ, KLP, KED me shpresë që të kemi SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit dhe që më pas edhe Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë funksionale. Por rruga duket e gjatë.
Nuk ka dilemë se ka një hendek të madh midis ecurisë së procesi dhe pritshmërive qytetare; midis mekanizmave e potencialeve njerëzorë, profesionale e financiare që kanë në dispozicion strukturat e vetingut dhe pritshmërive jo realiste që kemi krijuar mbi to; midis asaj që ndodh praktikisht dhe asaj që dëgjojmë në ligjërimin politik ndaj reformës; midis nevojave emergjente për drejtësi të pavarur, të pa korruptuar e profesionale dhe mekanizmave konkrete për të shkuar tek ky synim.
Trajtimi serioz e ligjor i këtij hendeku të shumëfishtë për ti dhënë zgjidhje me vullnet real politik e vendimmarrje institucionale, – duhej të ishte krye-temë dhe shqetësimi primar në agjendën politike në Shqipëri, në parlament dhe në dialogun e nivelit të lartë politik, në bashkëveprimin e institucioneve kushtetuese dhe atyre të përfshira direkt ose indirekt në reformën në drejtësi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra k...
Mediat serbe raportojnë se ish-kryeministri maqedonas Nikoll...
Sot, Grupi Këshilltarëve të LSI dhe Opozita e bashkuar në Ba...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili iu është ...
Banorët e zonës së Astirit kanë vazhduar protestën para Bash...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka publikuar...
Forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, kanë ushtr...
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro disa ditë më parë i hab...
Këshilltarët opozitarë në Bashkinë e Tiranës kanë bojkotuar ...
Nis cikli i dytë i shkollës së menaxhimit për drejtuesit e s...
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi akuzon kryemin...
Në librin e tij, “Provocateur” analisti Mustafa Nano ndër të...
Analisti Mustafa Nano, në librin e tij “Provocateur”, rrëfe...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë një deklarate për gaz...
Neritan Sejamini, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lul...
Këshilltari kryesor i Lulzim Bashës dhe një ndër përgjegjësi...
Një peshkaqen 3.85 metra i gjatë dhe rreth 400 kilogramë ka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...