web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punimet për ‘Unazën e Re’/ Lubonja: Veprim kriminal i Ramës

12 Nëntor 2018, 17:11, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas heqjes së simbolit të shqiponjës nga sheshi po me të njëjtin emër.

Në një intervistë në rubrikën ?Opinion? në News 24 Lubonja ka thënë se në këtë çështje nuk është problemi se po hiqet shqiponja, por  mënyra se si po largohet monumenti i shqiponjës, e cila ishte kontribut e familjes Destani për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Ndër të tjera analisti gjatë fjalës së tij komentoi edhe ndërhyrjen për ?Unazën e Re?, e cila do të prekë mbi 300 shtëpi banimi në zonën e Astirit. Ai ka thënë se kjo gjë, që po bëhet nuk është gjë tjetër, por një veprim i pastër kriminal ndaj banorëve.

?Kjo që po bëhet ndaj banorëve nuk është gjë tjetër, por një veprim i pastër kriminal. Mendoj se Tirana ka pasur dhe ka nevojë akoma. Imagjinoni se premtimi i parë i Ramës ka qenë plani urbanistik, i cili vendos ligjin. Ai duhet të përcaktohet, çfarë do të ndërtohet. Nuk kemi një plan urbanistik. Në vend që të bëjë një plan urbanistik të qartë, por jo kur të teket ty, ti prish këta dhe këta njerëz t?i nxjerrë në rrugë. Kjo është kriminale për mua?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga