web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënimi me jetë ndaj oficerit Nuhu/ Prokuroria jep vendimin për Ramën

12 Nëntor 2018, 16:04, Aktualitet CNA

Pas kallëzimit që dy krerëve të grupeve parlamentare të PD-së Edmond Spaho dhe ai i LSI-së Petrit Vasili, ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e këtij të fundit ndaj oficerit Emiljano Nuhu, Prokuroria ka dhënë vendimin.

Mësohet se hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama janë mbyllur. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale.

?Tjeter turp,Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut. Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria.

Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit?, – ka shkruar Vasili në postimin e tij.

Krahas këtij postimi, ai ka publikuar edhe dokumentet që tregojnë se hetimet për kryeministrin Edi Rama janë mbyllur./ CNA.al





Lajmet e fundit nga