web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E shkuara e Lleshit/ Lubonja: Nën hundën e tij kanë kaluar...

12 Nëntor 2018, 16:27, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja në intervistë në studion e lajmeve në ?News 24? ka thënë se nëse një gjeneral si Sandër Lleshi nuk mund të bëhet ministër nuk ka pse bëhet ministër.

?Nëse një gjeneral si Sandër Lleshi nuk mund të bëhet ministër, nuk ka pse bëhet ministër. Rama duhet të heqë dorë nga kjo ide. Ligji duhet respektuar. Zotëri gjej një kolonel dhe bëje ministër. Është e rëndësishme respektimi i ligjit? ? ka deklaruar analisti.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Lubonja ka folur edhe për të shkuarën e  Sandër Lleshit. Analisti është shprehur se Lleshi ka qenë këshilltar i Ramës për mbrojtjen dhe nën hundën e tij kanë kaluar gjithë problemet që kanë të bëjë me sigurinë e vendit.

?Nën hundën e tij kanë kaluar gjithë problemet që kanë të bëjë me sigurinë e vendit. S?ka folur një fjalë, një ministër kukull do ishte. Ndjeji 5 vjet nën hundën e Ramës”, – ka vazhduar ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga