Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ilir Levonja
* Kjo është java e murit të Berlinit. Kilometrat e pllakave të betonit, duke i privuar qytetarëve të Gjermanisë një ndarje absurde prej gati 28 vitesh. Një mur që erdhi si pasojë e luftës së dytë botërore dhe e blloqeve të lindjes. Janë kaq shumë histori arratisjesh, bajonetash, uniformash, flamujsh deri tek varretë masive, sa nuk është e vështirë të kuptosh vlerat e lirisë a komunikimit normal dhe firot e kohës së bjerrur kot. Kohës së djegur njerëzore…, aq sa një kronist amerikan i atyre ditëve, e krahasoi vërshimin e turmës me atë të llavës vullkanike. Dhe liria ishte vërtetë e bukur. Ata që kanë memorie me siguri ndihen krenar. Ata që e jetuan akoma më shumë. Mjafton të kujtosh se si Ata qytetarë që kishin shitoret në afërsi të murit ofronin birra pa para.
Ofronin ushqime e të tjera sende të domosdoshme duke taposur kasat. E gjitha ishte një ekstazë njerëzore, merri ato që të duhen. Ushtari dhe qytetari në vend të kokave të njëri-tjetrit thyen shishet e birrave. Ishin njëzetë e tetë vite ndarje, kjo nga lufta, ideologjitë, diktatura e proletariatit nën moton e fituesve të luftës së dytë botërore. Një emocion që e ofroi Gjermania, vendi më i urryer për shkak të pushtimeve, shkatërrimit, kampeve të përqendrimit nga aktiviteti shfarosës i asaj pjese çiban-e e shoqërisë me në krye Adolf Hitlerin. Menjëherë pas rënies së murit të Berlinit, zuri fill lëvizja e minatorëve të Karpateve në Rumani. Ose e ashtuquajtura pranvera e rajonit të gadishullit ballkanik. Një pranverë kaq e hidhur sa ekzekutimet publike në Bukuresht, a Srebrenica e Bosnjës deri tek eksodi i shqiptarëve nga Kosova, janë si ajo fytyrë plot vraga e shpresë humbur e një qenie njerëzore me ose pa pension, të pamjaftueshëm ose do bëjmë si të na e ketë shkruar Zoti. Qytetarë të mundur nga koha e tyre.
Nga atëherë, nga koha e barrierave të rrëzuara, gëlojnë dy versione që e kërcënojnë komunikimin dhe demokracinë. Versioni i nacionalizmave dhe versioni i politikave të ashpra. Dhe ajo çfarë është më e trishtueshme është pushteti absolut që marrin këto dy kategori sociale, duke na privuar nga atmosfera e ditëve të murit të Berlinit. Megjithëse ata janë fare pak, fare pak, prapë dominojnë. Dhe masat zgjohen një herë në gjysëm shekulli ashtu si llavat vullkanike. Eshtë java e murit të Berlinit, java ku duhen të promovohet liria dhe komunikimi. Aq më tepër për ne shqiptarët por dhe rajonin. Sidomos ne që të ftohtin e bajonetave, thumbat e telave apo eksodet i kemi akoma të freskët. Të ftohtin e galerive të luftës së klasave, të mendimit ndryshe etj. Madje promotorëve dhe bijve u kemi lënë çelsat e vendit. Dhe me krenari po ndërtojmë një rend demokratik komunist. Me mllef, me urrejtje, me nacionalizëm. Edhe pse me shumicë i falim Gjermanisë studentë, Italisë artistë e Greqisë shërbyes.
Këto dy kategori sociale, pra nacionalizmi dhe politika e ashpër sot janë dominante. Ndaj shumë probleme, përshembull të drejtat e njeriut, ato që ne akoma i quajmë turqisht halle, hallet tona, hallet e njëri-tjetrit, janë zëruar për shkak se na ka mundur totalisht gjaku benzinë nacionalist a patriot dhe politika e sekretarëve të komiteteve dhe bijve të diktaturës. Njezëtekatërorshi ynë është i pushtuar, nga një dekret presidencial a një varrim se sa nga faktet të tilla si, sa është numri i atyre që ikin? Si janë sportelet e Rinasit, Durrësit Vlorës, Kakavijes, Muriqanit etj. Çfarë volumi ka masa e atyre që ikin andej, jetojnë andej, punojnë andej, dashurojnë? Sjellin, japin, marrin etj? Çfarë numri ka çibanizmi që na mbyt, që na ka pushtuar etj? Dhe pse na i ka vjedhur kohën tonë.?! Dhe kjo është e shpjegueshme …, sikur kohës sonë t’i kushtonin më shumë minuta me pamjet e përvjetorit të murit të Berlinit. Me siguri do na hollohej benzina në gjak… do jetonin frutet e pranverës. Por nuk e bëjmë.
Sepse na ka mbytur versioni bajat i patriotve, i perandorive të vjetra, i kufijve. Dhe versioni i çibanëve të diktaturës së proletariatit.
Para disa viteve pata fatin të ndodhesha në një kabinë, të një anije të madhe. Po lundonim në detin e Karaibeve. Zotëria më tregoi instrumentin e drejtimit…, kureshtja ime.., i ngjante një sfere, sa një grusht. Kapiteni e përkëdheli me mollzat e gishtave. Pak, fare pak…, veç kur gjithë ajo kaba zuri të anohej duke ndërruar drejtim.
Me siguri që kështu duhet të ndodhi edhe me ne. Na shpien ku na duan dhe jo aty ku duam.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar so...
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gja...
Kërkoni nën sunduk dhe nxirrni të gjitha posterat e “Backstr...
Prej disa javësh, Priyanka Chopra po feston beqarinë me mike...
Nuk ka më dyshime! Aktorja e “Game of Thrones” Emilia Clarke...
Michel Obama është një nga femrat më të adhuruara në botë dh...
Këto justifikime duhet të shërbejnë si një paralajmërim për ...
Për gratë parisiene, çizmet në ngjyrë kafe janë pasqyrimi i ...
Pavarësisht se jemi në epokën e Kim Kardashin, veshjet e gje...
Një breshëri armësh është dëgjuar në vendin ku reperët Kanye...
Vijon të shkaktojë debate dhe replica të forta ceremonia mor...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Nga Xhovani SHYTI* Punësimet në Universitetit të Tiranës kan...
Magjistratët e diplomuar të cilët ishin në pritje për t’u bë...
Teksa po afrojnë zgjedhjet e qershorit, kryebashkiaku i Tira...
Prej disa ditësh banorë të zonës së Astirit po protestojnë k...
Ka shumë reçipeta të shtrenjta, por si ato të “Victoria’s Se...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvisjes Socialiste për Int...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...