Mos-dekretimi Lleshit/ Mediu: Goditje bumerang për Ramën
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një intervist...
Relievi politik ndryshoi këtë javë në Uashington pas rezultatit të zgjedhjeve për Kongres. Demokratët e opozitës kanë fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët kanë forcuar kontrollin në Senat. Rezultati nga shumë analistë shihet si një vlerësim i ndarë i elektoratit për udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.
Presidenti Trump foli dje në Shtëpinë e Bardhë për mundësinë e bashkëpunimit me demokratët, të cilët tani kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.
?Dua të shoh bashkëpunim dypartiak. Dua të shoh unitet. Mendoj se shanset janë të mira, ndoshta jo në çdo temë, por gjithsesi ekzistojnë shanse të mira për bashkëpunim?.
Presidenti Trump i quajti meritë të tij fitoret e republikanëve në Senat:
?Mendoj se rezultatet që kam dëgjuar dhe besoj se do të konfirmohen, dëshmojnë se njerëzit më pëlqejnë mua dhe punën që po bëj?.
Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi la të hapur mundësinë për bashkëpunim me presidentin mbi kujdesin shëndetësor dhe tema të tjera.
?Do të përpiqemi për bashkëpunim dypartiak. Besojmë se e kemi për detyrë të identifikojmë pika të përbashkëta aty ku është e mundur. Aty ku është i pamundur bashkëpunimi, ne do t?u përmbahemi parimeve tona?.
Demokratët shprehen të kënaqur me rezultatet në Dhomën e Përfaqësuesve, por të zhgënjyer nga humbjet në Senat. Ish-ligjvënësi Patrick Murphy foli në emisionin e Zërit të Amerikës, Plugged In:
?Nuk ishte një valë e madhe ndryshimi siç ishte parashikuar. Kjo dëshmon se njerëzit nuk votojnë më së shumti për temat, por lidhur me Presidentin Trump?.
Pas zgjedhjeve të së martës, është i paqartë kursi që do të marrë politika në Uashington, thotë analistja Karen Tumulty:
?Kemi dëgjuar një vendim të përzier. U duk sikur dallga blu ndeshi në murin e kuq. Mendoj se aleatët e Amerikës nëpër botë do ta kenë shumë të vështirë të kuptojnë çfarë po ndodh përveçse do të shohin ngecje të përsëritura në Kongres?.
Analisti John Fortier thotë se nuk duhet të mendohet si i pamundur një farë bashkëpunimi mes presidentit dhe demokratëve:
?Ka gjëra që mund të arrihen me bashkëpunim mes demokratëve dhe republikanëve. Është e vështirë pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta. Megjithatë ka gjëra që mund të realizohen, por jo axhenda e presidentit?.
Por presidenti mund të stepet nëse demokratët hapin procese hetimore mbi Shtëpinë e Bardhë, thotë politologia Molly O?Rourke:
?Do të ndryshojnë shumë gjërat në presidencën Trump tani që demokratët kanë Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ka mundësinë ta sfidojë presidentin në axhendën legjislative, por edhe në mënyrën si udhëhiqet administrata?.
Pas zgjedhjeve për Kongres, Presidenti Trump duket edhe se ka marrë zemër, por edhe sikur është vënë përballë një sfide të re. Por ai duket i gatshëm për dy vitet e fundit të mandatit të tij që besohet se do të sjellin beteja të forta politike.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një intervist...
Gazetari Mentor Kikia ka shkruar një artikull në të cilin ka...
Mbrëmjen e sotme një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin ...
Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Ko...
Ditën e sotme në media u raportua lajmi se se në Amsterdam i...
Autoritetet e Holandës kanë arrestuar shqiptarin Amar Shkëmb...
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbr...
Ditën e sotme trupi i Konstandin Kaçifas u përcoll për në ba...
Njëherë lehtësim, pastaj frikësim: Pas zgjedhjeve në SHBA, p...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e anëtarësime të reja ...
Një nga konkurrentët e emisionit ‘Hell’c Kitchen’, në Top Ch...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet so...
Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në B...
Pas përfundimit të ceremonisë mortore të Konstandinos Kaçifa...
Të tjera detaje janë dhënë në lidhje me aksidentin tragjik, ...
Mbrëmjen e sotme emisioni Fiks-Fare do të transmetojë një tj...
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në K...
Mediat italiane raportojnë se një sasi rekord heroine është ...
Bebe Rexha është një prej këngëtareve më pëlqyera nga publi...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...