Ku u zhduk Monika Kryemadhi?/ Në pazar me Edi Ramën
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, papritur është “zhduku...
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë ?Amarelli?, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali.
Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.
Ndërsa Presidenti Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë.
Kreu i Shtetit vuri në dukje se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj.
Fjala e plotë e Metës:
dhe për të përshëndetur përfaqësuesit dhe sipërmarrësit e ?Unindustria Calabria? dhe ?Unaproa?, të cilat janë pjesë integrale të Konfidustrias Italiane.
Ky takim i sotëm mishëron një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, atë të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe investimeve reciproke.
Ne do t’i mbetemi mirënjohës përjetësisht popullit dhe shtetit italian për atë çfarë kanë bërë prej shekujsh për arbëreshët dhe për mikpritjen bujare prej dekadash për qindra mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët tashmë janë integruar plotësisht duke kontribuar në shoqërinë dhe ekonominë italiane.
Fati e donte që Italia të bëhej një ?tokë e premtuar? si për arbëreshët, bashkëkohësit e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, para më shumë se 500 vitesh , ashtu dhe për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, të cilët sakrifikuan gjithçka për një jetë më të mirë për vetë dhe familjet e tyre.
Sot pas gati 27 vitesh demokraci, vendi ka bërë progres në shumë drejtime edhe pse aspiratat dhe pritshmëritë tona për të ndërtuar një Shqipëri europiane akoma nuk janë përmbushur.
Si shqiptarë ndihemi mirë teksa shikojmë dhe dëgjojmë çdo ditë dhe më tepër të rinj italianë që studiojnë, punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.
Janë mbi 25 mijë qytetarë italianë që kanë zgjedhur si ?tokën e premtuar? të tyre Shqipërinë.
Popujt dhe vendet tona nuk i bashkon vetëm Adriatiku, historia apo kultura. Ekonomia është një urë lidhëse e qenësishme, sidomos në epokën e globalizimit ku tregtia dhe biznesi nuk njohin kufijtë shtetërorë dhe barriera kulturore.
Prej më shumë se 2 dekadash Italia është një nga donatorët dhe partnerët tanë kryesorë tregtar, si dhe renditet si investitori i huaj me më shumë prezencë biznesesh në Shqipëri.
Megjithatë, kemi akoma shumë potencial për të rritur volumet tregtare dhe për të tërhequr më shumë investitorë italianë privatë në sektorë si energjetika, turizmi, infrastruktura dhe manifaktura, bujqësia, agro-turizmi dhe industria ushqimore, apo shërbimet financiare dhe ICT-ja.
Shfrytëzoj rastin të përgëzoj vullnetin e qeverisë italiane për t’i dhënë ?dritën jeshile? projektit të gaz-sjellësit Trans Adriatik Pipeline, në segmentin e territorit Italian. Përtej debateve të shëndetshme që janë zhvilluar këtu gjatë viteve të fundit, TAP është një projekt me impakt gjeostrategjik për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë sigurinë energjetike të Europës.
Turizmi shqiptar mesa duket është ?dashuria e re? e italianëve. Deri në shtator të 2018-ës, mbi 350 mijë turistë italianë kanë shijuar bukuritë e rralla të plazheve të virgjëra dhe ujërave të kristalta, të gërshetuara me malet magjepsëse dhe mbi të gjitha me një kulinari që impresionon dhe vetë italianët. Jam i sigurtë që italianët vetëm në Shqipëri mund të hanë ushqim më të mirë se sa në Itali.
Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe ?know-how? për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milion për 2017.
Në këtë kontekst, dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e ?Unindustria Calabria? të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje.
Bujqësia, agro-turizmi dhe industria ushqimore janë sektorë që po njohin një zhvillim të shpejtë, të cilat vitet e fundit kanë zgjuar dhe interesin e investitorëve të huaj me kapital të mesëm financiar, për shkak të potencialeve të pashfrytëzuara dhe fitimeve të kënaqshme.
Aktualisht, pjesa dërmuese e kompanive italiane janë përqendruar në industrinë e lehtë apo atë tekstile (fason), si dhe në sektorin e shërbimeve të ashtu-quajtura ?call centers?.
Padyshim, aseti më i madh atraktiv që ka Shqipëria në raport me investitorët e huaj dhe në veçanti me Italinë, nuk është barra e ulët fiskale, por fuqia e saj punëtore dhe kryesisht potenciali i të rinjve.
Ne kemi një rini të mirëedukuar që flasin në pjesën dërmuese italisht dhe anglisht dhe që punojnë me paga mesatare jo më shumë se 300-400 Euro.
Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse kompanitë italiane të sektorit të shërbimeve dhe ICT kanë gjetur ?parajsën? e tyre në Shqipëri.
Të nderuar sipërmarrës italianë,
Në mbyllje, më lejoni t?ju ftojë të diskutoni e të eksploroni Shqipërinë dhe oportunitetet investuese që ajo ofron për secilin prej jush!
Na duhet ndihma, përvoja juaj e vyer dhe investimet tuaja.
Duhet ta dini se në Shqipëri jeni të mirëpritur për të investuar e për të bërë biznes dhe për të jetuar, ashtu siç i pritet ju arbëreshët dikur, shpresoj se Shqipëria do të shndërrohet në një ?atdhe të dytë? për kalabrezët dhe italianët.?
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, papritur është “zhduku...
Ministria e Jashtme greke i ka bërë thirrje shtetasve të saj...
Pas kërkesës së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Ar...
1 Fiqir-ngathja:Siç po mësohet, nga shestuesit e përditshëm ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësis...
Dy persona humbën jetën si pasojë e atentatit në Durrës, mes...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kaliforni të ...
Me 30 qershor 2018, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kut...
35-vjeçari Konstantinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë pas nj...
Një sasi prej 270 kg heroinë, e cila vinte nga Irani, është ...
Anika dhe Shivai mbeten në mes të rrugës. Duke ecur ata arri...
Pamela Anderson, edhe pse në moshën 51-vjeçare vazhdon të je...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Orët e para të ditës vijojnë me vranësira të shpeshta dhe sh...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk jeni të sigurtë lidhur ...
I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News eksperti, Kosta Ba...
“The Sun” ka shkruar një artikull për ish-ushtarakët shqipta...
Jim Acosta sot gjatë një konforence për shtyp në Shtëpinë e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...