Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
1 Fiqir-ngathja:
Siç po mësohet, nga shestuesit e përditshëm të telenovelës anadollake me tingëllimë allafranga “rilindja” bekuar prej vetë perandorit bab’dull’sulltanit (ia rroftë rajaja e vet jarbi’) është në limitet e ekzistencës.
Q’prej 13 vjet e një bërçik, kjo telenovelë, ka hargalisur taze para xhamllëkut të kaurrit, burra, pleq, camardhokë, gra, gjyshe e vashëza.
Mileti para e mbas buke, sabah e aksham, ka ndjere nën lëkurë thneglat e vesit, zullumin e hakmarrjes, dufin qefit, puçrrat e sikletit, kruarjen e lezetit. Pastaj gjithçka “mashallah’, mashallah!”
Sipas kundrojës së zanatçinjve ngathja e fiqirit të këtij mileti haram, nuk ka ardhur për arsye të barit ekstaziak, po prej gjenialitetit të regjisë “strategjike”
Kjo sepse së pari ka ditur të operojë me digresionet e forta, konfliktet, hajnitë përrallore, tradhëtitë e kurvëritë perverse, komplotet, konspiracionet, tredhjet e meshkujve, varavitjet e synetllëkun e pjeshkave.
Së dyti, gjetja e kryeprotagonistit; Një harapçi tipik, i fillimeve aziatike, i pa taban as vatan. Një copë karrabushi për nga tepeleku, xhahil për nga vullneti e nieti, llapaqen e hazër për nga xhevapi.
E sollën prej larg me thonj të pa zmeriluar e brekë copë-copë për tu gdhirë zengjin e kodosh me takfinë plot.
Nga kryekazaja me ryshfet e me taraf, strukturoi rrjetin e hafijeve, përgatiti jo vetëm baba-vrasjen “sofokliane” por dhe shuarjen e “Tebës”.
Në sy të publikut pa iu dridh çerpiku, përdhunoi “nanë-kuqen” (bijë shkine nga lisi i gjakut) të cilën më parë e kish leçitur si kurvë, pastaj u martua me të.
Nga ana tjetër me duart e përlyera të “jeniçerëve” 99-sh, në terr e pabesi, preu e theri si derra gjithë mentarët, fisnikët e senatorët “Tebës,” së dikurshme socialiste duke u zhdukur dhe kufomat sipas traditës parake.
Si sot e nga 13-a e dymijëvjeçarit sipas kalendarit të kaurit, harbon triumfator mbi hajvanin e arnautistanit, sa nga njeri cep, në ballë, e ne cepin tjetër të ekranit.
2 Dotë çilen, s’do të çilen:
Është e vertetë se arritjet janë të mëdha e të prekshme; Mjafton të shohësh rrafshinën shkretane të rilindjes urbane, që s’ndryshon gjë me atë të Anadollit apo stepave të dikurshme: U rrafshuan “çuka, kodra, brinjë e gërxhe…” e medemek institucioneve që evropi kishte vendosur tek-tuk nëpër arnautistan, sa ç’është e vertetë se nuk ka mbetur në këmbë pemë as shatorre, ku arnauti-ngratë ta fusë kokën, përjashtuar “mekën” e katil-qeverisë. Aty jeta, aty falja, aty buka, aty vdekja.
Mirëpo defterët zanatçinj, përfshirë me atë “filantrop” që kundrojnë ecurinë e telenovelës dhe masin makthin e tv-këqyrësve, kanë vënë re siç e cituam në fillim të kronikës, se ka i çikë dekadencë, (në gjuhen e vendit thuhet shkordhje)
Diç’ nuk po shkon siç duhet, kanë vërejtur një palë estetësh, skeptikë, të tjerë, lëvdi-kallësit e regjisurës, kundërshtojnë ashpër. Ata e drejtojnë gishtin nga katil-aktori. Nuk është më aq i pa parashikueshëm. Nuk intrigon më, eshte bajat, ripetitiv.
-Batuta e tij s’ngreh’, -citoi njëri nga dum-dhënësit, madje ky guxoi të shpjegonte se piskama; “Thirre thirre të të ngrihet…” ishte një mesazh i kriptuar në adresë të regjisë.-Ketij nuk i ndez më as “aleti…” Dhe mos harroni simptomat në “siret” me fitil të lagur. “Takëmet” e Tij kanë marrë fund. Kemi të bëjme me regres të frikshëm tek koha e “thonjëve.”
Dikush dum-dhënësit përmendi Evropin, dhe Amerikun. -Ju kujtoj të nderuar miq se qysh kur në tepsi vendosëm gjasmë-kaptinën e tahir-hatasë, oksidentalët janë bërë armiqsorë me ne. Mos harroni opiumistë efendi, se kur i Madhnia ynë shkoi atje për me “çil muhabet…” me ta, evropsat e nxorën gafil. E siç dihet u kthye me bisht ndër shalë. Ata pra evropsat, e paskeshin kuptuar hilenë e kaptinës, pëpara ne syleshëve.
“Nuk na duhen kokat prej dylli neve. Ik. Do t’ju ftojmë ndoshta mbas një viti, po nuk e dimë çelim apo nuk i çelim muhabetet… me ju…”
-Këtij nuk i dhemb menderja çilen a s’çilen. Ki punon pikërisht të mos çilen, -ia priti dikush tjetër pa leje.
-Kjo është dhe një nga arsyet që po na i ha një nga një adhuruesit e telenoveles – rifilloi dum-dhënësi te cilit ia nderprenë fjalën. I mëshoi frymëmarrjes së rëndë për arsye të dhjamimit. Pastaj shtoi, -duhet kaptinë prej verteti ne tepsi atyre. Jua them unë. Madje merreni si thashethem, po jo “shpifje” se është kërkuar kaptina a Atij vetë.
Kjo shpërfaqje e zullumtë plasi sikur të kishtë shtirë rrufeja në hi. Të gjithë u hirnosën në darën e heshtjes. Nuk mbahej mend që opiumistët dhe dum-dhënësit të mbeteshin ashtu si vuva prej varaku. Askush nuk e zgjati më dorën ta prekte hallven e tepsisë qeveritare. Nje pjese me takt morën distancë duke tërhequr gjurin prej sofrës, të tjerë filluan të mbushnin llullat e të shtypnin mustaqet.
3 Kaptina e xhafit
Nuk diskutohet se tahir-hataja mbetej “asi” në pelerinën e shefit. Po për ti shpëtuar kokën, (jo atë prej dylli) duhej të dilte nga skena. Porosia ishte, të mos bënte tërci-verci në publik. Le ta dinë si te duan kancelaritë e evropit dhe amerikut, këtu miletin e kemi vetë nën zap?. Telenovela “rilindje” nuk bën të çedojë.
Në vend të tahir-hatasë u thirr xhafi.
Xhafi ndër të paktët “senatuer” që i kishte shpëtuar satrës së jeniçerëve 99-sh, kishte një kontribut të jashtëzakonshëm në kalimin e drejtësisë së vendit në duart e katil-udhëheqësit. 11 muaj më parë u thirr të bënte dhe ky hatanë e vet.
E bën, s’e bën ky kaptinë bardhi, pati plot kundrathënës. Por mohësat u dorëzuan, kur u gjetën deshmitarë me tatuazhet e dajakut të tij, qysh në kohën e baftit të madh, kur ishte pa protezë në gojë e leshrat i kishte korb të zinj.
Akti i parë heroik që bëri, sipas dum-dhënësve, ishte se vajti u fut vetë në shpellën e krimit, nxori prej aty vëllajn vet dhe e nisi “turist” në Itali.
Akti i dytë revolucionar ishte se bëri llaf me 40 banditët, u tha të dorëzonin “mallin” e vjedhur për katil-qeveriun, mbasi kështu ishte rregulli.
Bre bën, bre s’bën. Po xhafi nuk u nxef, kur e pa se ata s’po dëgjonin në atë vesh, ndërroi taktikë. “Duhet dorëzoheni more vëllezër të vëllajt tim,-u tha me diplomaci atyre, ndersa gëmushat përreth mbusheshin me “forcën e ligjit”-në fund drejtë-zia, në duart e katil-qeveriut tonë është. Pse keni frikë?
“Ik mo të q…vja motrrën!” u dëgjua nga monitori një kundrathirrje, të cilën fevz-oglluja e fshiu në çast. Mirëpo dum-dhënësve as opium-shikuesve nuk iu shpëtoi figurina e njohur e një xhuxhi që nxorri gjoksin nga ana tjetër e barrikadës.
Nga prapaskena e “opiumit” u dëgjuan pëshpëritje e lëvizje. Fevzoglluja u bëri shenjë për ti zhvendosur kamerat, pastaj pyeti laiv, “ça ka, ça ka andej?”
“Tepsi, tepsi me kokë,” thanë.
Nderkohë para kamerave u duk prurësi i tepsisë. Mbi të një kokë e freskët me flokë të bortë dhe sy të përhimtë të futur si në tmerr në thellësi të kafkës. Kripa dhe mjalti përreth kokës kishin njolla të kuqe gjaku.
Nga trazimi, as kamerat s’e vunë re fevzogllunë që u zverdh e u shemb përdhe, ndërkohë që thupra e fejsbukut mbetur varur si “aleti” i katil-qeveriut.
ZEF ZEFI
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësis...
Dy persona humbën jetën si pasojë e atentatit në Durrës, mes...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Kaliforni të ...
Me 30 qershor 2018, qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kut...
35-vjeçari Konstantinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë pas nj...
Një sasi prej 270 kg heroinë, e cila vinte nga Irani, është ...
Anika dhe Shivai mbeten në mes të rrugës. Duke ecur ata arri...
Pamela Anderson, edhe pse në moshën 51-vjeçare vazhdon të je...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Orët e para të ditës vijojnë me vranësira të shpeshta dhe sh...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk jeni të sigurtë lidhur ...
I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News eksperti, Kosta Ba...
“The Sun” ka shkruar një artikull për ish-ushtarakët shqipta...
Jim Acosta sot gjatë një konforence për shtyp në Shtëpinë e...
Nën kryetrari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shpreh...
AISM është Agjensia e Inteligjencës së Sigurisë së Mbrojtjes...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan është duk...
Gazetari Elton Qyno në studion e emisionit “Repolitix” në Re...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...