Sekretet e perfeksionit në veshjet e dukeshave të familjes mbretërore
Me siguri shpesh e keni vrarë mendjen se si ka mundësi që fe...
Rreth 10 ditë më parë, të shtunën e javës së kaluar, papritur Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.
Në qarqet mediatike u fol se më tepër sesa një dorëheqje e Xhafajt, në fakt duket të ketë qënë një shkarkim nga kryeministri Rama.
CNA.al raportoi se ka pasur një tensionim dhe një përplasje mes Xhafajt dhe Ramës, dhe pas kësaj ky i fundit i ka kërkuar të japë dorëheqjen. Madje gjatë një takimi në Lushnje, kreu i qeverisë i drejtoi një mesazh indirekt Xhafajt, ndërsa tha se ?ai që gjuan me gurë shtëpinë, del jashtë saj?.
Ky u perceptua në media si një mesazh që Rama i drejtoi Fatmir Xhafës, i cili mesa duket po i dilte nga kontrolli kryeministrit.
Por, edhe pse në media u përfol për një përplasje të mundshme mes Xhafajt dhe Ramës, në fakt këta të dy sot dolën nga ambientet e Ministrisë së Brendshme, krah për krah dhe për më tepër, Xhafaj doli mjaft i buzëqeshur para mediave.
Por, pse Xhafaj dukej kaq i lumtur?
Në fakt ka një arsye pse Xhafaj ishte i buzëqeshur sot para mediave, edhe pse Rama e përzuri nga kabineti qeveritar.
Fatmir Xhafaj, përtej faktit që ishte ministër i Brendshëm, kishte nën kontroll edhe një ministri tjetër dhe një institucion të pavarur.
Në qarqet mediatike dhe jo vetëm, në qeveri dhe deputetë, e dinë se ai ka nën kontroll edhe ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm.
Gjithçka fillon tek ministrja e Drejtësisë, ku Etilda Gjonaj është emëruar prej tij, por nuk mbyllet thjeshtë me emërimin e saj si ministre dhe zgjedhjen e saj nga kryeministri. Fatmir Xhafaj komandon, emërimet, shkarkimet dhe politikat që zhvillohen në ministrinë e Drejtësisë, të cilën ai e ka drejtuar në vitet 2004-2005. Ndoshta nuk i ndahet shpirti nga ai institucion ku u akuzua për afera korruptive dhe skandale që ende nuk janë harruar.
Por, një tjetër institucion mjaft i rëndësishëm që është nën kontrollin e Fatmir Xhafës, është edhe Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku është një produkt i Fatmir Xhafajt, që drejton një institucion të pavarur dhe nuk ka asnjë varësi nga qeveria.
Për me tepër ka edhe një detaj që e vërteton faktin që Arta Marku qëndron në atë pozicion si punonjëse e Fatmir Xhafajt. Pas emërimit të saj si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i shkoi në zyrë ministrit, në një mbledhje edhe me ministra të tjerë, a thua se ishte shefja tjetër e kabinetit të Fatmir Xhafës, por që qëndronte në Prokurorinë e Përgjithshme. Marku në atë rast ishte një zyrtare që jo pa qëllim ngatërroi pozicionin e saj. Ajo mund të qëndrojë dhe të shkojë në takim me Ministrin por kurrësesi si vartëse e tij.
Pra, janë këto faktet e sipërpërmendura, pse Fatmir Xhafaj ende shfaqet para mediave me buzëqeshje vesh më vesh, pasi edhe pse zyrtarisht është jashtë kabinetit qeveritar, faktikisht ka në dorë drejtimin e një tjetër ministrie dhe një institucioni të pavarur.
Edhe pse para mediave përpiqen të prezantojnë një raport ?shembullor?, në fakt Xhafaj vijon ta sfidojë Ramën. Mesa duket, Xhafaj vijon të ketë një ?AS? nën mëngë, ndaj të cilit Rama mbetet peng./CNA.al
SUPERBIG-ministri që drejton dy ministri dhe një institucion të pavarur
Me siguri shpesh e keni vrarë mendjen se si ka mundësi që fe...
Mes shenjave të horoskopit ka edhe nga ata që manipulojnë os...
Zayn Malik nuk është shok me asnjë nga djemtë e “One Directo...
Të gjitha femrat e dinë një gjë të sigurt, markat kozmetike ...
Nga çizmet e gjata te ato që vijnë deri te kyçi i këmbës, ky...
Në kohërat moderne, tek burrat është i pranishëm presioni pë...
Okej, Priyanka Chopra e ka marrë shumë seriozisht festën e b...
Në qershor të vitit 2017, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen ku...
Victoria Beckham nuk do të jetë pjesë e ribashkimit të “Spic...
Nëse mendoni se keni pasur një vit të vështirë, hidhini një ...
Rozana Radi vendosi që ditën e sotme, ndjekësit e saj të ish...
Ilir LevonjaAshtu si ai, mendje mbushuri i fshatit, që i di ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani mbrëmjen e sotme ka lajmëruar s...
Kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Ministri...
Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka bër...
Policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e...
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin...
Korrupsioni dhe skandalet e FSHZH janë tashmë një fakt i kry...
Sot zyra për shtyp e Partisë Demokratike, njofton se kreu i ...
Kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...