web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Fiks Fare/ Si vidhen nga policia makinat e bllokuara

5 Nëntor 2018, 22:08, Aktualitet CNA

Emisioni Fiks-Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme një skandal, që ka ndodhur në pikën në pikën e bllokimit të automjeteve të sekuestruara në Lundër.

Ka qenë një gazetare, ajo që ka treguar se makina e saj ka qëndruar prej 4 muajsh në atë pikë dhe gjatë kësaj kohe, automjeti është shkatërruar.

?Ka 1 muaj që ka dalë urdhri i zhbllokimit dhe nuk marr dot makinën. Nëse dëmtohen makinat e tjera që janë bllokuar, kush mban përgjegjësi?- ka thënë ajo.

Më pas qytetarja shkon në Lundër dhe takon një punonjës policie. E pyet përse makina është e dëmtuar, ndërsa ai i përgjigjet se ?ashtu ka ardhur?.

Biseda e plotë mes qytetares dhe policit:

Polici- Si ja kaloni

Qytetarja- Si ja kaloni?

Polici- Mirë. Çfarë letrash ke? Kishe probleme për punën e makinës? Që është e dëmtuar?

Qytetarja- Ëhë.

Polici- E dëmtuar ka ardhur.

Qytetarja- Mund ta shoh procesverbalin?

Polici- Sigurisht, me gjithë qejf. Po do ta marrësh ti?

Qytetarja- Unë dua ta marr.

Polici- Po duhet të marrësh karroatrec.

Qytetarja- Dakord, unë e marr karroatrecin, po a e kam kollaj për ta marr.

Polici- Duhet të lëvizin 3 makina.

Qytetarja- Kush t?i lëvizi?

Polici- Karroatreci.

Qytetarja- I imi?

Polici- Do ta paguash ti karroatrecin.

Qytetarja ? Unë do paguaj për makinën time.

Polici- Po me, po do lëvizësh ato që të marrësh tënden.

Qytetarja-Si t?i lëviz? Ç?punë kam unë të lëviz ato? Mirë, hajt ta shoh pak procesverbalin.

Polici- Ke pretendime të tjera, nga ana jonë, unë të jap procesverbalin. Makina është e dëmtuar dhe është e cilësuar.

Polici- Atë s?e kam unë.

Qytetarja- Po procesverbali duhet ta thotë.

Polici- Po deshe dhe një fotokopje (procesverbalin) ta jap. Unë s?kam karroatrec.

Qytetarja- Jo ti mo vëlla, unë do paguaj për makinën time, jo për makinat e dynjasë.

Polici- Po ti do nxjerrësh tënden moj.

Qytetarja- Ti ma vë në vend që unë ta nxjerr timen.

Polici- Po s?kam ku t?i vë moj.

Qytetarja- Unë vij të marr makinën, dhe nuk po e marr dot, me një urdhër të prokurores.

Polici- Edhe kaq që po të bëj? Ti duhet të shohësh procesverbalin se çfarë është shkruar në fillim, kur ka ardhur mjeti këtu.

Qytetarja- Po.

Polici- I dëmtuar në pamjen e jashtme.

Qytetarja- Në pamjen brenda si është?

Polici- Aaa atë s?e di unë. Kur vjen këtu, unë i them tjetrit kështu, kaq ka me mua, makinën shikoje nga pamja e jashtme. Unë s?kam më vend ku t?i lë. A i shikon se si i kam? Unë po ta jap.

Qytetarja- Ta lexoj pak (procesverbalin) .

Polici- Fillo lexoje me radhë.

Qytetarja- Tiranë, 2018, 3 gusht..

Polici- Më 3 gusht ka ardhur këtu.

Qytetarja- Unë Besart Doda me detyrë oficer i policisë gjyqësore në drejtorinë vendore të policisë, mbaj procesverbal faktin e lënies në ruajtje të automjetit si me poshtë, një Volzëagen, me targa ?.. ngjyrë e zezë në cilësinë origjinale, me pasqyra të thyera me parakolpe të dëmtuara, makinë e dëmtuar tërësisht në pjesën e jashtme. Portat e automjetit, bagazhi janë në gjendje të mbyllur, dhe pasqyrat, fshirëset materialet e lartpërmendura janë në gjendje të rregullt të padëmtuar.

Polici- Po lëre se ça ?

Qytetarja- Po jo si lëre mo burrë.

Polici- Po ai e ka cilësuar këtu.

Qytetarja- Lexo pak këtu, fshirëse, fenerë parakolpe, gomat, materialet e lartpërmendura, janë në gjendje të rregullt.

Polici- Dëgjo, dhe mua kur më ka ardhur?

Qytetarja- Po pse lexon ato, pse s?vazhdon më poshtë? Deri në fund thotë,

Polici- Po mirë, doemos, unë shikoj këto këtu.

Qytetarja- Materialet e lartpërmendura janë në gjendje të rregullt, të padëmtuar.

Polici- Mirë.

Qytetarja- Automjeti lihet në ruajtje në ambientet e repartit të ruajtjes së makinave Lundër. Po është në gjendje të rregullt thotë këtu poshtë.

Polici- Po të jetë në gjendje të rregullt, le ta mbajë ai përgjegjësinë.

Qytetarja-Atëherë më jep një fotokopje të kësaj.

Polici- Ai që ka shkruar këto këtu lart, le ta mbajë ai përgjegjësinë.

Qytetarja- Mund ta lexosh pak atë më poshtë?

Polici- S?kam pse ta lexoj.

Qytetarja- Po lexoje mo pak.

Polici- Unë lexoj këto këtu..

Qytetarja- Mor vëlla materialet e lartpërmendura janë në gjendje të rregullt, të padëmtuara.

Polici- Mirë, kjo është. Mirë.

Qytetarja- Mund të më bësh një fotokopje të kësaj?

Polici- S?kam ku ta bëj. Të vij oficeri, të vi ta marr, ta bëj.

Qytetarja- Po ti sapo më the që të jap një fotokopje?

Polici- Po s?kam moj. Oficer kush ta ka dhënë këtë?

Qytetarja- Sidrit Madhi E marr unë Sidritin në telefon?

Polici nëma mua numrin.

Qytetarja-Po çfarë të bëj mo vëlla, kam këtë vendimin mund ta marr makinën time?

Polici-Mund të ma japësh çik numrin e atij?

Qytetarja-Ja e marr unë tashti.

Qytetarja-Mund të kem një fotokopje të asaj (procesverbalit)?

Polici-Jo.

Qytetarja-Si jo, po kam të drejtën time ta kem o vëlla. Jam me vendim prokurorie. Si? Apo se janë bërë gabime aty dhe se jep? Apo se e kan bërë si e ka dash qejfi ata?

 

Polici largohet??

Polici-Vazhdo të lutem shumë, vazhdo , të lutem shumë, ?..

Qytetarja-Ajo letër nuk është e saktë.

Polici-Mirë moj, kjo nuk ëhstë e saktë, mua me këtë ma kanë sjellë. Me këtë të përgjigjem. Ti shko ankohu, shko te prokurori. Tqë lutem shumë po nuk je e qartë,

Qytetarja-Jam me urdhër të prokurorit për ta marrë atë makinë.

Polici-Po mirë moj shko prapë dhe thuaj nuk e marr atë makinë pasi e kam të dëmtuar. Kaq.

Kur të sqaroheni, le të vijë oficeri ta marrë, se unë nuk nxjerr më makinë, ehe të vini ju unë nuk u?a jap makinën.

Qytetarja-Që të nxjherri makinën duhet oficeri..?

Polici-Po nuk e jap makinën. Të vijë oficeri ta nxjerr vetë.

 

QYTETARJA SHKON NË DREJTORINË E POLICISË, TIRANË

Shefi i Antidrogës.- E?? Hajde.

Qytetarja-Po. Si je mirë?

Shefi-Mirë, po më thuaj. Çfarë problemi ka?

Qytetarja-Shkoj për të marrë makinën?

Shefi ?E ke vendimin e prokurores?

Qytetarja-E kam.

Shefi-Urdhër ekzekutimi të prokurores, procesverbalin e ekzekutimit e merr makinën automatikisht.

Qytetarja-Vajta, sepse më thonë duhet të lëvizësh 15 makinë që të marr timen

Shefi-Aaaaaa. Këtë se di unë, problemi i tyre. Është problemi i tyre ajo, s?është problemi jonë. E ke për detyrë të më japësh makinën t?i thuash atij policit, sepse ti po shpërdoron detyrën o zotëri. Ti nuk po ekzekuton, ti po bëhesh pengesë për ekzekutimin e urdhrit të prokurorit thuaji. Mbaron filmi. Iku kjo.

Qytetarja-Procesverbali thotë makina është në gjendje të mirë pune.

Shefi-Po, në gjendje të mirë është pse ça ka makina? Shiko makina ka qenë me parakolp të ndërruar e di ti këtë? Ça problemi ka makina?

Qytetarja-Ka qenë edhe me fenerë të dëmtuar, kaq.

Shefi-Makinën nuk ta ka prek njeri me dorë, këtë ta garantoj unë.

Qytetarja-Tani unë e pashë..

Shefi-Po unë po të them, s?ta ka.. nga ana jonë nuk dimë gjë ne, se ça kanë bërë ata sipër është punë e tyre.

Qytetari-Po pra, problemi është si ta marr makinën unë?

Shefi makina nuk është më përgjegjësia jonë, megjithatë ti do u thuash atyre, kur të shkosh te polici atje do u thuash të më marrë mua në telefon. Edhe e sqaroj unë atë nëqoftëse ai të bën naze. Dakord? Makinën s?ta ka lëviz njeri, këtë ta garantoj,

Qytetarja-Po them në çfarë gjendje është atje.,

Shefi-Atje nuk e di unë se ça bëjnë. Kanë kamera s?kanë kamera atje nuk e di.

Qytetarja-Sipas procesverbalit, makina thuhet që është në gjendje të mirë.

Shefi-Tani ne nuk jemi mekanik, ne e shikojmë makinën nga jashtë, e ndezim makinën, u ndez makina , iku me rrotat e veta deri atje lartë, e kyçëm erdhëm.

 

BISEDË ME PËRGJEGJËSIN E PIKËS SË BLLOKIMIT

Gazetari ? Kush duhet t?i heqë tani?

Komandanti ? Shteti duhet t?i heqë.

Gazetari ? Po shteti ju jeni.

Komandanti ? Po s?jemi ne shteti.

Gazetari ? Po kush është shteti?

Komandanti ? Po s?kam unë forcë me pas karroatrec, me urdhëru karroatrec.

Gazetari ? Pika e bllokimit, nuk ka një karroatrec atje?

Komandanti ? Jo more, si! Një karroatrec ka e tërë Tirana.

Gazetari ? Po pse duhet t?i heqë kjo qytetare 10 makina?

Komandanti ? Po nga halli more, a do ta marrë maqinën, nga halli!

Gazetari ? Ça halli?

Komandanti ? Nga halli more me marrë maqinën, nga halli. Jo s?e i takon dhe është gjynah se harxhon lekë.

Gazetari ? Si do e zgjidhim, meqenëse se ?

Komandanti ? Eh, si do e zgjidhim. Ky s?është problem si sotëm.

Gazetari ? Sa vite po bën?

Komandanti ? 25 vjet. Në qoftë se ka dëmtime, ajo nuk e prek mjetin, në sekondë sa e sheh. Vjen këtu dhe bën denoncimin, policit te OPGJ-ja.

Gazetari ? Si mund ta zgjidhi?

Komandanti ? Rruga më e shkurtër, popullorçe, ti thua pse ma thua këtë, të marrë karroatrec, të lëvizë mjetet atje, të marrë maqinën. Tashti, në sytë tënd, po i bëj një kërkesë sallës, dëgjo një çik.

 

Telefonon Sallën Operative të Policisë së Tiranës

 

Salla Operative ? Po urdhëro.

Komandanti ? Përshëndetje!

Salla Operative ? Përshëndetje!

Komandanti ? Ruzhdi Bici jam, komandant i objekteve.

Salla Operative ? Po urdhëro.

Komandanti ? Kam një problem te pika e bllokimit të mjeteve në Lundër.

Salla Operative ? Po.

Komandanti ? Dhe një qytetare ka ardhur të marrë mjetin në zbatim të letrave të çuar nga prokurori dhe OPGJ-ja, po duhet karroatrec që të lëvizë ca automjete që të dalë ai mjet.

Salla Operative ? Në Lundër ëë?

Komandanti ? Po.

Salla Operative ? Po i them njëherë qarkullimit, po ?

Komandanti ? Nuk e di, fol njëherë. Dhe të lutem, më kthe një përgjigje, po të pres.

Komandanti ? Po.

Salla Operative ? Ju konfirmoj që karroatrecin e ka me defekt, nuk punon!

Komandanti ? Unë Komandanti, çfarë të bëj, si mendon, t?i nxjerr nga xhepi të paguaj karroatrecin?! CNA.al

 





21:42 Aktualitet

Kush nderon i pari?

Nga Ylli DylgjeriNe vitet e rinise time, ne nje nga gjimnaze...

Lajmet e fundit nga