web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bamir Topi e thotë copë/ Arroganca e Ramës dominion Shqipërinë

5 Nëntor 2018, 21:48, Aktualitet CNA

Ish-presidenti Bamir Topi  ka thënë se arroganca e kryeministrit Edi Ramës dominion Shqipërinë.

Në një intervistë në emisionin ?Open? në Top Channel Topi tha se Rama me arrogancën e tij po dominon institucionet.

?Sot më rezulton që aleatët e PS kohë pas kohe janë larguar. E para LSI pastaj partia demokristiane, pastaj PBDNJ  e me radhë.

Praktikisht në një marrëdhënie të tillë duket që ka një arrogancë të dukshme në marrëdhëniet e Ramës me të tjerët. Çdo interpretim tjetër do ishte hipokrizi.

Të gjithë po shkojnë në një krah. Politika para se të jetë shah është arti i nivelit më të lartë intelektual.

Sot kemi një Shqipëri të dominuar nga arroganca e një njeriu.  Kjo nuk jep shpresë të respektosh institucionet, individin? ? ka  deklaruar ish-presidenti.

Më tej gjatë fjalës së tij, ai ka nënvizuar se përgjegjësia për këtë bie mbi Edi Ramën./ CNA.al





21:42 Aktualitet

Kush nderon i pari?

Nga Ylli DylgjeriNe vitet e rinise time, ne nje nga gjimnaze...

Lajmet e fundit nga