“Shqiptarët e kanë kuptuar se me kë kanë të bëjnë”/ Këlliçi: Rama është “non grata” në bulevardin poshtë zyrës
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se s...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është shprehur sot se s...
Partia Demokratike vijon të denoncojë tenderin 15 milion euro që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se ?Baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu është pjesë e skemës mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit.?.
Sipas Tabakut, kompania e baxhanakut të Edi Ramës ka marrë pjesë në tender pa bërë asnjë ofertë, por për të legjitimuar procesin.
?Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive. Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh.?-tha ndër të tjera Tabaku.
Deklarata e plotë e Tabakut:
Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama.
Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate.
Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare.
Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive.
Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Përmes kompanisë së tij B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën fallco për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh.
Partia Demokratike ka denoncuar edhe më herët se është kjo kompania e baxhanakut të Edi Ramës që merr pjesë si garuese farsë për të mbuluar tenderat e dhënë nga qeveria ish ortakut të tij. Jo pak, por 15.6 milionë euro tendera i ka dhënë qeveria e Edi Ramës baxhanakut të Edi Ramës nëpërmjet ortakut të baxhanakut.
Fiktiviteti në garë me ofertues farsë dhe me baxhanakun e Edi Ramës që përdoret për fasadë nga kroatët e Edi Ramës e provoi të drejtë denoncimin e 5 javëve më parë të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike siguron opinionin publik që do t?i shkojë në fund kësaj afere korruptive, duke zbuluar skemën mafioze sesi kompania kroate u bë fituese e tenderit që do t?i kushtojë çdo biznesi 600 deri në 1000 euro.
Beteja jonë është kundër monopolizimit të ekonomisë dhe kundër mafias që ka zënë rrënjë në një pushtet të korruptuar.
Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t?u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë.







Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë ceremonisë së nënshkrimit...
Pas protestave të qytetarëve kuksianë, ditën e djeshme në Ku...
Kryeministri Rama vijon vizitën e tij në Kukës, ndërsa parad...
Policia në Korçë ka arrestuar dy persona, të cilët janë kapu...
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Një protestë kundër kryeministrit Rama në Kukës ndezi shkënd...
Pas videove të protestave në Kukës, që pushtuan rrjetin, ka ...
Si rrjedhojë e migrimit masiv dhe faktorëve të tjerë, Shqipë...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndj...
Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaron se Par...
Kreut aktual të KLSH, Bujar Leskaj i mbaron mandati dhe Pres...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vitin 2019, ende...
Një alarm për bombë ka sjellë panik në Athinë mëngjesin e so...
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra avokaten e sht...
Pas largimit nga posti të avokates së shtetit, Alma Hicka ka...
Kryeministri Rama ka qënë i pranishëm pasditen e djeshme në ...
Pas shfaqjes së ministrit tashmë të dorëhequr, Fatmir Xhafaj...
Shumica e publikut anembanë botës pajtohet me faktin se medi...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu pritej që nesër t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...