web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Avokates së Shtetit/ Rama thyen heshtjen, tregon arsyen 

31 Tetor 2018, 09:53, Aktualitet CNA

Pas largimit nga posti të avokates së shtetit, Alma Hicka ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka mohuar raportimet mediatike, duke thënë se Hicka dha dorëheqjen për arsye personale dhe nuk ishte ai që e shkarkoi.

Më tej ai ka thënë se Hicka ka qenë një avokate e shkëlqyer dhe ndërsa ka sulmuar ?kazanët?, i ka uruar sukese të mëtejshme.

?Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses?, shkruan Rama./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga