web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i fortë i Idrizit/ Midis Greqisë dhe Shqipërisë do ketë konflikte

30 Tetor 2018, 19:46, Aktualitet CNA

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur se konflikte midis Shqipërisë dhe Greqisë do të vazhdojnë.

Në një intervistë në emisionin ?Provokacja? në ABC News Idrizi tha se shpjegoi më tej se konfliktet do të vazhdojnë, nëse Shqipëria vazhdon dhe pranon duart e forta të Greqisë.

?Shqipëria i ka njohur që në vitin 1937 zonat minoritare në Finiq dhe në Dropull. Nuk ka pasur kurrë konflikte atje. Dhe vazhdimisht zhvendosej konflikti në Himarë ku ca bëheshin grekë e ca nuk bëheshin. Nuk ka pasur kurrë konflikt as në Dropull as në Finiq. Kanë pasur të gjithë të drjetat, të më thonë një të drejtë tjetër se do të dal unë ti mbështes. Janë mazhorancë, kanë gjuhën, zhvillimin, tabelat në gjuhën greke. Që të mos kemi konflikte me Greqinë duhet që të kemi dinjitet dhe reciprocitet dhe të mos pranojmë duart e forta të Greqisë, por argumentin?- ka vazhduar  kreu i PDIU./ CNA.al





Lajmet e fundit nga