Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Për herë të parë u shfaq diçka e pështirë në shkallët e stadiumeve shqiptare. Kamerat që transmetonin ndeshjen e fundit të Partizanit fiksuan banderolën : një grek më pak , një bastard më pak. Neveria mu shtua akoma më shumë kur kujtova se lojtari më I madh I të gjitha kohërave të Partizanit është Panajot Pano, një grek I Shqipërisë.
I tillë ishte dhe Lefter Millo. Po ashtu, grekë të Shqipërisë janë Vasillaq Zëri , Arjan Xhumba, Arjan Bellai, Altin Haxhi të cilët kanë veshur me nder, për vite me rradhë, fanellën kuq e zi. Kontributi I tyre në kombëtaren shqiptare do të kujtohet me të njëjtin respekt edhe kur të harrohet vrasja e një fantaksuri në Bularat , fshat që për herë të parë besoj se është dëgjuar si në Tiranë ashtu dhe Athinë.
Pavarësisht se për tre ditë me rradhë të gjithë po flasin pafundësisht askush nuk pyet se kush e çoi mish për top 35-vjecarin që la jetime një vajzë të mitur. Askush nuk thotë se kujt I duhej një ?hero?. Greqia është në një moment crucial politik, në prag të zgjedhjeve , me një qeveri që mëton të arrijë marrëveshje historike me dy fqinjët e saj : Maqedoninë dhe Shqipërinë. Cipras ka guxuar dhe është shpallur tradhëtar nga ekstremi hipernacionalist. Këtyre grupimeve i përkiste dhe i ndjeri.
Në Ballkan prej shekujsh është krijuar një klishe.
Ata që konsiderohen heronj nga njëra palë janë terroristë për palën tjetër. Duhet thënë që në fillim se ky nuk është rasti. Kacipas nuk mund të jetë hero. Madje nuk mund të arrijë as përmasat e Daut Hoxhës që u harrua pak kohë pasi u vra.
Rrethanat janë të tjera. Heronjtë nuk I prodhon vrasja, I krijon shtypja. Lindin nga mungesa e lirisë. Pavarësisht zhurmës se madhe të ngjashme me ca kazanë bosh që rrokullisen sokaqeve, Agimi i artë nuk ka krijuar terren në minoritetin grek në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë : grekët e Shqipërisë kurrë nuk janë shtypur si të tillë nga çdo rregjim në 106 vitet e ekzistencës së shtetit shqiptar, madje dhe në kohën e diktaturës komuniste . Hoxha I ? Ego o Enveris? e diskriminonte pozitivisht. Dropulli ishte një nga krahinat ku përqëndroheshin më shumë se kudo investime shtetërore në përpjekjen për ta paraqitur këtë krahinë si një vitrinë marketingu të ?epërsisë së sistemit socialist?.
Ata qindra vetë që dalin çdo vit në ndonjë shesh të Athinës duke kërkuar zbatimin e Protokollit të Korfuzit janë kaq të paditur e të palexuar sa nuk e dinë që grekët e Shqipërisë sot gëzojnë shumë më tepër të drejta sec u jepte protokolli I hartuar në emër të shqiptarëve nga një kolonel holandez 104 vjet më parë. Shqipëria , ndryshe nga Greqia, ka nëshkruar dhe zbatuar konventën për mbrojtjen e minoriteteve. Në zonën e minoritetit gjithcka është greke : administrata vetëm me grekë, kishat me priftërinj grekë. Madje në fshatrat e minoritetit shkollat janë të gjitha në gjuhën greke dhe ndonëse ato janë të zbrazura për shkak të emigracionit, qeveria shqiptare paguan mbajtjen e shkollave ku ka më shumë mësues se nxënës.
Si për ta çuar në ekstrem diskriminimin pozitiv dy grupimeve fshatrash , Dropullit dhe Finiqit, u është dhënë statusi I bashkisë, kundër çdo kriteri administrativ.
Ne shqiptarët duhet tu njohim një meritë grekëve të Shqipërisë : janë minoriteti më luajal në Ballkan. Meritë është dhe e jona, shqiptarëve. Pa paragjykim , pa asnjë kompleks I kemi integruar në jetën tonë. Mijëra martesa interetnike janë vetëm aspekti njerëzor. Nuk dihet ndonjë rast tjetër në Ballkan kur një shtet të bëjë shef të shtatmadorisë, apo ministër të mbrojtjes një përfaqësues të pakicës , pikërisht të asaj pakice që shteti amë ka patur rivendikime territoriale, pa përmendur një duzinë ministrash të tjerë vetëm në dy dekadat e fundit.
Nëse e shikon me vëmëndje zhurrmën e pafund që ka mbërthyer opinionin publik ajo ngjan disi me pamjet që u regjistruan me celular pak para vrasjes së Kacipas. Të gjithë shikojnë si të shastisur nga kafja e fshatit krismat e një të çmenduri. Opinioni po shikon se si ekstremistët po dominojnë skenën. Protagonistë janë ata që e kanë biznes nacionalizmin. Këto ditë , ata po bëjnë potere pa fund. Këpusin mufka që I bëjnë bashkëkombasit të tundin kokën me trishtim. Ndonëse në heshtje e dinë se ata që bërtasin ashtu ua do biznesi që dita ditës u shkon më për dreq. Shikoni pak sa vota merr PBDNJ apo Omonia në të paktën 10 votimet e fundit. Minoriteti grek përfaqësohet në Parlament nga grekë që I përkasin partive të mëdha shqiptare.
Ndjehen totalisht të integruar. Dhe si për ironi të fatit chantre I helenizmit grek në Shqipëri hyri në Parlament vetëm dhe falë votave të një çami, Dashit të Havasë. Shakaja e këtij biznesi që ka si koperturë fondet e restuarimit të kishave arrin që më malinji I tyre , ai që shpreson prej 20 vjetësh të projektohet një skenar boshnjak në skërkat e Dropullit, është një dhjak martuar me një came. Nuk ka më kreativë se ballkanasit në biznes. Ca më tepër në kohë krize kur fondet nuk rrjedhin lumë. Ca më tepër kur qeveritë prej vitesh I kanë flakur si mbetje të shekullit XIX kërkohen burim tjetër : Agimi I artë.
Banderola e vendosur gjatë ndeshjes së Partizanit duhet të shkaktojë alarm. Biznesi I nacionalizmit u shfaq për herë të parë dhe në Shqipëri. Duhet mbytur që në vezë. Pavarësisht se ka shumë vetë që akuzojnë se ajo banderolë u vendos për të tërhequr vëmendjen , për të mbuluar skandalet e fundit në Shqipëri , skandale që në Vuno dhe Filat I quajnë klepsje, duhet bërë gjithcka që kjo të mos përsëritet. Nëse ka një gjë që na bën superiorë në debatin politik me Greqinë është se ne nuk kemi një Parti Agimi I Artë.
Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar në Igumenicë, pasi...
Analisti Andi Bushati ka lëshuar akuza të rënda kundër kryem...
Qeveria shqiptare ka planifikuar të nënshkruajë edhe tre kon...
Nga Miron ÇakoDita e halloween-it që fillon nga mbrëmja e 31...
Trupi i pajetë 35-vjeçarit, Kostandinos Kacifas është nisur ...
Emisioni Fiks-Fare do të paraqesë një tjetër skandal mbrëmje...
Analisti Andi Bushati ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se nuk ka hapur asnjë profi...
Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, në një inter...
Analisti Andi Bushati ka folur për intervistën që kandidati...
Shirat e dendur që kanë përfshirë Italinë në dy ditët e fund...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet soci...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i është ku...
Tri ditë pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm Fatmir Xhafa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Sot në Komisionin e Ligjeve u zhvillua seanca dëgjimore për ...
Motra e Kostantinos Kacifas shqiptaro-grekut të varë nga for...
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca gjatë një aktiv...
Ka me miliona gjëra që ne jemi mësuar ti bëjmë në një mënyrë...
Kanye West mund të ketë nevojë për një fjalëkalim të ri për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...