Gazetari thirrje Xhafajt/ Zbulo kë "qëllove me gurë"
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Bryo Politike” n...
Ditën e nesërme do të dalë përpara Vettingut, Sokol Stojani, prokurori i cili u rebelua ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Mësohet se trupa gjykuese që do të kryejë procesin e vetingut për të, drejtohet nga Brunilda Bekteshi dhe ka si anëtare Suela Zhegun dhe Valbona Sanxhaktarin.
Stojani kundërshtoi Markun në lidhje me hetimet disiplinore ndaj prokurorëve dhe detyra të tjera të përcaktuara nga ajo. Për këtë arsye Marku urdhëroi shkarkimin e Stojanit, më 19 shtator.
Përpara se të shkarkohej, Stojani mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Ndërkohë Stojani tha për BIRN, se kishte dhënë dorëheqjen, pasi ndante pikëpamje tjetër për mënyrën e drejtimit dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore.
Stojani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar për disa vite në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2008, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka mbajtur disa poste drejtuese, përfshirë edhe atë të anëtarit të Këshillit të Prokurorisë.
Skeda e tij është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Sokol Stojani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Sokol Stojani deklaroi pasuri familjare me vlerë 7 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Stojani zotëronte një apartament me vlerë 5 milionë lekë dhe një automjet ?Renault Clio? i deklaruar prej tij në vlerën 2 milionë lekë. [Shënim: Është e paqartë nëse vlera e automjetit është shënuar me lekë të vjetra apo të reja, por në këtë analizë është llogaritur ashtu siç është deklaruar nga subjekti].
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Stojani shënoi një rënie me 9 për qind, duke kapur vlerën e 6.3 milionë lekëve. Ai zotëron të njëjtin apartament të deklaruar në vitin 2003, likujditete me vlerë rreth 417 mijë lekë, kursime në cash 326 mijë lekë si dhe një automjet me vlerë rreth 625 mijë lekë.
Për periudhën 2003-2017, Stojani dhe familjarët e tij kanë deklaruar 32.6 milionë lekë të ardhura në total. Paga e tij dhe e bashkëshortes përbëjnë rreth 93 për qind të të ardhurave.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Stojani dhe të gjitha deklaratat rezultojnë pa probleme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Bryo Politike” n...
Organizata Botërore të Shëndetësisë ka dhënë alarmin për ndo...
Gazetari investigativ Artan Hoxha në një postim në rrjetet s...
Pas postimit të mesazhit të qytetares digjitale nga ish-krye...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Italia është në panik, pasi gjatë ditës është përfshirë nga ...
Isha ne Korce per disa jave, per te permbyllur ca pune shpie...
Pasditen e sotme gazetari investigativ Artan Hoxha nga studi...
Avokati Spartak Ngjela ka folur për Fax News në lidhje me vr...
Emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka denoncuar kushtet skan...
Byroja e Kuvendit ka miratuar një Udhëzues të Detajuar mbi K...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka vijuar denonc...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjen e djeshme, ku 3...
Nga Ylli DylgjeriNë një fshat ne jug të Shqiperise jetonte n...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili sulmonte is...
Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka komentuar ngjarjen e djes...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e Ministrit t...
Policia e Shtetit në një deklaratë pë media ka bërë me dije ...
Prokuroria e Katanias ka mbyllur hetimet për ish-Ministrin e...
I ftuar në studion e “Top Talk” gazetari investigativ Artan ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...