Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Luftë atomike në Europë – Ky është thelbi i grindjes mes Putinit dhe Trumpit për marrëveshjen INF. Në mes të fronteve Europa Qendrore dhe Lindore luzhatet – a duhet qendruar në anën e Putinit? Apo të Trumpit?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të dalë nga marrëveshja e vitit 1987 me Moskën për tërheqjen e të gjitha raketave me rreze të mesme veprimi. Duket sikur vitet 1980 të shekullit të kaluar janë kthyer sërish: Le të kujtojmë vendimin e dyfishtë të NATO-s më 12 dhjetor 1979, që duke nisur nga viti 1983 mundësonte dislokimin e raketave amerikane Pershing dhe Cruise Missiles kundër raketave ruse të asaj kohe SS20. Një luftë e tretë botërore, kështu dukej, do të ishte ajo atomike dhe do të zhvillohej në Europë. Përkatësisht i madh i ç’tensionimi, kur të dyja palët më 1987 nënshkruan marrëveshjen INF.
Në Gjermani dhe në Europën Qendrore dhe Lindore ka kujtime krejt të ndryshme për atë kohë. Asokohe në Gjermani kishte një “lëvizje të fuqishme paqeje” me “Marshimet e Pashkëve” dhe demonstratat masive. Jo raketa amerikane me rreze të mesme veprimi! Në pjesën e pushtuar nga rusët të Europës Lindore kjo festohej prej propagandës komuniste, por shumë njerëz në Poloni apo Hungari shkundin kokën në fshehtësi. Ato shpresonin nga Perëndimi çlirimin prej zgjedhës ruse dhe jo ankesat burracake.
Përse duhet marrëveshja, kur njëra palë nuk e respekton atë?
Tani duket se sërish po nis nga e para. Zëra paralajmërues ngrihen nga Gjermania për të mos e rrezikuar paqen. “Vendim shkatërrimtar”, thuhet në Ministrinë e Jashtme. E si atëherë edhe sot është Rusia ajo që provokon. Asokohe me SS20, sot me 9M729 “Novator”, një gjoja raketë me rreze të shkurtër veprimi, por që sipas njohurive amerikane arrin të ketë një rreze deri në 3400 km dhe që së fundi është dislokuar në enklaven ruse Kaliningrad. Kjo përbën shkelje të marërveshjes INF. Edhe NATO e sheh kështu. Përse atëherë një marrëveshje, kur atë nuk e respekton njëra palë?
Ashpërsia amerikane në vitet 80-të pati sukses: Marrëveshja INF ishte në fakt edhe rezultat i vendimit të dyfishtë të NATO-s. Edhe sot në Europën Qendrore dhe Lindore ekziston bindja, se ashëprsia është e vetmja gjuhë, që kupton Rusia (por për fat të keq e vetmja gjuhë, që nuk e flet Gjermania e pasur dhe e butë). Polonia ka “mirëkuptim” për vendimin e Trumpit për INF-në.
Varshava armatoset kundër Rusisë, për këtë ajo shpenzoi më 2017 mbi dhjetë miliardë dollarë, do të tërheqë një divizion të SHBA-së të vendoset në mënyrë të përhershme në Poloni, dhe ka një ndër ushtritë më të fuqishme në Europë. Polonia dhe Rumania – kështu ankohen në Moskë – kanë lejuar dislokimin e impianteve ambulante MK 41 amerikane për raketa. Këto impiante mund të përdoren edhe për nisjen e Cruise Missiles: Pra raketa me rreze të mesme veprimi, që i ndalon marrëveshja INF. E ky është një reagim ndaj dislokimit të sistemit të raketave ruse Iskander përreth Kaliningardit. Këto sisteme me sa duket mund të përdoren për nisjen e raketave të reja Novator.
E drejta e më të fuqishmit në politikë
Në pikun e kësaj luftë të ftohtë të re Europa Qendrore dhe Lindore është e luhatur. Ndërsa Polonia dhe Rumania, po ashtu si edhe republikat baltike më shumë të rrezikuara, fokusohen pas një politike të forcës dhe fuqisë ushatarke, në Hungari, Çeki e Sllovaki janë më pragmatikë. Ato ndihen më pak të rrezikuara prej Rusisë në krahasim me europianët veriorë të Lindjes. Me Putinin duan të bëjnë biznese.
Por që po fillojnë kohë të reja këtë e kuptojnë të gjithë. E drejta e më të fuqishmit po pushton sërish politikën dhe në kohë të tilla të duhet një ushtri e fortë. Kudo në Europën Qendrore e Lindore për forcohen armatimet. Sipas sondazheve të Institutit Kërkimor për Paqen Sipri shpenzimet ushtarake në Europën Qendrore dhe Lindore më 2017 janë rritur me 12 përqind – në Europën Perëndimore (ku përfshihet edhe Gjermania) rritja ka qenë me rreth 1,7 përqind. Madje Hungaria, ushtria e së cilës është e dobët, do që në kuadër të programit “Zrinyi 2026” do të ketë “ushtri të fortë”. Nga Airbus – ´për t’i bërë qejfin Francës dhe Gjermanisë në debatin e vazhdueshëm për të ardhmen e BE-së, hungarezët kanë blerë dy transportues ushtarakë A319 dhe kanë porositur 20 helikopterrë sulmues të tipit H145. Forca e trupës do të rritet nga 30.000 në 37.000. Tanket e vjetëruara T 72 do të zëvendësohen me të reja – por ende nuk është e qartë se të cilit tip. Një industri vendase e armatimeve gjithashtu do të ndërtohet.
Gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan të dyja palët ranë dakord për bashkëpunim intensiv në industrinë e armatimeve. Në këtë kontekst nuk bëhet fjalë vetëm për Rusinë. Në rastin më ekstrem janë të imagjinueshme edhe përplasjet mes Ukrainës dhe Hungarisë në Karpatet ukraianse, ku muajt e fundit është krijuar një krizë e mirëfilltë për minoritetin hungarez. Në Europën Lindore po armatosen kundër rrezikut të konfrontimit ushtarak – por se kundër kujt, kjo ende nuk është e qartë./ DW
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Greqia ka reaguar pas vrasjes së 35 vjeçarit grek Kostandino...
Avokati Altin Goxhaj ka reaguar për ekzekutimin e 35 vjeçari...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me shumicë votash, nd...
Avokati Altin Goxhaj ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të ...
Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me akuzat në drejtim të kreu...
Skandali me kafshët në kopështin zoologjik të Fierit, ku kaf...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Kostandinos K...
Një 35 vjeçar grek qëlloi sot në ajër me kallashnikov në fsh...
Ministri i Punëve të Brendshëm në Afrikën e Jugut, Malusi Gi...
Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Gjirokastër, ku një 35 ...
Rumani është shkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i mag...
Shumë emra qarkullojnë në koridoret e opozitës, por gjithcka...
Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragj...
Policia në bashkëpunim me RENEA-n, ka arritur të vërë në pra...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani ë...
Nga Armand ShkullakuGjushi- show i të enjtes mbrëma në Opini...
Kafshët e “Safari Park” në Fier janë transferuar në kopështi...
Pas popozimit të kryeministrit Edi Rama për të vënë në krye ...
PDIU ka denoncuar sjelljen e policisë ditën e sotme në Bular...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...