Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndalimin e pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar për të miturit deri në 18-vjeç. Kjo nismë, e cila sot është një ligj u ndërmor nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe. ( Miratimi i Projektligjit)
Ligji Braçe, bën çudinë deri në moshën 18-vjeç, ndalohesh të pish një Coca Cola psh. Gjykatat shqiptare pas moshës 14-vjeç të dënojnë për krime dhe 16-vjec për kundravajtje penale, Braçe të ndalon të pish Coca Cola, Pepsi, Sprite, Fanta etj, me ligj. Një adoleshent nga mosha 12-vjeç deri në 18-vjeç, do e ketë të ndalur të konsumojë pije me gaz, të cilat përmbajnë dhe sheqer të shtuar, por s?do ketë as reklama se ato janë shfaqje e huaj. Ketë e kemi të mundur tashme falë një ligji që duhet quajtur “Braçe”.
Me anë të këtij ligji Braçe na kthen në kohën e qoftë largut, sepse atëherë këto pije shikoheshin si shfaqje të huaja dhe pihej vetëm aranxhatë shqiptare. Në atë kohë shishet apo kanacet e Coca- Colës mbaheshin në bufe njësoj do jetë edhe tani për adoleshentët. E gjitha kjo do ndodh sepse nuk do Braçja, që për inate personale dhe mospërfillje nga Kryeministri bën protagonizëm dhe në 2018 u ndalon të rinjve një Coca Cola apo Pepsi.
Prindërit do detyrohen t?u thonë fëmijëve të tyre ?E shikon ti këtë, ne skishim në kohën e Dullës, ju s?do pini në kohën e Braces. Nuk mund ta pish dot se nuk do xhaxhi Braçja, që ka ca inate edhe me Ramën, edhe me Niko Peleshin edhe me ekipet e futbollit, edhe me PS-në, me të gjithë e ka inatin, tani e ka zënë me adoleshentët që pinë një Coca Cola apo Pepsi?.
Mesa duket Erjon Braçe e ka me të gjithë dhe këtë herë inatin e tij e nxori tek të rinjtë. E në vend që të forcohej ligji për duhanin, drogën dhe alkolin vërsulen tek pijet tradicionale a thua se ato janë problemi.
Pse hesht Bracja për drogën në shkolla? Pse heshti Braçja për kanabizimin e Shqipërisë? Pse hesht Braçja për krimin që është në derën e çdo shkolle? Pse hesht për alkolin që pinë të rinjtë në baret rreth shkollave?
E pra përtej një nisme të sinqertë lëvizja e Braçes dhe miratimi i ligjit është një budadallëk me okë. Problemi në Shqipëri për adoleshentët janë Coca Cola e Fanta, apo Strite e Pepsi, jo më droga, alkoli, varfëria, ikja nga leximi e shumë fenomene të tjera. Maturantëve kur të porosisnin nëpër lokale ose nëpër festa me miqtë e tyre do u thonë ?Nuk do pini Fanta dhe Coca-Cola nuk ju lë me ligj Erion Braçe të pini?. Ndërkohë në tavolinën afër një adoleshënt pi cigare, një tjetër allkol dhe shteti nuk ekziston.
Qesharake dhe banale, një ligj tërësisht i pavlerë. Kontradikta më e madhe në këtë histori qëndron me raportet e UNICEF, sepse në të shkruhet se dhuna ndaj fëmijëve qoftë verbale apo fizike është e lartë, kjo edhe në shkolla. Vendi me shkallën më të lartë të demokracisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i ndalon adoleshentët të konsumojnë pije me gaz, as në BE, por në Shqipëri nuk do lejohet me ligj, në rast se do hyjë në fuqi dhe nuk do ketë reagim nga Presidenti dhe Kryeministri për të korrigjuar këtë idiotsi.
Madje madje me këtë ligj, në Shqipëri nuk do transmetohen më as reklamat për pijet me gaz me sheqer të shtuar. Në ekranet shqiptare nuk do shfaqet më një nga reklamat ikonë, apo më të mirat realizuara ndonjëherë, ajo e Babagjyshit me shishen e Coca Colës, sepse këtë e ndalon ligji që përgatiti Braçja, nga inati i tij tani do ketë vetëm reklama për ujë pa gaz nga Divjaka apo shalqinj nga Lushnja.
E tabloja e një familjeve shqiptare, që feston vitin e ri në një lokal do të jetë prindërit që festojnë dhe fëmijët me ujë si në komunizëm, se të pinë Cola dhe Fanta nuk i lë ligji Braçe. Ndaj ndalimi i pijeve me gaz dhe sheqer të shtuar është një show i shëmtuar para shumë fenomeneve emergjente dhe ulëritëse, për të cilat Braçe po hesht, nuk bën nisma për problemet e mjerimit të fëmijëve, librat e tyre, bukën e tyre të gojës, apo shumë fenomeneve që përmendëm më lart, por problematikë shikon një shishe Coca-Cola. Adoleshentët prisin të mbushnin 18-vjeç për të votuar, për patentën e makinës, por tani falë Braçes do të presin të mbushin 18-vjeç edhe për të pirë një Cola Cola, Fanta apo Pepsi. Politikë qesharake dhe e neveritshme, larg halleve dhe thelbit të problemeve, por zhurmuese dhe aksioniste për idiotësi pa kufij.
Ky është rasti kur mund të përmendim atë shprehjen “hedh një i çmendur një gur në lumë dhe 100 të mencur e ndjekin pas”.
S’ka ngelur gjëtjeter vetëm të shpresojmë të jetë njeri normal Presidenti dhe reagon kundër këtij ligji idiot që nuk ekziston në asnjë vend të BE dhe të reflektojë Kryeministri, se ligj që mund të pish një Coca-Cola kur merr dhe patenten, por dënohesh për krime, vetëm ne do kemi./ CNA.al
Një vatër zjarri është përhapur sot pranë shkollës 9-vjeçare...
Një 35 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Gjirokast...
Dje herët në mëngjes kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqje...
Louis M Profeta është një mjek i urgjencës së St Vincent në ...
Ajo është një këngëtarët më të njohura në vendin tonë dhe p...
Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!!Përtej atyre që e kons...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Tri...
Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me banorët në...
Një ngjarje e ndodhur në 25 tetor 2018, është zbardhur nga p...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka v...
Na besoni kur ju themi se do të lëndoheni më shumë nëse qënd...
Për disa shenja horoskopi, ekziston një mundësi e mirë që is...
Michael Buble i la shikuesit me zemër të thyer pasi dha një ...
Pas 6 muajsh të ndarë, balerina e njohur Jenna Dewan ka firm...
Juliana Pasha është një nga këngëtaret më të njohura të muzi...
Enca Haxhia është një nga këngëtarët më të përfolura shqipta...
Visjan Ukcenaj është një prej aktorëve më të njohur të humor...
Edhe pse e gjithë vëmendja ka shkuar për shtatzëninë e saj k...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Dorëheqja e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...